Harta e re, PD del fituese në 9 njësi, bashkitë e mëdha fitohen nga PS

January 25, 2015 13:41

Harta e re, PD del fituese në 9 njësi, bashkitë e mëdha fitohen nga PS

Nga ndarja e re territoriale e Shqipërisë, me 61 bashki, e djathta del forcë e parë në 9 bashki, ndërsa e majta del në 50 bashki.

E majta, mbi bazën e votave të 2013-s dhe me këtë ndarje, fiton të gjitha bashkitë e mëdha në vend, si Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Fierin, Vlorën. Ajo çka përbën dhe një fakt tjetër befasues është se e majta del forcë e parë dhe në Bashkinë e Shkodrës, e cila deri përpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-s cilësohej si bastion i Partisë Demokratike.

Koalicioni i majtë politik, mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2013, rezulton me 38,110 vota, ndërsa ai i djathtë me 32.901 vota, raporton “Shqip”. E majta është në avantazh prej 5.209 votash. Sa i përket Tiranës, e majta ka diferencë votash ndaj së djathtës me 69.727 vota. Blloku i majtë ka 200.551 vota, ndërsa ai i djathtë me 130.784 vota. Diferenca e votave ndërmjet dy blloqeve rezulton të jetë 69.727 vota. Durrësi, një tjetër bashki e madhe, rezulton të fitohet nga e majta me 5859 vota diferencë. Sipas të dhënave, blloku i djathtë, mbi bazën e votave të 2013-s, ka 47.164 vota, ndërsa e ai i majtë, ka 53.023 vota. Pikërisht për këtë bashki rezulton një diferencë prej 5.859 votash. Për Bashkinë e Elbasanit diferenca e votave mes së majtës dhe së djathtës është 15.782 vota. Blloku i majtë ka 48,828 vota, ndërsa ai i djathtë 33.046 vota.

Dibër, Klos, Peqin, Kukës, Has, Tropojë, Kurbin, Kamzë dhe Vorë janë njësitë administrative në të cilat e djathta del fituese, kjo gjithnjë me rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s. Bashkinë e Tropojës, e djathta e fiton me rreth 73% të votave. E djathta rezulton me 8,387 vota, ndërsa e majta me 3,273 vota. Bashkia e Kukësit, zona që cilësohet si bastioni i së djathtës, fiton nga demokratët e aleatët me një diferencë prej 2788 votash, ku koalicioni i PD-së rezulton me 14,219 vota, ndërsa ai i PS-së me 11,431 vota. Sa i përket Bashkisë së Dibrës, e djathta është në avantazh me 3.9% të votave.

 

January 25, 2015 13:41
Komento

18 Komente

  1. dn January 25, 14:12

    Kjo ne qofte se shqiptaret vazhdojne me votuar si dje!!po ne qofte se zgedhin nje alternative tjeter?

    Reply to this comment
  2. METEH January 25, 14:24

    Si dalka e djathta force fituese me 9 bashki,mos e keni gabim?Beni mire llogarit zotrinj???

    Reply to this comment
  3. Bocari January 25, 14:25

    Po ata qe jane kunder majtas dhe djathtas ne cilat bashki duhet te jetojne?

    Reply to this comment
    • info analitike January 25, 14:42

      Bocari,
      Qytetaret qe nuk e ndjejne veten te perfaqesuar nga politika e korruptuar eshte e mira te organizohen me lista qytetare e te zgjedhin perfaqesuesit e tyre midis figurave te nderura e te respektuara te komunitetit. E keqja eshte se duhet te perballesh edhe me blerjet e votave nga ana e politikaneve qe e kane kthyer ne biznes kete gje.

      Reply to this comment
      • Pellazgu January 25, 21:48

        @info analitike

        Drejt e ke, por, për fat të keq mafia politike e ka futur këtë popull në qerthull të mbyllur, duke e vënë gjithmonë para alternativës të votojë me të keqin, ose, e thënë në mënyrë të zbukuruar, më të mirin e të këqijve…
        Nëse do ishim në demokraci, asnjë biznesmen nuk do kishte mundësi t’i qasej kandidimit, le më të kapardisej në parlament, me xhepin plot e kokën bosh. Është një çmim i pashmangshëm që e kanë paguar të gjithë popujt në rrugëtimin drejt demokracisë, le më ne që për 50 vite ishim skllevër të qelbësirës nga Gjirokastra e të qelbësirucëve që i shërbenin si qenë të rrahur, një pjesë e të cilëve e sheh duke lehur edhe në këtë forum.

        Reply to this comment