HARTA / Merkel-Putin: Nord Stream do të bëhet edhe pse nuk do SHBA

January 12, 2020 15:18

HARTA / Merkel-Putin: Nord Stream do të bëhet edhe pse nuk do SHBA

Mediat e ndryshme shkruajnë për dakordësinë mes Gjermanisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit Rryma Veriore 2(Nord Stream 2) brenda vitit 2021.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Rusi dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Vladimir Putin deklaroi se:

Shpresoj se në fund të këtij viti, apo në 4 muajt e parë të vitit tjetër puna do të jetë mbaruar dhe gazsjellësi do të fillojë të punojë

Ajo e ka cilësuar projektin si tërësisht ekonomik, ndaj si i tillë ai nuk duhet paragjykuar.

Por ky veprim i Gjermanisë krijon ndarje të thellë në mjedisin e quajtur si euroatlantik, pasi SHBA ka vendosur sanksione ndaj kompaninve që operojnë në këtë projekt i cili është thuajse gati. Ai vlen 9.5 miliardë euro dhe sjell gazin rus në tregun e Europës Qendrore. Kompania zvicerane Allseas Group ka njoftuar tërheqjen nga projekti për shkak të sanksioneve, por sanksionet amerikane nuk kanë bërë më shumë se kaq.

Presidenti Putin deklaroi se e vetmja çështje në këtë rast është ajo e afateve, pasi sipas tij, Rusia mund ta përfundojë projektin pa ndihmën e partnerëve.

Nord Stream zotërohet nga Gazprom dhe disa kompani europiane në formën e investitorëve mes të cilëve bëjnë pjesë firmat gjermane Wintershall dhe Uniper, e mirënjohura Shell, francezja Engie dhe austriakja OMV.

Ky projekt nis në Vyborg të Rusisë veriperëndimore dhe përfundon në Greifswald të Gjermanisë. Ai paralelizon gazsjellësit jugorë drejt Europës ku aktor kryesor është Turqia dhe që në përgjithësi janë mbështetur për arsye gjeopolitike nga SHBA.

Në këtë kontekst ndarja mes Gjermanisë dhe SHBA-së priret të reflektojë ndarjen brenda Perëndimit për arsye ekonomike duke hedhur bazat e një rivaliteti në të ardhmen që herët apo vonë do të shtrojë nevojën e rishikimit të drejtimeve në politikën e jashtme edhe për vende si yni.

 

n.s. / dita

January 12, 2020 15:18
Komento

6 Komente

  1. IVONI January 12, 16:11

    Rusia eshte ne Europe . Amerika nuk mund te behet “kapo” e Europes . Eshte shume e rendesishme nje Europe e pa djallezuar , perballe “djallezize “se djajve te planetit , te cilet popujt i dine shume mire ..!

    Reply to this comment
    • Shqiptar January 12, 17:58

      Dy here e ka shpetuar Europen Amerika o shoku politikan. Amerika thote une harxhoj para ne NATO qe tu mbroj nga Rusia ju beni pazare me ta ne demin tim. Kaq e thjeshte eshte puna. Por ku Amerika cliroi Kosoven atehere na interesoi ne. Sa kujtese te shkurter qe kemi!!!

      Reply to this comment
  2. Dajti January 12, 16:35

    Fjala “dakordesi’ ne kete rast duhej te ishte marreveshje.
    Perse na i bastardoni shqipen me keto barbarizma ignorantesh?
    Fjala shqipe dhe gramatika shqipe duhen ruajtur si tipare themelore te identitetit tone kombetar.

    Reply to this comment
    • intelektuali January 12, 19:09

      Dajti dallkauku:

      dakordesi eshte OK! nuk eshte mareveshje e mbyllur me firme dhe vule, por KOMPJUTER si do ta perthesh ti ne shqip o Dajti qe ke ngrene mutin pseudopatriotik te Enverit gjithe jeten?

      PO INTERNET?
      PO BIZNES?
      PO BIZNESMEN?
      PO SMARTFON?
      PO UNIFORME?
      PO SOFTWARE?
      PO HARDWARE?

      Qe te mos zgjatemi me tej me gjuhen profesionale te fushave te ngushta qe nuk kane gjetur akoma sinonime patriotike albaneze.

      Kur do te hani pyka llogjike ju fanatiket e Enverit qe nuk ju mjafton fjalori i Androklliut i Kohes se Qepes te Partise se Punes.

      Reply to this comment
  3. loni January 12, 17:06

    Keni shume te drejte zoti Dajti.

    Reply to this comment
  4. Lili January 12, 17:39

    Amerikanet te rrine ne Amerike.Asnje cent nuk dhane per termetin dhe ne i idealizojme.Pika qe s,na bie

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim