Harrojeni konsensusin, o krim o ndëshkim!

July 17, 2016 17:40

Harrojeni konsensusin, o krim o ndëshkim!

Nga Andrea Stefani

 

Në përgjigje të kritikës sime lidhur me sugjerimin që i bën kryeministrit Rama për të pranuar kushtin e PD që ndërkombëtarët të ruajnë vetëm një rol këshillues dhe jo vendimarrës në procesin e vetingut (verifikimit të gjyqatarëve), Karlo Bolino këmbëngul dhe përpiqet të argumentojë më tej se përse kryeministri mund ta bëjë këtë koncesion “për hir të reformës”. Por që këtu shfaqet, me gjithë vlerësimin që ruaj për kolegun e nderuar,  lapsusi logjik. Sepse kryeministri Rama mund ta pranojë një kufizim të tillë për çdo arsye tjetër në botë, por jo “për hir të reformës” sikundër sinqerisht beson Bolino. Dhe ja sepse:

Në radhë të parë, Rama do ta pranonte një kufizim të tillë, në të vërtetë një deformim thelbësor, jo “për hir të reformës” por të faktit se e kërkon Berisha. Dhe mund të besosh që Berisha kërkon t’i heqë ndërkombëtarëve atributin e përzgjedhjes së emrave të gjyqtarëve në procesin e vetingut “për hir të reformës” dhe, akoma më qesharake ta besosh, për hir të sovranitetit? Përgjigja është jo, jo dhe jo! Berisha po kërkon me ngulm një gjë të tillë, duke u përballur deri edhe me zyrtarë të lartë të Uashingtonit, sepse synon ta tredhë reformën për të garantuar pandëshkueshmërinë e një korrupsioni e krimesh të pandëshkuara në 25 vjet. Nuk është meraku për drejtësinë e pavarur dhe as sovraniteti i Shqipërisë që preokupon Berishën por sovraniteti i korrupsionit si pandëshkueshmëri. Dhe ai mund ta garantojë një gjë të tillë, për vete dhe klanin e tij jo, duke kërkuar ndonjë modifikim të parëndësishëm por tepër thelëbësor të reformës. E tillë është kërkesa për ta reduktuar rolin e ndërkombëtarëve vetëm në sugjerues.

E kush do guxonte të votonte në Parlament figura jo të pëlqyera nga ndërkombëtarët? – përpiqet të ngjallë shpresë Bolino. Por është realiteti i sotëm që i jep një përgjigje zhgënjyese: Do të guxonin po këta që guxojnë sot, me Berishën në ballë. Madje, do të kenë edhe një argument më shumë në pozicionin e tyre. Do thonë se sugjerimet e ndërkombëtarëve nuk mund të jenë urdhëra për përfaqësuesit e sovranit. Me një fjalë, do fortifikoheshin prapë te “sovraniteti”.

Askush nuk ka thënë që të gjithë misionarët e Perëndimit janë të pakorruptueshëm. Por nuk mund të mohohet se kapja apo korruptimi i tyre nga politika vendase, për një sërë shkaqesh,  është shumë më e vështirë se në rastin e zyrtarëve vendas. Të huajt kanë distancën e mjaftueshme nga mjedisi shoqëror shqiptar, mbështetjen financiare apo, me shpresë, edhe mendësinë e nevojshme për ti shpëtuar kapjes. Por e lënë në duart vetëm te vendasve, procesi i vetingut nuk jep shpresë për ti shpëtuar infeksionit klientelist që gjenerohet nga oborret e partive e deri te mafia.

Prandaj edhe me një lëshim të tillë, siç shpreson edhe Bolino, drejtësia nuk mund të reformohet duke sjellë edhe një përtëritje morale në shoqëri. E kundërta do të ndodhte. Sepse nuk mund ta shpresosh arritjen e një të mire të tillë duke bërë pikërisht atë që kërkon një klan i korruptuar që qartazi, ka synim pengimin e një drejtësie të pavarur dhe totalisht jashtë kontrollit të tij. Klani berishist lufton për të ruajtur kontrollin mbi drejtësinë (gjë që është faktuar tashmë se Berisha e ka tentuar që minutën e parë që hipi në pushtet 26 vjet më parë) dhe refuzon ta lëshojë këtë aset të cilit ja ka parë hajrin. Eshtë një luftë për jetë a vdekje. Berisha nuk mund të tërhiqet. Por as amerikanët, ndërkombëtarët dhe aq më pak Rama, nëse vërtet duan drejtësi në Shqipëri. Janë përballë dy opsione që përplasen antagonisht. Ai mes pandëshkueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë. Bota e krimit dhe e korrupsionit po bën një rezistencë të fortë. Padyshim ajo ka segmentet e veta edhe në të majtë por është fakt që interesi i kësaj bote kundër reformës po përfaqësohet “zyrtarisht” nga lidershipi i PD. Dhe vërtet që të korruptuarit e së majtës nuk kanë pse dalin hapur sa kohë refuzimi i PD mbetet një pengesë për një reformë që ata nuk e duan.

