Harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës

March 22, 2018 15:43

Harta e zonave në bregdet që do të preken nga pezullimi i tapive të tokës

Pezullimi nga qeveria i dhënies së tapive për trojet e dhëna me ligjin 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërmarrjet bujqësore do të bëhet vetëm në vijën bregdetare.

Harta e publikuar nga qeveria paraqet një vijë ndarëse përgjatë gjithë bregdetit, dhe praktikisht përfshin gjithë tokat me vlerë që nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë.

Vendimi për mosregjistrimin e trojeve të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin shumë fshatra bregdetarë në jug, zonat lagunore të Divjakës, Shëngjinit, Nartës, dhe Velipojës. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në Himarë, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit.

Praktikisht harta përfshin zonat me trojet më të lakmuara në Shqipëri, dhe sipas qeverisë pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.

Tokat që do të futen në këtë fond do t’u jepen më parë investitorëve. VKM mbart shumë pikëpyetje pasi një e drejtë e dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendim qeverie. Paralelisht ekzekutivi ka ngritur një strukturë që do të evidentojë tokat shtetërore në bregdet: një task forcë që do të filtrojë të gjitha tokat në një gjerësi prej 1 kilometri e gjysmë nga bregu i detit.

o.j/dita

March 22, 2018 15:43
Komento

5 Komente

  1. Lili March 22, 16:01

    hajde,tash edhe milliona demshperblime ne strasbourg!

    Reply to this comment
  2. lili March 22, 16:04

    toka deri ne 1km te behen prone publike pa te drejte ndertimi,e te ruhet bukuria e bregdetit se eshte pasuri e perbashket. Ndertimet le te behen ma larg detit e te mbrohen pikat turistike te virgjer si ne korsike per shembull,se per beton ,njerezet vin nje here jo dy.

    Reply to this comment
  3. Adih March 22, 20:18

    Ky mafjozi delkaron,do bllokahen deri ne” INVESTIME STRATEGJIKE “. Kush ma shpjegon ,apo ka Zamir Manen ,Hysen,Sadamin e dreqi me te birin e te pastroje leket dhe te jete per jete patishahu shqiptar .Pse nuk ja jep pronareve pronat ne bregdet,e ne mbare shqiperine o faqezinj te pa pergjegjshem ,a e di ti o Ripjellas anti prone ,se vetem pronat e mija ,kunder shtetit shqiptar ne gjykaten e STRASBOURGUT mund te bllokojne shtetin shqiptar.(vetem nje person ) ,por qindra e mijera te tjere pronare ????? .Kur do maresh nje here pergjegjesite ,e te zbatosh kushtetuten ,qe e shkel me te dy kembet nenin 181 tesaj ,ke bere nje betim perpara saj (kushtetutes ) ,kur vure bythet per ti ngrohur ne ate karrige ..Zonja VLLAHUTI para dy javeve komentoi “Mos shkuarja e prones tek pronari ,pengon zhvillimin ekonomik shqiptar ,dhe eshte nje padrejtesi brutale “Nuk e tha per mua ose per popullin ,por e tha per ty o Ram ,pardesy bardhi neokomunist . Me vjen keq o Rame, akoma nuk i ke kuptuar detyrat e kryeministrit ,ja ,po te ndihmoj . Ti je vetem nje drejtor i pergjithshem i te gjithe territorit , i punesuar me rroge ,te zbatosh ligjin dhe kushtuten ,deri aty ke te drejte ti, e as edhe nje milimeter me shume .Harroje e mos na u shit si car ose si Sulltan . Ke vetem te drejten tende ,te besh rezorte me Manet e Hysat e tu , vetem ne pronen e te tati e te sa teme ,por jo tek pronat e te tjereve . . .Ne qafe po mer vehten tende ,do me kujtosh nje dite ,po do jete vone .

    Ju te PS ,mereni komunikojani ketij Rames suaj ,ka nevoje per ndihme ,paska qene me anti prone se Sali larqofti .E them kete se Saliu nuk beri legalizime dhe nuk kishte frike Ramen ,por ligjin ,kurse ky debil ,po ja le litarin perjashta vehtes tij ,mesojani detyrat e kryeministrit ,ju min e deputetet te PS , qe ju ka vene ne rrresht, per nje dhe ju ben rrjeshtore ,ku e kur te doje dhe nuk ndiheni fare nga frika e tij ,e ka te domosdoshme ndihmen .Ka hike per lesh .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*