2.5% e shqiptarëve përdorin kokainë, ja ku renditemi sipas OKB

October 20, 2017 10:17

2.5% e shqiptarëve përdorin kokainë, ja ku renditemi sipas OKB

 

Në një studim i publikuar në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe krimin, shqiptarët rezultojnë përdoruesit më të mëdhenj të kokainës për numrin e popullsisë.

Në bazë të studimit është realizuar edhe harta që tregon nivelin e përdorimit të kokainës në raport me përqindjen e popullsisë.

Prevalenca e përdorimit është e reflektuar në hartë me ngjyra të ndryshme, ku ngjyrat me të errëta tregojnë për nivele më të larta të përdorimit të kokainës.

Sipas të përditshmes britanike “The Telegraph“, e cila ka publikuar këtë studim, të dhënat korrespondojnë me raportimet për disa vite, duke dhënë edhe tregues konkrete për përdorimin e kokainës në vende të ndryshme të botës.

“Në majë të tabelës është Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik nga 2014 vlerëson se 2.5 për qind e popullsisë së saj në moshë midis 16 dhe 64 vjeç përdor drogën. Vende të tjera në 10 të lartë përfshijnë SHBA, Spanjë, Australi dhe Holandë, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut: Kili dhe Uruguai”, – shkruan “Telegraph”.

Renditja e 20 vendeve që konsumojnë më shumë kokainë

Shqipëria  – 2.5 përqind e popullsisë konsumon kokainë

Skocia – 2.34

SHBA – 2.3

Angli dhe Uells – 2.25

Spanjë – 2.2

Australi – 2.1

Uruguai – 1.8

Kili – 1.73

Holandë- 1.6

Irlandë – 1.5

Kanada – 1.46

Aruba – 1.3

Bermuda    – 1.3

Gana – 1.1

Itali – 1.1

Franca – 1.1

Izrael – 1.07

Islandë – 1.06

Kosta Rika – 1.06

Luksemburg – 1.04

October 20, 2017 10:17
Komento

2 Komente

  1. Alidemsi vjeter October 20, 10:24

    Cjane keto budallalleqe qe shkruani?Rekordin ne Europe e ka Spanja per perdorim te lire te droges….

    Reply to this comment
  2. Andon October 20, 10:39

    Ah ta lumsha moj demokraci!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*