Është feja, arsyeja e pathënë e ngurrimit të Europës me ne?

June 25, 2016 12:30

Është feja, arsyeja e pathënë e ngurrimit të Europës me ne?

(Nuk ndodh me Ramën kjo mrekulli)

Më thosh Jorgo Bllaci:
“Lëre mos e nge,
nuk bën dot përpara,
kur ke katër fe!”

Europa plakë,
na sheh si mjeranë,
edhe më së shumti,
na di myslimanë!

Kur ke një xhami,
në mes të Tiranës,
BE-së për shumë kohë,
do t’i qëndrosh anës!

Kur Sala na bëri,
një Vend Islamik,
çdo europian,
u bë një skeptik!

Gjithkush e mendon,
po ta thotë ka frikë:
“Evropa s’i do,
vendet islamikë!”

Dhe kjo mendje shumë,
s’do për t’u kuptuar,
kur s’pranon Turqinë,
aq shumë të zhvilluar!

Këtu-myslimanët,
s’kanë qenë kurrë rrezik,
po mendjen Europës,
kush ja mbush-or mik!

Europa kushte,
vë për vendin tonë,
po kryearsyen,
asnjëherë s’e thonë!

Për një vendth të vockël,
me tremijë xhami,
se ç’mendon Evropa,
veç ajo e di!

Me tremijë xhami,
dhe dymijë teqe,
veç ajo e di,
po s’na e thotë ne!

Kuptohet që ka,
një mendim të lik,
dhe pse Rama hiqet,
ultra katolik!

Europa kot,
ka mendim të lik,
se në fakt ne s’jemi,
vendi islamik!

Katërmbëdhjetë shekuj,
Krisht kemi besuar,
dhe fe e islamit,
është e imponuar!

Për në Europë,
s’ka pse pengon feja,
se këtu Islami,
ka rrënjë të reja!

Më shumë dhe nga Spanja,
dhe vendet e tjerë,
dhjetë shekuj më shumë,
jemi të krishterë!

Dhe Gjergj Kastrioti,
që Koha na fali,
pikërisht këtu,
Islamin e ndali!

Them se s’është e udhës,
të na çani kokën,
sepse Gjergji ynë,
shpëtoi Europën!

Jo më kot u bë,
në Kohën e zgjimit,
Kalorës i Madh,
i gjithë Krishtërimit!

Natyrshëm i kemi,
fetë në harmoni,
se ato ndikim,
s’kanë në Shqipëri!

Nuk kanë ndikim,
kisha e xhamia,
se “Feja e shqyptarit,
ashtë shqypëtaria!”

Ky është Testamenti,
i Rilindjes së Parë,
ne përmbi të gjitha,
jemi shqiptarë!

Ç’ka shkroi Vaso Pasha,
të gdhendura mbenë,
po Rilindje e Dytë,
merret veç me fenë!

Rama ul e ngre,
harmoninë fetare,
por kjo histori,
është pesëqind vjeçare!

Ka mbi pesëqind vjet,
gjithë kjo histori,
nuk është mrekullia,
që ndodhi tani!

(Shënim: Kjo poezi është shkruar para zhvillimeve të fundit negative në BE)

June 25, 2016 12:30
Komento

12 Komente

  1. Akilis June 25, 14:02

    Varet se cfare mendojne njerezit se ckuptim ka Harmonia dhe dashuria.
    Ne qofte se Dashuri apo Harmoni I thone qe secili nga te tre kane per ushqim gatuar nga guzhinjer turk per myslimanet, iraniane sunitet,
    italiane katoliket dhe qellimi I tyre ka qene, eshte dhe do te jete si te luftojne njeri tjetrin ne emer te “Zotit”te tyre atehere kini shume te drejte per nje vleresim tamam “njerezor”.
    Kurse per Orthodokset qe para ketyre te treve qe ferkojne topet dhe e hedhin shurren ne vend qe su takon, jane jo vetem viktime e realitetit, historise, nderit, identitetit.
    A mund te quhet nje fe apo njeri I Zotit nje njeri qe ndjek nje pushtues, shkaterrimtare, vrases, perdhunues?
    Une di qe Zot do te thote respekt I prones, djerses, gjakut, Atdheut dhe kur keta felliqesira te degjeneruar ndertojne istitucione ne pronesine e nje Zoti dhe identiteti tjeter eshte njeri I Zotit ky?
    Per fat te keq, ky vend I bastarduar dhe armik I vetvetes qe nuk po kupton akoma qe Jeorgon e quajne qellimisht Gjergj dhe vellai Kostandin vetem ne nje vend si Albanistani ndodh.
    Une di qe Zoti eshte respekt dhe fakti qe keta te tre nuk kane turp qe vetequhen “njerez”te Zotit dhe nga ana tjeter dihet historikisht urrejtja dhe lufta midis nesh qe jo vetem nuk martoheshim por jemi bere vegla te pushtuesve.
    Ne qofte se keto tre Organizata nuk jane ne funksion te politikave te pushtuesve, atehere me vjen keq, por nuk jemi “njerez” te afte qe te rivendosim nderin, padrejtesine e gjakut tone.
    Qe te urresh dhe luftosh Viktimat e ketyre tre” Besimeve” se kane lidhje me Greqine dhe historine tone para Romake eshte turpi me I madh per ne.
    A nuk shkateroje Roma rreth 80 qytete Epirote te Pirros qe gjithe bota e njeh Greke pervec ketyre armiqve te kombit tone Ilyro Epirote qe kohet e fundit vetequhen Ilire dhe jo Ilyre, e kini kuptuar apo doni syze?

