HARTA: Zjarret dhe i nxehti, vrasësit e pazakontë të këtij viti

July 25, 2018 14:05

HARTA: Zjarret dhe i nxehti, vrasësit e pazakontë të këtij viti

Vala e të nxehtit që ka përfshirë planetin kohëve të fundit ka lënë qindra të vdekur këtë verë.

I nxehti përvëlues i këtij viti ka qenë i papritur edhe nga vetë sinoptikanët. Në Kanada vala e të nxehtit ka lënë një bilanc tragjik me 70 të vdekur në muajt qershor dhe korrik.

Në Britaninë e Madhe nesër pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

Ndërsa të gjithë Europën, Amerikën e Veriut dhe Japoninë i nxehti dhe zjarret kanë shkaktuar dhjetëra-mijëra të plagosur në spital.

Në mungesë të reshjeve të shiut, një kompani uji ka vendosur të pompojë më tepër sasi nga liqeni qendror.

Vala shkatërruese e të nxehtit ka shkaktuar të paktën 80 të vdekur edhe në Athinë dy ditët e fundit. Kjo është përballja më e keqe me zjarret që ka provuar Greqia në dekadat e fundit.

Ndërkohë temperaturat 41 gradë celsius kanë vrarë në Japoni 65 persona ndërsa 22 mijë të tjerë kanë mbushur spitalet.

Një hartë e publikuar nga ‘The Sun’ tregon sesi bota është në zjarr. Në Kaliforni temperaturat shënojnë 48 gradë.

Edhe në Tenerife që janë aq të preferuara për pushime luksoze, ka vatra zjarri aktive.

Algjeria shënon temperaturat më të larta, 51 gradë celsius. Ndërkohë djegia e pyjeve në Suedi ka shënuar viktimen e parë.

Megjithatë sytë e botës janë drejtuar nga Greqia, ku përveç 80 të vdekurve fatkeqësisht dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur.

l.h/ dita

July 25, 2018 14:05
Komento

1 Koment

  1. Donald Trump July 25, 15:40

    Genjeshtra mediatike. S’ka ngrohje Globale!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*