Bolino sugjeron se Berishës (dhe kuptohet edhe antireformistëve të fshehur) mund ti hiqet alibia e movotimit të reformës, nëse Rama pranon përjashtimin e rolit ekzekutiv për ndërkombëtarët në procesin e vetingut. Po përse nuk do votonte Berisha një reformë të modifikuar që i jep garanci për pandëshkueshmëri? Përkundër kësaj pritshmërie iluzore do kish shumë të ngjarë që Berisha ta votonte reformën që nuk do të qe më reformë. Dhe në vend se do demaskohej do pastrohej duke marrë edhe ca lëvdata nga ndërkombëtaret për arritjen e “konsensusit”. Eshtë e rrezikshme të luash bllofin duke shpresuar se Berisha po bllofon me kushtin për vetingun. Mund të dalësh vetë bllof duke gjymtuar reformën.

Argumenti më serioz i sjellë nga Bolino, dhe si i tillë kërkon peshim të kujdesshëm, është pohimi se me dështimin e reformës vendi do të hynte në një periudhë krizash dhe destabiliteti. Kjo është plotësisht e vërtetë. Por a nuk po rikthehemi përsëri tek avazi vjetër i sakrifikimit të drejtësisë për hir të stabilitetit? Në vitin 1997, pas rënies së shtetit, për hir të stabilitetit e sakrifikuam drejtësinë dhe nuk hetuam e gjykuam krimet e ’97- tës. Në vitin 1998 lamë pa hetuar dhe gjykuar një grusht shteti për hir të stabilitetit. Për stabilitetin lamë pa drejtësi “Gërdecin”, për stabilitetin deformuam Kushtetutën në 2008, për stabilitetin i kemi kthyer shpinën drejtësisë për vrasjet e “21 janarit”. Por dhe sa vite do vazhdojë Shqipëria ti nështrohet shantazheve, kërcënimeve me armatosje e revolucione? Ndërkaq, sa realisht është i aftë Berisha për destabilizime të tilla sot, në pikën më të ulët të karrierës së tij politike? Kam përshtypjen se po mbivlerësojmë një frikë që e trashëgojmë nga viti ’97 për që me kalimin e viteve e ka humbur përmbajtjen reale duke u shndërruar në një nga ato frikëra iluzore që nëse nuk flaken, të çojnë në gabime të mëdha. Si ky për të bërë lëshime te vetingu.

Dhe s’mund të mbesim pa pyetur:  ku kemi stabilitet në Shqipëri pas kaq lëshimesh në emër të stabilitetit që i kemi bërë Saliut?  Pas gjithë kësaj përvoje, a mund të shpresojmë për stabilitet duke sakrifikuar tani edhe reformën në drejtësi për “stabilitetin”? Aspak! Sepse stabiliteti i vërtetë në një shtet të kriminalizuar vjen vetëm nga drejtësia, nga goditja që i bëhet botës së krimit të lidhur me botën e politikës dhe jo nga konsensuset me to në kurriz të reformës në drejtësi. E përsëris, është luftë dhe njëra palë duhet të humbasë: ose krimi ose ndëshkimi. Rrugë të mesme nuk ka.

Në fund fare. Të mos i heqim reformës rëndësinë kolosale që ka duke drejtuar fokusin edhe në vlerën e faktorëve të tjerë moralë. Nuk jemi ende në atë stad. Duhet të aktivizohet drejtësia që të nisë të ngrejë kokën morali. Dhe mrekullia e një shteti me drejtësi të pavarur është se mundëson një shoqëri më të mirë, më të drejtë, gjithnjë e më të moralshme, me burra jo aq të mirë, jo aq të drejtë, jo aq të moralshëm. Ndryshe pse do na duhej drejtësia?!

 

Botuar në Dita

July 17, 2016 17:40
Komento

16 Komente

  1. Guri July 17, 18:04

    Asnje terheqje, asnje leshim. Drejtesia eshte e te gjitheve ne shqiptareve. Prandaj nese do te behet ose jo “leshimi” duhet te behet referendum. Te pyetemi ne, populli, dhe jo kriminelet e pandeshkuar, qe nuk duan te ndeshkohen.

