Harta e rreziqeve potenciale në zgjedhjet lokale 2015

May 18, 2015 12:27

Harta e rreziqeve potenciale në zgjedhjet lokale 2015

Në nëntë Bashki të vendit zgjedhjet paraqesin një potencial rreziku të lartë. Instituti i Studimeve Politike i angazhuar në monitorimin cilësor të procesit zgjedhor për qeverisjen vendore 2015, ka paralajmëruar forcat politike për hartën e vendit ku mund të ketë problematika procesi (fushatë elektorale, votim dhe administrim i rezultateve).

ISP ka analizuar disa tregues thelbësor mbi barometrin e rreziqeve të mundshme potenciale për zgjedhjet dhe ka përzgjedhur katër komponentë: cilësinë e kandidatëve (e shkuara e tyre, formimi politik dhe profesional, si dhe CV e sjelljes politike), financimin elektoral (shanset për votë klienteliste, kapaciteti i trafikut të votave, burimet financiare të kandidatit dhe fushatës, etj), diferencën në rezultat (sa më e ngushtë është diferenca aq më i madh është risku i përdorimit nga kandidatët ose shtabet e tyre politike të mekanizmave informale për sigurimin e mandatit), problematika lokale (tradita e votimit, përbërja fetare dhe e komuniteteve në zonë, ekzistenca e një kandidati të tretë në garë ose e përcarjeve lokale brenda të njëjtit formacion politik).

Studimi

Referuar të dhënave të mbledhura dhe të përpunuara, rezulton se ekzistojnë disa zona elektorale ku koeficienti i lartë i riskut paralajmëron probleme dhe ku vëmendja e aktorëve monitorues duhet të jetë më e madhe. Konkretisht, mbi koeficientin 6 (shtatë) që është relativisht i lartë, është renditur gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë në Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Fier dhe sidomos në Kamëz.

Nga bashkitë e mëdha, probleme pritet të shfaqen në Durrës (konkurrim i ashpër elektoral dhe mundësi e madhe e përdorimit të kapitalit informal financiar në fushatë), në dy bashkitë e jugut, Gjirokastër e Sarandë, në Berat dhe Kukës, kryesisht për të njëjtat motive.

Në bashki të rëndësishme si Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Lushnja, etj, nuk pritet të ketë shqetësime të mëdha, pavarësisht rëndësisë së garës elektorale dhe numrit të madh të kandidatëve në garë, sidomos në kryeqytet. Koeficient minimal kanë zonat e minoritetit, si dhe bashki periferike, si Dibra apo bashkitë e tjera në qarkun e Beratit.

Një pjesë e informacioneve paralajmëruese në këtë hartë, me keqardhje konstatojmë se është provuar e saktë në këtë periudhë pritjeje nga hartimi deri në publikim.

Për shembull, janë shënuar incidente elektorale në zona të riskut të lartë si në Durrës, Kamëz apo Malësi e Madhe, kryesisht incidente midis militantëve apo ankesa për ndërhyrje abuzuese në listat e zgjedhësve.

Probleme janë konstatuar edhe në rrethe të tjera me risk, si për shembull, në Fier, Kurbin, Krujë, Gjirokastër, Kukës, etj, kryesisht në përpjekjet e partive të caktuara për të krijuar favore elektorale ose përmes presionit ndaj kandidatëve të tretë, partive jashtë koalicionit apo vetë komuniteteve kritike lokale me partitë respektive”, thotë studimi.

ispisp3 isp2

May 18, 2015 12:27
Komento

3 Komente

  1. sopiqoti May 18, 12:49

    Organet pergjegjese shteterore DUHET te marin masa te repta dhe TE SAKTA per t’u zhvilluar nje proces votimi normal.SIGURISHT po te zgjatet koha e nxjerjes te rezultatit me 2/3 dite,patjeter qe rastet e ” gjurulldis ” nuk do te mungojne.UROJME qe te mos kemi ASNJE lloj kundervenie gjate procesit te votimit dhe nxjerjes te rezultatit.Le te renditemi edhe ne vendet e tjera europiane ne kuptimin e regullsise se zhvillimit te procesit zggjedhor.Ti leme menjane ekseset politike.

    Reply to this comment
  2. guri shabani May 18, 13:20

    Te marin shembull nga rrethi Peqin i cili gjithmone ka qene i qete dhe me kulture .I vetmi rreth qe qe nga 1990 nuk ka pas as nje ngjarje ,gjithe ato rremuja nuk u thye nje xham

    Reply to this comment
  3. Gjenerali i Saliut May 18, 15:28

    Strumullari i konflikteve jane Sala dhe fotokopja e tij, Luli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*