Harta/ Ushqimet më popullore në Europë, ja cili është në Shqipëri

July 26, 2017 09:50

Harta/ Ushqimet më popullore në Europë, ja cili është në Shqipëri

Të vizitosh Europën kur je i uritur?! Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Culture Trip, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’. Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’.

Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’.

Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.

Ndërsa shumë njerëz në Angli thonë se mishi i pjekur mirë ia kalon ushqimit me bazë peshku dhe patateve, motori më popullor i kërkimit Google tregon se është ekzaktësisht e kundërta.

Franca, me elegancën e saj në shërbim, të josh me mishi lope ‘Bourguignon’, të gatuar me perime dhe salcë.

Në Spanjë më e njohura është ‘paella’, njw specialitet vendas i orizit me fruta deti. Në Portugali, më i preferuari mbetet ‘bacalhau’, peshku kod i tharë dhe i tymosur, i shoqëruar me patate të vogla të ziera.

‘Spätzle’ janë një përgatitje tipike e Gjermanisë jugore: tip makarona (njoki) në formë të çrregullt bërë nga miell gruri, vezë dhe ujë.

‘Schnitzel’, mish viçi i prerë hollë i skuqur me miell dhe thërrime buke, janë ushqimi tradicional i kuzhinës vjeneze.

Europa qendrore, sidomos Polonia janë të njohura për ‘pierogi’, byreçkat e mbushura.

Nëse shkoni në Norvegji nuk mund të lini pa provuar “fiskesoupe’, supën e peshkut. Në shtetin fqinjë, Suedi, do të gjesh kudo ‘Kottbullar’, specialiteti vendas për qoftet.

Nga Rusia e madhe dhe e ftohtë, mos u largoni pa provuar ‘pelmeni’, mini byreçka të bushura me mish, peshk, kërpudha etj, por kujdes, nga erëzat e forta, aroma mund të zgjasë disa ditë.

July 26, 2017 09:50
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 July 26, 10:01

    futja pordhës gri sallatë sa të kalojë dhe kjo natë!!
    shkrim më budalla dhe shkrim më të pasaktë nuk kam parë pothuasje kurrë!!

    Reply to this comment
  2. kujtesa July 26, 10:59

    Nuk e di kush ka qene ai qe ka ardhur ne Shqiperi dhe ne shumicen e vendeve qe ka ngrene,paska dominuar comleku!!!!!
    Edhe ne katundet me te thella dhe te largeta te shkosh,nuk eshte ushqim dominues.

    Reply to this comment
  3. Novruz Taip Vishanji July 26, 13:50

    PER TY TE THONJEZAVE TE ARTIKULLIT !

    Une nuk e njoh kuzhinen gjermane, por ne se ‘Spätzle’ , per ta perkthyer ne shqip e keni barazuar me “(njoki)”, dilni rruges e gjeni ndonje shatrivan ku te freskoni pak koken.

    Baza e “njoki-ve” nuk eshte mielli i grurit, por patatet e zjera ne forme pureje…..

    Reply to this comment
  4. MH July 26, 14:06

    Ushqimi ma tradicional ne shqiperi asht ashtu sic e ka deklarue Nastradini para kerkesave per ta mbajtur ne oborrin mbreterore qe nuk mungon asgja si hokatar ne ceremonit mbreterore.
    Nastroja iu pergjigj: Une ketu vdes unit.
    Mbreti:- Si vdes unit!Ketu ka gjithe te mirat!
    Nastradini.Po,po.Po une jame mesue me groshe e pulender.Ketu nuk ka.Atehere une vdes unit.
    Gjella ma tradicionale ne shqiperi asht me urimin ne kohe dreket.Te bafte buka mire.Buka asht baza e jetes se cdo shqiptarit.Keni harrue kur qeveria deklaroi se nuk kemi as per 6 dite buke.
    Nuk tha se nuk kemi ‘pizza-t’,byreçkat,fasule.Po Buke ore Buke.Kjo i çatrafiloj mendjen mbare popullit.
    Kur shtypi nuk ka mese merret ven ne dispozicion budallalleqe nga tradita e gatimeve popullore te vendeve te BE.
    Si do qe te vijne punet ne do hym ne BE me buke fasule,tave kosit Kavajet dhe krap shkodret nga kuzhina e fshatit Zogaj krap ne tjegulle.

    Reply to this comment
  5. enter"" July 26, 15:44

    Perpara se te publikoni lajme te tilla thirrini pak mendjes dhe bejini vetes pyetjen:

    Comleku ushim dominues ne Shqiperi???
    Ju vete si gazetare sa here kujtoni te keni ngrene comlek ne Shqiperi??????????????????

    P.S. Comleku nuk eshte pjata dominuese ne Shqiperi. Pike!!! Mbajeni veth ne vesh

    Reply to this comment
  6. ss July 26, 16:17

    Po keta hllatke bejne ….ketu po kethejne kembet kafshet nga ushqimi jo me per njerzit as qe behet fjale

    Reply to this comment
  7. kirasiforever July 27, 03:30

    what is comleku a ka lidhje me dymlekun

    Reply to this comment
  8. kirasiforever July 27, 03:33

    dymleku po dymlekun nuk asht ne list¿ :’(

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*