    Reply to this comment
  2. Mersin July 17, 18:20

    Nuk kam pasur shprese dhe besim se nje dite do te behet reforma ne drejtesi. Vetem nese do te ishte e mundur nje veto e SHBA dhe BE. Por duket se ujrat po rrjedhin serish drejt mullirit te gabuar. Shihni dhe vleresoni qendrimin e Ilir Metes, ketij Uriah Hipi te politikes, ketij hipokriti gjakftohte ne qendrim dhe veprim per te kuptuar se cfare do te ndodhe. Mos qofsha kurre ne rolin e kasandres.

    Reply to this comment
  3. vjola July 17, 18:36

    Asnje leshim ke vetingu .Referendum

    Reply to this comment
  4. Ballist i PENDUAR. July 17, 18:47

    Do te vi nje kohe ,
    ku gjithçka do te kthehet ne MALL .

    Keshtu shkruante MARKSI
    NE VITIN 1847 .

    Sot gjithçka efektifisht , eshte kthyer ne Mall ,
    i disponushem sipas vleres se kembimit
    Shendetsia
    Drejtesia
    Arsimi
    Dashuria ,Lumturia , Mediat , Opinionistet
    deri tek Mitra e grave …….

    Stefani me kujton , ATE qe shkoje tek Doktori
    duke u ankuar , se ku e vinte Gishtin i dhimte
    Tek kemba , tek koka e gjith andej ….
    Doktori i thote qe Ti paske semur Gishtin o Shoku e jo trupin …

    Eshte sistemi o Stefan i semure …….
    Prandaj boll u lodhe duke ardhur verdall si P…..
    neper Breke .
    Sefano kemi nevoje Per Ushqime BIO ,
    Keto prodhimet e tua jane te Modifikuara .

    Reply to this comment
  5. Agron July 17, 19:03

    Berisha kriminel. Meta Uriah Hip. Kurse Rama…sic e thote vete ai eshte Mesia!
    Gazeta Dita, duhet te jeni me serioze. Cfare ka ne dore Andrea Stefani? Asgje.
    Po Carlo Bollino? Te vjedhe milionat e shqiptareve me butafornie e Rames per bunkerin e shtabit te pergjithshem, te cilin ia dha Bollinos, bashke me 2 milione euro per ta kthyer ne “Bunker Art”! Ashtu sic do beje tani me shtepine me gjethe, me 1 milion euro do e ktheje…e do ai vete se ne cfare.
    Bollino vetem ka mare nga Shqiperia. Pa respektuar ligjin beri nje btelevizion, te cilin e shiti per 6 milione euro dhe krisi iku. Tani u kthye, por, ne Itali ka nje proces hetimor mbi kurriz, kurse ketu ma tregon se si duhet te veproje qeveria, vetem te mos prishet me Meten. Eshte bere si ajo gruaja biznesmene nga Berati, qe mezi qendronte ne kembe nga floriri i varur ne gjithe trupin dhe bertiste, duke iu drejtuar Nanos dhe Metes:”..Vellezer, nuk duam as drita, as uje, as buke, vetem ju mos u zini, ju mos u percani…”
    Kam pare qe nuk i botoni nderhyrjet, por, megjithate e shkruajta.

    Reply to this comment
  6. Ardiani July 17, 19:19

    Stefani ka degjuar deklaraten e Metes dhe me cader ne dore po kerkon te gjeje Ramen e ta mbroje nga bresheri qe po afron.

    Reply to this comment
  7. Meshire per Andreat & vuvuzelat e shtypit & shqupit July 17, 19:21

    zoti Andrea.

    me dhimbsesh jo vetem ti por dhe nje hordhi vuvuzelash te mediave.

    nqs se nuk e kuptoni qe reforma ne drejtesi apo DERIMINIMALIZMI eshte nje DIRTY JOB..basolutisht e njejte me DEKOMUNISTIFIKIMINE 1991-1992.

    NDERSA me dekomunistifikim u vu berisha ne 1991-1992….ndersa me DEKRIMINALIZIM po vihet MANEKINI I SALISERBIT.

    JANE PO TE NJEJTET REGJIZORE DHE PO E NJEJTA METODE…

    Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I VENCIAS,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe pot e happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    VENECIA NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…
    GHOST OF VIQIDOL

    Reply to this comment
  8. PO.PO July 17, 21:05

    Me sakte se kaq , nuk ka se si te thuhet . Kjo eshte logjika e ftohte e nje analisti ,qe jo vetem i sheh e vlereson gjerat me realizem e profesionalizem,por insiston dhe argumenton me kurajo edhe rruget e zgjidhjes . Nuk e thote kot populli : “Arra qe ka kokra , qellohet me gure ” . Respekt per ju z.Stefani !