    Reply to this comment
    • Kiu June 25, 18:50

      Fete o Arben
      Fajin nuk na kane
      Se kemi qelluar
      Kope me shejtane

      Njezet e ca vjet
      Puna nuk u ndreq
      Kur ndaluam fene
      Shkoi edhe me dreq

      Reply to this comment
  2. xhoni June 25, 14:38

    hajde ti prishim xhamiat, se me ato e ke inatin, hajde ndaloni njerezve besimin ne zot..
    a ke pare ne perendim se sa myslimane me mjekra e me shami ke atje..po te ishte keshtu pse duhet ti pranonte franca anglia apo gjermania
    pastaj harrova..po ketu nuk eshte se ka ndonje sentiment fetar masiv , pasi shqiptaret nuk shquhen per besimtare te devotshem.
    keto jane thjesht mendime me nuanca mesjetare..te mos pranosh fene e tjetrit

    Reply to this comment
  3. drini June 25, 14:50

    po ti po e rithua tani se sa besimtare eshte ky popull…ti thua qe myslimanizmi eshte i imponuar dhe ne kemi besuar ne krisht para tij..po edhe krishterimi i imponuar ka qene pasi pushtuesit romake e sollen. Edhe nese ribehemi te krishtere per shkak te europes..a nuk eshte kjo imponim, por me presionin per te mos na futur ne BE po su beme te krishtere..ti vete po e thua o poet.feja ketu asnjehere nuk eshte imponuar dhe asnjehere nuk eshte besuar..ketu feja eshte pare thjesht si burim interesi nga klasa udheheqese e shqiptareve, ashtu sic po mundohesh te na i paraqesesh edhe ti, si mundesi per tu integruar

    Reply to this comment
  4. Arber June 25, 14:54

    JO! Eshte ekonomia. Per ate qe doli Britania!

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 25, 15:06

    Dua ti themi autorit te ksaj poezie se vertet Sala na futi ne konferencen islamike as qe lot topi.Po Sala ndrroj edhe daten e clirimit,po sa erdhen ne pushtet socialistet e kthyen perseri daten e caktuar si dat clirimi nga Enver Hoxha per te ju servilosur Jugosllaveve per ta bere ne nje date me ta pra 29 nandorin qe ata e festonin si dita e republikes.Pse nuk na hoqen edhe nga kjo konferenc,mbasi kta ishin edhe ateist qe nga viti 1967.

    Reply to this comment
  6. logjika June 25, 19:07

    KJo çeshtja e fes , per Europen nuk qendron. Po te shkosh ne France apo Angli te dukete vetja sikur je ne Afrike, po te shkosh ne Belgjike te duket vetja sikur je ne Marok, po te shkosh ne Gjermani, pak me ndryshe po qe jeteojne mbi 5 miljone turq nuk eshte pak… E, pra, nuk qendron ajo qe jemi myslymane dhe nuk na do Europa; ne nuk duam veten!

    Reply to this comment
  7. katarakti June 25, 19:32

    Nje nga arsyet qe Europa na copetoi gjate konferences se Londres ishte pikerisht se nuk deshironte te krijonte nje Turqi te Vogel ne Ballkan. Ti mund te flasesh sa te duash per harmoni fetare etj etj, por historia flet ndryshe. Vetem ne Shqiperi pati nje levizje pro turke te armatosur, te udhehequr nga Haxhi Qamili i cili kerkonte kthimin e “Babes”, – pushtuesit 500 vjeçar! Fatkeqesisht nje pjese e madhe e shqiptareve te sotem jane pasardhes te nizameve, asqereve, bejlereve, agallareve dhe pashallareve turq. Dihet se pas pushtimit te vendit nga turqit, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, nje pjese e mire e popullsise u masakrua nga turqit, me shume se gjysma moren arratine per ne More te Greqise dhe Kalabri te Italise. Vendin e tyre e zune kolonet turq. Prandaj mendoj se hoxha Irfan i Kosoves nuk e pati edhe aq gabim kur tha se shqiptaret ne keto treva i ka sjelle turku. Por ai gaboi kur i njehsoi shqiptaret me myslimanet. Dhe Europa i di keto pune. Prandaj edhe nuk na do.

