Harta e fabrikave të riciklimit, 15 kompani pranë zonave të banuara midis Tiranës e Durrësit

September 28, 2016 19:56

Harta e fabrikave të riciklimit, 15 kompani pranë zonave të banuara midis Tiranës e Durrësit

Qeveria po kërkon të importojë mbetje nga jashtë për t’i ardhur në ndihmë kompanive të riciklimit të cilat sipas saj gjenden në vështirësi. Po ku janë të vendosura këto fabrika dhe çfarë mbetjesh përpunojnë?

15 fabrika riciklimi ushtrojnë aktivitetin e tyre midis Tiranës dhe Durrësit, por në të gjithë vendin numri i kompanive të tilla sipas riciklo.al, një platformë në internet që mbështet aktorët që punojnë në këtë fushë, arrin në 30 të cilat shtrihen dhe në rrethe si Berati, Bilishti, Dibra e Elbasani.

Tetë prej këtyre kompanive të vendosura në Vorë, Mëzez, Yzberisht, në fshatin Gjokaj në autostradën Tiranë-Durrës, në Vaqar, në Durrës, Bërxull-Domje dhe në Bregun e Lumit në Tiranë përpunojnë mbetjet plastike.

Specialistët e rendisin këtë lëndë ndër mbetjet më të rrezikshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, ndërsa shtete të ndryshme po përpiqen të minimizojnë prodhimin e saj.

Po tetë është edhe numri i fabrikave që merren me riciklimin e metaleve si alumi, bakri, bronxi, hekuri dhe celiki dhe deri bateritë.

Ekspertët tregojnë se alumini pas riciklimit lëshon në ajër kimikate ndërsa prodhon mbetje me përmbajte të lartë toksike të cilat nëse nuk merren masat e duhura, mund të kontaminojnë ujërat nëntokësore.

Bateritë renditen ndër mbetjet më të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut për shak të elementëve me të cilat mbushen ndërsa letra cilësohet me më pak risk, raporton ABC News.

Këto fabrika janë të vendosura në Mëzez dhe Marikaj, Durrës dhe në Bregun e Lumit në Tiranë.

September 28, 2016 19:56
Komento

1 Koment

  1. raimond vlonjati September 29, 05:51

    Bobo
    Po cdare behet keshtu mor vella ?

    Gjith ato fabrika riciklimi ne cdo qytet te Shqiperise , esht skandaloze more

    Keta paskan nsermend ta krhejn Shqiperine ne kosh plehrash , me tere kuptimin e fjales.

    Duhet te ngrihen te gjith qe plehrat te mos vijne
    Dhe ato 15 fabrika te riciklimit ne Zonen Tirane Durres te mbyllen urgjentisht

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*