HARROJENI TËRMETIN / Edi u kërkon donatorëve 3 Mld Euro për të ndërtuar një ishull anti-epidemi

January 30, 2020 20:43

HARROJENI TËRMETIN / Edi u kërkon donatorëve 3 Mld Euro për të ndërtuar një ishull anti-epidemi

BERLIN/ MYNIH/ NUREMBERG – Ka devijuar paksa plani i qeverisë shqiptare për të kërkuar ndihmë financiare nga donatorët e huaj për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, mësojnë Gojët e Liga.

Në një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angjelina Marku, kryeministri shqiptar Edi KM ka propozuar lënien mënjanë për disa kohë të masave anti-tërmet, në mënyrë që të mblidhen rreth 3 miliardë euro për ndërrimin e një ishulli të lezetshëm pranë Durrësit.

“Aty në ishull, fusim për karantinë të gjithë udhëtarët e dyshuar për coronavirus, shqiptarë dhe të huaj, siç e bëjnë australianët,” sqaroi Edi. “Ishulli do ketë portin e vet, ndoshta dhe një aeroport të vogël, spitale, vila, pishina dhe një kazino për kohën e lirë”.

Në vijim kryeministri i shpjegoi kancelares se ishulli do të ishte një vepër arti, një bizhu i arkitekturës post-moderniste që fare mirë mund të projektohej nga gurutë e arkitekturës italiane, Stefano Ballgjeri dhe Mario Bazamenti.

“Sepse siç e dini, ndikimi venedikas në Shqipëri është shumë i fortë, edhe unë vetë jam paksa venediks,” rrëfeu Edi KM, duke e informuar Angjelën se sa i përket materialeve spitalore dhe sterilizimit të mjeteve, ishin marrë të gjitha masat.

“Autoritetet shqiptare janë gati në njoftimin më të parë, të kryejnë me urgjencë tenderat e rastit për çdo shërbim shëndetësor, infrastrukturë të brendshme në ishull, furnizim me internet, kancelari, larje çarçafash etj,” foli Edi KM me timbrin e njohur të zërit që ofron vetëm garanci dhe siguri.

“Kemi vetëm një detaj ende të pasqaruar,” shtoi Edi, “kush do ta ndërtojë vetë ishullin, po kismet, të gjejmë paratë njëherë”.

Duke iu përgjigjur interesimit të bezdisshëm të kancelares, se ç’u bë me planin e rindërtimit pas tërmetit, kreu i ekzekutivit shqiptar, njëherësh president i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i OSBE-së, deklaroi:

“Dëgjo Anxhi! Me këtë detyrën e re të OSBE-së, jam duke vizituar ca vende që, ç’të të them! Kur pashë si jetojnë në Ukrainën lindore, mes plumbave, në minus 30 gradë, thashë me vete, po këta derrat e mi që janë rehat në çadra, në klimë mesdhetare, me pranverën që po vjen avash avash, me pakot e makaronave që ua japim si t’i duan, spageti, linguini, ravioli, fuzili, mos po i llastojmë ca si shumë?”

Dhe drita e syve të socialistëve shqiptarë shtoi: “E ke lexuar ti romanin ‘Te jetosh në Ishull’? Ndaj unë them, më mirë ishulli, se pas epidemisë e përdorim për turizëm. Tek e fundit, po ra tërmet prapë, shtëpitë bien, ndërsa ishulli mbetet investim i sigurtë, dëgjo mua!”

  

SHËNIM / Gojët e Liga vërtet është rubrikë satirike, po kët punën e ishullit menojeni iher… 

January 30, 2020 20:43
Komento

2 Komente

  1. asd January 31, 11:37

    Rama ka shprehur ne Berlin gatishmerine te ftoje gjithe te infektuarit ne bote me coronavirus ne Manze (kamp te ri ngjitur me te parin), per te mirepritur njelloj sic ka pritur hebrejte ne L2B gjyshi i tij Koleka, natyrisht e gjithe kjo e perfshire ne cmimin modest per vetem 3 miliard euro, te cilet do ti menaxhoje Ahmetaj, Beqja dhe Manastirliu. Mungon vetem Lupen. Te gjithe sebashku do ta kthejne Shqiperine nje parajse te vertete te Coronavirus. Edhe po pati ndonje problem, dihet, nderhyn naltgjatesia e tij me nje nga ato fjalimet permalluese qe bejne gjithe boten te qaje.

    Reply to this comment
  2. Nuci January 31, 13:38

    Stefano ballgjeri dhe mario bazamenti, hahahahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim