Harta e re territoriale, 82 Bashki e Komuna kërkojnë referendum lokal

October 31, 2014 16:01

Harta e re territoriale, 82 Bashki e Komuna kërkojnë referendum lokal

Demokratët kanë zgjedhur edhe një rrugë tjetër për të kundërshtuar ndarjen e re territorial. Janë 82 komuna dhe bashki të cilët kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të zhvilluar referendum lokal.

Burime nga KQZ bëjnë të ditur se nismat janë depozituar nga përfaqësues të këtyre njësive vendore të cilat me ligjin e ri rrezikojnë që të shkrihen, e për rrjedhojë, shumë drejtues aktualë të këtyre njësive do të mbeten të papunë. Ata janë kryesisht të zgjedhur me mbështetjen e së djathtës.

Në shtator të këtij viti hyri në fuqi dhe ndarje e re administrative-territoriale, që e ndan Shqipërinë në 61 njësi.

Kundër ligjit ka dalë edhe PD, që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për ta shpallur antikushtetues, pasi sipas demokratëve ligji është hartuar jo në mënyrë konsensuale dhe për qëllime politike. Ndërkoë, zgjedhjet e reja do të mbahen me ndarjen e re administrative.

October 31, 2014 16:01
Komento

7 Komente

  1. October 31, 17:41

    Edhe une isha dakort qe te ishin 80-100 bashki , por kjo nuk vlen me . Tashme duket si pes me hiç kjo teoria e PD-se . Ore , po pse nuk morret pjese ne komisionin e ndarjes territoriale ju , po beni gam gam ,tani kur gjithçka ka mbaruar? Kjo kerkese me duket e kote aq me teper kur kjo ndarje eshte pergezuar nga Europa . Nejse , ta provosh nuk kushton.

    Reply to this comment
  2. Pedro October 31, 17:50

    Si kofini pas te vjelurave!
    Nuk kane faj, se humbin karrige e me shume,privilegje.Dhe ku do te gjejne pune sepse jashe 95 perqind me diplome nga UD(dmocratic university).

    Reply to this comment
  3. Laver Stroka October 31, 19:13

    I harruari Sali
    S’rri pa bere trovoli
    Po cedo s’ja var njeri
    Ne popull as ne parti.

    Kur i shikon punet pis
    Nje aksion rremuje nis
    Vampiri i Shqiperise
    Dhenderr i zgjedhur i Serbise

    Reply to this comment
  4. koco October 31, 20:42

    Po kjo palo opozite , kjo tashme e perkushtuar per te institucionalizuar Partine – Shtet te shpellarit me shpellaret e tij te ngujuar ne SHQUP. Po per cfare shtet ligjor dhe fuksjonim institucional bejne fjale keta palo perfaqesues te askujt tashme, pomire thote populli se po nuk u prish nuk ndreqen punet ne kete vend , po cfare pret te mare ne zgjedhjet e pushtetit vendor ky Luli me Berishen keta kontigjente te krimit dhe korupsjonit , Nuk e koncepto dot qe me cfare te drejte Kuvendi I Shqiperise ja ben pagesen kesaj bande anti shqiptaresh , kukuvajkash te ketij vendi ne cdo institucion Shteteror serioz si Bashkite e ketij vendi , punonjesit zyrtaret e saj, jane te detyruar te fusin bankomatin ne hyrje ora 8oo – 16oo ne se ka edhe vetem 1apo 5 minuta me vonese hiqet e gjithe dita e punes, Disiplina ne pune eshte e detyruar , edhte amoralitet kapadailleku e neglixhenca minimalisht duhet te nenshkohet .

    Reply to this comment
  5. sopiqoti November 1, 09:21

    A nuk ka ardhur koha qe te riformatohet komisioni i zgjedhjeve?Mjaft me me zonjen Lleshi.

    Reply to this comment
  6. hysni mali November 5, 17:27

    nuk e di se ca po thu
    por ti po me pelqen mu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*