HARTA / Edi KM sqaron: Unë futa Serbinë brenda Kosovës dhe jo anasjelltas, o injorantë!

November 20, 2019 16:20

HARTA / Edi KM sqaron: Unë futa Serbinë brenda Kosovës dhe jo anasjelltas, o injorantë!

Rrugës për SYRREL – Pas një lëvizjeje brilante virtuale, një nga ato gjestet lakonike që e la gjithë Ballkanin pa gojë ditën e parë, dhe që nuk i mbyllej goja ditën e dytë, Edi KM u detyrua ditën e tretë të sqarojë gjithë injorantët dhe derëzinjtë provincialë që nuk e kuptojnë largpamësinë e një politikani gjenial edhe kur ua bën muu para syve.

Hedhja e një lajmi në fejsbuk shoqëruar me një hartë në dukje të pafajshme, mbi furnizimin me ujë të të gjitha fshatrave shqiptare 24 orë në 24 javë, shkaktoi një acarim të madh mes rezidentëve provincialë ballkanikë të Kosovës dhe Shqipërisë. Harta në fjalë, edhe pse kishte në fokus Shqipërinë londineze, ashtu si pa dashje jepte në sfond një Kosovë pa kufij me Serbinë.

Kaq u desh që të paditurit në çdo anë – të cilët nuk e kanë hak një lider të destinuar për të drejtuar globin, ose të paktën kontinentin – të mblidheshin e ta akuzonin Edi KM-në se e kishte futur Kosovën nën Serbi.

Me një lëvizje taktike që të kujton shahistët e mëdhenj, Edi e hoqi postimin nga Fejsbuku, por menjëherë më pas u hodh në kondrasulm. Ja çfarë deklaroi ai për Gojët e Liga:

“Shpresa ime e sinqertë ka qenë që rajoni juaj i trazuar, Ballkani perëndimor dhe gjithë gadishulli juaj i vuajtur, të shohë më në fund një ditë të bardhë dhe të ketë ujë të pijshëm 24 orë në 24 javë.

Ne mendojmë se Serbia nuk i ka kryer si duhet detyrat e shtëpisë, ndaj e shkrimë atë vend brenda kufijve të Kosovës. Ne i dëgjuam me buzëqeshje akuzat sikur në fakt, paskëshim futur Kosovën brenda Serbisë.

Por unë po ju pyes: Kujt desh i plasi zemra dhe u bë për spital? Albini me Ramushin, që s’ua ndjeu fare, apo Sandër Vuçiçi i shkretë, që desh u bë për rahmet dhe ulëriste: Ma morën Serbinë i gjori unë, ma rrëmbeu politikani më gjenial që kam takuar në jetën time?

Ja pra, që ishte Kosova ajo që përfitonte nga harta ime, e jo Serbia. Po ju nuk më kini hak, ju po m’lodhni, po m’plakni, gjidi jezitër, gjidi pizevengër!!!!”

Gojët e Liga mësojnë se pasi i thanë se Edi KM e kishte hequr nga Fejsbuku hartën ku Serbia ishte shkrirë brenda Kosovës, Vuçiçi erdhi në vete dhe u bë qiqër. Ai doli nga spitali dhe iu kthye punës, por pa harruar t’i dërgojë një mesazh falenderimi Edit:

“Rrofsh plako për hartën. Dhe kujdes me këto shakara me zarar, se na ngrive gjakun, shejtan!”      

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike démodé, që punon me hartat e vjetra Austro-hungareze 

November 20, 2019 16:20
Komento

6 Komente

  1. MH November 20, 19:31

    Ide e bukur per te rreshqite me pirueta ne akull.Une,Rama e bana tane Serbin Kosove.O po te lumet.Ku dreqin rrije e pirdhje deri sa e bane Serbin Kosove.Vallah,bila je patriot i vertet.Gjithe idet dhe frymezimet vejne nga koloriti i penelit.Jo shaka po piktor dhe politikan i talentuar.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic November 21, 18:52

    Dikure keshtu ka qen pavarsishte se dikujt nuk i peleqen. Serbiaj eshte ne toke te Kosoves ne p[jesen me te madhe te saje. Po ku marrin vesh ket.? Nuk e dijen mire te pakte te ken lexuar librin “Dardanet” te Sulejman Krasniqit.”

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 22, 15:08

      po mor ali po!
      po mor tarrallaku i lalit!!
      fluturo me gisht në byhtë,dhe sarkazmën s kupton dot,por o burra dhe ëndërra me ish grun e babait që e qi dikush tjetër!!
      o ali shiko të mbajmë këtë që kemi,se po na i rishesin,e mos shif të zaptosh gjithë botën!!
      çfar ishte!?
      ishte,nuk është më!!
      janë ata dardanët e djeshëm që e quajnë veten sërbë të sotëm!!
      e njëjta gjë dhe në jug!!

      Reply to this comment
  3. Dypakaveli November 22, 19:36

    Edi – KM just didn’t realize that shit happened ! Get your ass off man, without Kosovë you can’t do shit !.

    Reply to this comment
  4. Dypakaveli November 22, 21:38

    Edi – KM, don’t try this at home ! You don’t have the “military mind”, all you have done in seven years isn’t worth 2% of your neighbours. You can’t shot twice with a bullet, so don’t waste it unless u find someone who can do that sh**. Knewhman.!.

    Reply to this comment
  5. ardi_mamurrzaku November 24, 13:08

    HAHAHAHHAHAHAHA EPO DHE KJO NA MUNGONTE….!!!
    QYSH NUK NA E MORI MENJA MA PARE KETE GJE…!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*