    Reply to this comment
  8. REFLEKTIM June 26, 09:05

    per aq kohe sa do sundoje padituria ne kete vende,’ne do te konsiderohemi te ligte e vetes,apo te mallkuarit ne truallin e tyre.Edhe se perandoria osmane u shpartallua,ne mbetem te pushtuar nga vetvetja.Shqiptaret i pergjerohen EU,por nga ana tjeter fantazma e frikes dhe e paditurise i mbane skllever te vetvetes.SHUMICA E KOMBIT SHQIPTARE NUK DUHET TE VIKTIMIZOHET NGA PAKICA E MANIPULUAR NGA NJE PJESE E POLITIKES SHQIPTARE ,E CILA KA TJETERSUAR KETE POPULL SIKUR NUK JANE PASARDHESIT E GJERGJ KASTRIOTIT.HISTORIANET TURQ SHPESH HERE NA KONSIDEROJNE SI VJEDHES TE KULTURES SE TYRE,SI PER SHEMBULL,BREKUSHET,APO çetjanet dhe gatimin.PREJ SHEKUJSH U DERDHE GJAKU SI LUM PER TE MOS RENE NE DUART E PUSHTUESIT!POR FATKEQSISHT KEMI RENE NE GRACKEN E SHOVINIZMIT GREKE SERB.

    Reply to this comment
  9. I.Troplini June 26, 11:07

    Ca e koklavitur puna e shqiptarit. Edhe mè lèmsh bèhet gjithçka, kur merr fenè si “fundament” tè analizès sè tè qènit i pranuar apo jo nè Europè.
    Nuk i afrohesh dot realitetit shqiptar, me fenè.
    Europa e institucionalizuar, mban distancè nga hordhitè shqiptare, pèr arsye tè asaj qè ne shqiptarèt e quajmè RRUMPALLÈ.
    Pa rregulla loje, pa ligje, me psikopatè ordinerè si pari politike,,,,,,,,,,,,,, kush ta ka pèr borxh tè tè mbajè afèr?
    Nuk ia vlen tè “fshihemi” pas fesè sè turkut apo shpatès sè Kastriotève.
    Dèshtimi shqiptar pèr tu bèrè pjesè e familjes europiane,,,,, distanca e mbajtur nga Europa karshi kètij kombi,,,,,,,, ka tè bèjè me zhgarravinat dhe shpellarèt qè “na kanè drejtuar” kèto 25 vjet.
    E ardhmja shqiptare, nuk do varet nga feja.
    Ajo, varet me rrugèn qè do zgjedhim pèr shtetformim, nè mènyrèn se si organizohemi si shoqèri karshi krimit?
    Pèrsa kohè politikèn shqiptare, e drejtojnè Berishèt dhe Topallet,,,,,,,, medien Sandri i Klanit,,,,,,,,,,, ekonominè Taçèt,,,,,,, mos lodhemi kot duke fajèsuar fenè pèr mospranimin tonè nè gjirin e shoqèrive europiane.
    Feja e shqiptarit,,,,,,,,, nè kètè rast,,,,,,,,,,, nuk i gyn nè punè askujt. Hajduti èshtè hajdut. Mysliman apo katolik.

    Reply to this comment
  10. iliri tjeter June 26, 12:02

    Shume komentues kane te drejte ne menyren si arsyetojne per myslymanizmin ne Shqiperi dhe qendrimin e Europes ndaj nesh.
    1. Ne me te Europes ka me dhjetra e dhjetra xhami dhe miliona myslymane, prandaj argumenti i tremije xhamive nuk qendron.
    2. Ky qe ben keto te ashtuquajtura poezi, qe nuk jane poezi, edhe historine e Shqiperise dhe rrenjet e myslymanizmit ne Shqiperi nuk i di per shkak te arsimimit te cunguar qe ka mare. Ai di vetem zberthim dhe mberthim te karabines Simonova.
    3.Shkaqet qe Europa nguron te na pranoje ne gjirin e saj jane :
    a). Ne nuk kemi aftesi shtet formuese.
    b). Prapambetja e theksuar ekonomike, nga e cila nuk dalim qe nuk dalim dot. E ne se na futin ne Europe,i bije qe te punoje kali ( europianet) dhe te haje gomari ( shqiptaret).

    Reply to this comment
  11. vasili June 26, 12:05

    O Arben,kush me shume dhe kush me pak te gjithe nga ne,jane bere synet ,nga monstra e kuelles islamiste Sali.
    Dhe synet dhe cfare synieti;
    Synet nga trute, Minjte trimosha tani,bejne sikur kane dale nga vrimat dhe perpiqen te protestojne per ..gjuetin,kurse banda e Saliut proteston, shkaterron dhe demonstron,para nderteses se eunukut kryevezir dhe ata vazhdojne te tallin bythen me te,njesoj si me pare.
    Kurse pjesa tjeter e tufes se ketij populli dhit-mo-krat,ka marre pozicion ne llogore-kafenesh,apo ne teqet e mediave,duke bere namin vec me lehje tpafund.
    Kurse sali-haleja si gjithmone ndyn dhe asgjeson me lehje-kafshimet te djeshmen,te sotmen dhe te ardhmen e ketij kombi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*