    Reply to this comment
  9. ketri July 17, 21:07

    Meta me fytyrë të nevrikosur, na tregonte që nuk është fjala për ti treguar burgun njerëzve se kjo sipas tij nuk është reformë, pastaj kalon për qeveri ekspertesh, cilët janë keta ekspert? A po ekspert për të organizuar zgjedhjet e ardhëshme për ti manipuluar përsëri Meta. Populli duhet te dretjohet në parlament dhe të protestojë tani kunder ketij kryeparlamentari. Kuptohet SHBA nuk i ka dhënë garanci për të mos ta futur në burg. Qëndrimi i Ramës. o sot o kur percakton te ardhmen e Shqiperise, por edhe të Ranës. Kush nuk do vetingun, është kriminel.

    Reply to this comment
  10. niki July 17, 21:25

    Une daljen e Metes e marr me kete kuptim:meqense ai ka qene aleat i Berishes dhe kane shume gjera te perbashketa korruptive, ai kerkon ti lere te kuptoj Berishes ,se edhe une , si ti mundohem ta pengoj aprovimin e reformes Por nga ana tjeter (shpresoj qe kjo te jete nje loje e dyfishte e tij) ai eshte ne shah mat nga amerika per problemin e ish mikut te tij ( qe eshte bere bashkepuntor i drejtesise amerikane) qe e kish punesuar ne ministrine e jashteme ,kur ai ishte minister i jashtem dhe merrej me droge.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit July 17, 22:22

    Ku shkon me cader ne korrik profesor? Si i thoshin gjeneralit te Kadarese,:” Do na i sillni eshtrat gjeneral”? Eshtrat i kane mbetur atdheut tend, atdheut Tim; eshtrat i kane mbetur iluzioneve tona Mbaj mend ne fillimet pluraliste, kur ora e mesimit ishte bashkbisedim. C’do behej? A mos ishte gabim te shihje me skepticizem demokracine qe po sillte Berisha me ulerima dhe Hajdari me uren e zjarrit ne dore? Po mire ne, po amerikanet qe dine te zgjedhin lidera, nuk kishin sy e veshe qe sendin e brishte qe quhet demokraci ia besuan si lajmes ketyre dy vandaleve te pashembullt? Ti shpreson se ndergjegja dhe afaret shteterore ben vaki ndonjehere edhe puqen?! Eshte e thjeshte professor, po te kane vjedhur celesin e portes nderro fishekun e braves, mos nderro te gjithe porten se eshte harxhim i tepert. Per te hequr ca gjyqtare a cfare dreqin jane, hiq gjyqtaret, nuk nevojitet gerr-verr tre-kater vjet te nderrosh sistemin, se eshte dava e gjate, sikur te nderrosh porten. Prandaj i dashur, nga larg duket loje kungulleshke kjo reforma. Qofsha i gabuar megjithate, po ju le juve te shpjegoni metaforikisht legjenden e vezes se Kolombit. Ju perqafoj dhe uroj gjithe te mirat!

    Reply to this comment
  12. shqiptar July 17, 23:31

    O, Niki…me drejtesine amerikane ka probleme Rama. Prit te vije 5 tetori e te denohet ai shoferi i limuzinave, qe ka ardhur ne Shqiperi gjate zgjedhjeve te 2013. Meta nuk ka asnje problem me drejtesine amerikane. Kishte nje problem, qe e dime te gjithe, por doli i pafajshem. Ceshtje e mbyllur, per te njejten gje nuk gjykohesh dy here. Mos mendo se po e mbroj, por po te them se si eshte ligji, meqe marr vesh nga ajo pune.
    Kurse Berisha fle rehat. Gerdeci…dihet si eshte, se po te ishte per Berishen, nuk e falte njeri. Nuk te ben pershtypje qe ish shefi i shtabit, qe u denua 7 vjet per Gerdecin, ka marre strehim politik? E lu? Ne SHBA, o njeri. Po pse e mbrojten amerikanet? Pyet ate hetuesin amerikan, qe hetoi per te gjorin Trebicka!!!

    Reply to this comment
  13. Lennard July 18, 13:06

    Ti mer Shqiptar merrke vesh shume nga punet e drejtesise.Meta ka dhene nje hale pare per te marre rezultatin 5:0..Iku gjyqtarja majlinda .Ajo ka pjesen e saj ne keto gurgulera.Mos na trego prallat e Videos ,qe doli e montazhuar,apo gjyqin e gerdecit etj.et. Prandaj eshte i domosdoshem Reformimi ne Drejtesi ,se vihet Shteti mbi themele te shendosha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*