Hasan Halili: Akuzat e Blushit? Ai është mjeshtër i fantazisë dhe fjalës

June 3, 2015 08:27

Hasan Halili: Akuzat e Blushit? Ai është mjeshtër i fantazisë dhe fjalës

Kandidati i majtë për Bashkinë e Kukësit, që është aktualisht kryebashkiak në detyrë, Hasan Halili, iu është rikthyer replikave me Ben Blushin, pas shkrimit të këtij të fundit për “Hasanizimin e Rilindjes”.

Duke folur në një intervistë për Mapo, Halili thotë se Blushi është mjeshtër i fantazisë dhe fjalës.

Sipas Halilit, beteja e Blushit në fakt nuk është me të, por me PS-në.

Shpesh ju që flisni nga Tirana si gazetarë apo si politikanë, nuk po i përfshij të gjithë në këtë mendim, ju duket se Shqipëria fillon maksimumi tek korpusi i Universitetit e mbaron tek ish-stacioni i trenit. Shpesh ju keni lehtësinë e atij që flet për gjithçka e çdo gjë pikërisht sepse nuk dinë asgjë me themel.

Ky natyrisht nuk është rasti i deputetit Ben Blushi të cilin unë e çmoj. E di që ai as më njeh dhe as e ka idenë se çfarë kemi bërë këtu në Kukës bashkë me një staf të ngushtë profesionistësh dhe një rreth të gjerë dashamirësish për të përmirësuar jetën në qytet. E përdori emrin tim sepse i duhej për betejën e tij që nuk e ka me mua, por e ka me një nga zyrat në Bulevardin e Tiranës.

Dhe gaboi. Gaboi edhe në kohë, edhe në hapësirë. Gaboi në kohë sepse unë jam larguar nga pushteti për të shkuar në opozitë. U largova nga PD dhe militova në LSI kur kjo parti ishte në opozitë. Po të kisha parë llogarinë time të vogël, do të kisha qëndruar aty ku isha. Është ndryshe nëse çon votat nga opozita në pushtet dhe ndryshe e anasjellta. Veprimi i dytë ka moral, është një veprim që bëhet për moral dhe i bindet moralit.

Blushi gabon dhe në hapësirë sepse duke mos e njohur Kukësin, e paragjykon atë duke i besuar fantazisë së tij. Dhe këtu dalim tek diferenca mes nesh: ai është mjeshtër i fantazisë dhe fjalës, unë jam punëtor kokulur i fjalës së mbajtur dhe punës së ndershme”, thotë Halili.

June 3, 2015 08:27
Komento

4 Komente

  1. elbasani June 3, 09:06

    Shpejt je kujtuar per replik O o Hasan e lije per ne fun te vitit.

    Reply to this comment
  2. info-analitike June 3, 09:50

    Vetem Edi te kupton ty o Hasan djali, ai eshte i pagabueshmi, me kembe ne toke, i dhembshuri, i hapuri, mendjendrituri, i begenisuri por mbi te gjitha plot edukate dhe respekt.

    Reply to this comment
  3. lisi June 3, 11:36

    Na dolet te gjithe punetore te ndershem! Mire qe genjeni veten por mos genjeni populli se e dime mire se cfare brumi jeni!

    Reply to this comment
  4. oni June 3, 11:43

    Me vjen kerq per Blushin se eshte i vetem midis servilave te PS-se! Sikur te kishte dhe ca te tjere qe te thonin hapur mendimin e tyre dhe e mos duartrokisnin aty ku nuk duhet duartrokitur, do kishim nje qeverisje me te mire!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim