Harta: A janë shqiptarët verëdashës?

October 25, 2017 16:05

Harta: A janë shqiptarët verëdashës?

 

Dimrin e kemi përpara, ndaj një gotë verë nuk duhet ta ndajmë nga tavolina. Vera, pija alkoolike e prodhuar nga rrushi, mendohet se ka mbërritur në Ballkan 4500 vjet përpara Krishtit, teksa konsumohej dhe ishte pjesë e festave në Greqi e Romë. Përgjatë historisë, vera është konsumuar për efektet e saj.

Harta më poshtë paraqet botën sipas konsumit të verës për frymë. Vendet, territoret e të cilëve janë me ngjyrë më të errët konsumojnë më shumë dhe vendet me ngjyrë të çelet konsumojnë më pak.

Nga të dhënat në hartë, shqiptarët konsumonin në një vit 7.8 litra verë. Megjithatë konsumi real mund të jetë më i lartë për shkak të informalitet të madh dhe prodhimit të verës në mënyrë artizanale.

Në të gjithë rajonin, konsum më të ulët për frymë ka Kosova me 0.14 litra në vit për person, ndërsa më të lartin e ka Maqedonia me 40 litra verë për person në vit.

Nivel të ulët konsumi ka dhe Mali i Zi, shtetasit e të cilit konsumojnë vetëm 0.7 litra verë në vit.

Harta e konsumit sipas vendeve

Harta e konsumit sipas vendeve

Vendet me konsumin më të lartë

Shtete me konsumin më të lartë të verës janë qytet-shtet e Andorrës dhe të Vatikanit, ku në secilin prej tyre konsumohet përkatësisht 56.9 litra dhe 56.2 litra verë për person në.n vit. Në vend të tretë renditet Kroacia me 46.9 litra verë. Kroacia është  njohur për prodhimin e verave cilësore, të bëra me varietet rrushi autokton.

Edhe pse me famë për sa i përket prodhimit të verës, Franca dhe Italia nuk kanë rrëmbyer vendet e para për sa i përket prodhimit, por janë renditur përkatësisht në vendit e pestë dhe të dhjetë.

Në listën me 20 vendet me konsum më të lartë nuk gjendet as Argjentina dhe as Kalifornia, të cilët gjithashtu janë ndër vendet me prodhuese të verës.

Vendet me konsumin më të ulët

Më pak verë konsumojnë vendet e botës arabe, ku alkooli është i ndaluar. Në vendin e parë për konsumin më të ulët është Pakistani. Në Pakistan konsumi për frymë i verës është 0.00019 litra për person. Në vend të dytë renditet Jemeni, ndërsa në të tretin Afganistani me 0.00075 litra për person.

Konsum të ulët ka edhe në Arabinë Saudite, ku ka ligje të forta për sa i përket konsumit të alkoolit. Në Arabi konsumi për frymë është 0.003 litra.

Përpos të gjithave duhet të dini diçka: Vera promovon jetëgjatësinë, përmirëson kujtesën, të qetëson pas një dite të gjatë, të turpëruarve u jep kurajë, promovon bisedën, shuan mosmarrëveshjet… /e.r/dita

 

October 25, 2017 16:05
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 October 25, 17:46

    ne nuk jemi konsumues të verës por të rakisë!!
    dhe ajo verë e konsumuar është e cilësisë së ulët dhe shumë e shtrenjtë në krahasim me të!

    Reply to this comment
  2. huri me gunga . October 25, 21:11

    ti qe flet per vere; je kurva e veres, apo burri i kurves se veres . ku t’a gjej veren shqiptari ? ben vere ne vend te shurres, kurva e veres, apo gruaja e burrit, te kurves se veres ?!

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati October 26, 02:45

    Perendia e veres ne Antikitet ishte Dionisi

    Dhe ky Dionisi , sipas Herodotit ishte perendi e huaj ne panteonin e perendive greke, sepse mbahej qe vinte nga Veriu i Greqise

    Pra , vendlindja e veres eshte diku ne Jug Shqiperise, sipas historianeve te Antikitetit

    Te mos harrojme se Iliret ishin pijetaret me te medhenj te veres be ato kohera , sic thone burimet antike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*