Hasan Rizai, martiri i Shkodrës

January 29, 2016 10:53

Hasan Rizai, martiri i Shkodrës

Prof.Gazmend Shpuza

Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga betejat më të mëdha të zhvilluara në kuadër të Luftrave Ballkanike. Ajo do të mbetet një nga faqet më të ndritura të atdhetarizmit dhe të vendosmërisë së popullit shqiptar, jo vetëm të atij qyteti me rrethinat, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të trojeve amtare, shembull i lartë frymëzimi për sendërtimin deri në fund të Revolucionit Kombëtar Shqiptar. Ajo është njëkohësisht dhe dëshmi e bashkëpunimit luftarak të popullit tonë me forca realiste të shoqërisë osmane të kohës, në radhë të parë të popullit turk, në mbrojtje të interesave kombëtare të ndërsjella dhe të së ardhmes së tyre.

Qëndrimin e tij realist ndaj zhvillimeve në Shqipëri, pas revolucionit të korrikut 1908, i quajtur xhonturk, komandanti famëmadh Hasan Riza pasha e shprehu qartë sapo erdhi në Shkodër. Ai ndër të parët dhe ndër të paktët midis autoriteteve osmane të kohës kuptoi se në kushtet e krijuara dhe sidomos në prag të Luftës së Parë Ballkanike interesat e shqiptarizmit dhe të osmanizmit faktikisht qenё ndarё.

Hasan Riza pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe për ushtarët shqiptarë, në shumicë mbizotëruese myslimanë, pёr ta kënduar në gjuhën amtare në stërvitje dhe në beteja. Marshi, i botuar nga folkloristi i njohur shkodran, Kasem Taipi, mbyllet me vargjet:

“Në ballë të ushtrisë u ngreh bajraku…Bini djelm ku derdhet gjaku, Për liri e për Mbret,/ Kush të jetë djal në ushtri të Sulltanit/ Të dalin sot ai në fushë të mejdanit/ Me dhanë jetën për vatan (atdhe)/ Ashk ollsun (të lumtë) ushtria Osmane /Nen sanxhak (flamur) rreshtue tabor (batalioni)/ Marre të parve kurr s’iu çon/ Se përpara bijnë gjallë në vorr”. Sipas kronistit shkodran Hamdi Bushati, “Hasan Riza pasha ia shpërbleu çdo strofë një lire ari”.

Hasan Rizai pas 28 nëntorit deklaroi në shtabin osman se Shkodra mund të mbrohej vetëm si “qytet shqiptar”. Në këtë frymë ai i bën thirrje Mahmut Hajret pashës (Jellёs) që tё vepronin në emër “të shqiptarizmit dhe të osmanizmit”. Thirrja e tij vinte pas vendimit të Konferencës së Londrës të datës 17 dhjetor 1912. Me të, fuqitë e Mëdha nuk njohën pavarësinë e shpallur më 28 nëntor të atij viti. Ato, edhe për disa muaj, njohën vetëm autonominë e saj nën sovranitetin e sulltanit.

Duke pasur parasysh realitetet e reja, Hasan Riza pasha nuk interesohej vetëm për shpëtimin e garnizonit osman që kishte nën komandë, çka ai do të mund ta kishte arritur menjëherë në marrëveshje me qeveritarët malazezë, siç e arriti E.Toptani, pas disa muajsh.

Hasan Rizai bie dakord me Basri bej Dukagjinin, deputet i Dibrës në parlamentin xhonturk, për rrugët e “shpëtimit të Shqipërisë”. Mbrojtjen e Shkodrës ai si komandant i garnizonit të saj tashmë nuk e shihte ngushtë vetёm nën këndvështrimin e interesit tё tij pёr nxjerrjen nga rrethimi të forcave turko-osmane që kishte nën komandë.

hasan-riza-pasha-1Hasan Riza pasha mbrojtjen e Shkodrës e pa të lidhur me zgjidhjen e çështjes shqiptare, në frymën e vendimeve tё Kuvendit tё Vlorёs dhe në pёrputhje me njohjen një here për një here të autonomisё sё Shqipёrisë nga Konferenca e Londrës.

Mjaft kuptimplote për konceptin që kishte krijuar Hasan Riza pasha lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në Perandorinë Osmane në vitet e fundit të saj, dhe për marrëdhëniet shqiptaro-osmane, në veçanti, flet qartё letra që ai i dërgoi Mahmut Hajret pashë (Jellës), më 27 dhjetor 1912. Ai i kërkon komandantit të Armatës Osmane Perëndimore të angazhohet sa më parë me forcat që kishte nën komandë në veprimet luftarake kundër forcave serbe që po marshonin në drejtim të Shkodrës. Komandanti i mbrojtjes sё Shkodrёs i bën thirrje atij tashmë jo në emër të Perandorisë Osmane, por në emër “të shqiptarizmit dhe të osmanizmit”.

hasan-riza-pashaAngazhimin e Hasan Riza Pashës në mbrojtje të “shqiptarizmit” e shprehë drejt poeti popullor shkodran, edhe pse të veshur me një leksik të vjetëruar, që ishte në përdorim të gjerë asokohe, çka e dëshmon dhe marshi që shkroi patër Gjergji:

“Esad pasha e Hasan Rizaja,/ Mushavere (debatojnë) me shoqishojnë,/ Për imdatë (ndihmë) nuk asht uzdaja (shpresë)/ Por po çojmë bajrakun (flamurin) tonë./ Hasan Rizaja e kish mendue/ Për këtë tokë të bajmë hyzmet / të njallim shqipen që asht harrue/ e ta pshtojmë na këtë milet. Dau (caktoi) ditën me çue bajrakun/ Simbas planit që kishte shenjue/ Thehet Serbi me Karadakun / e pshton (shpëton) Shkodra që asht rrrethue./ Osmanllia kanë mendue/ e banë tertibë (organizojnë) me marifet/ Shtien Esatin me tradhtue/ Ai e mbyti në bukë të vet”.

Përmes një leksiku tashmë të vjetëruar dhe shkodranizmave poeti popullor na përcjell besnikërisht përfytyrimin e shkodranëve rreth zhvillimeve dramatike të atyre ditëve në qytetin e tyre dhe predispozicionin e komandantitit të Shkodrës si dhe fundin e tij.

Në ato rrethana, sipas poetit popullor, Hasan Riza pasha kishte menduar të vihej në shërbim të kësaj toke, për ta shpëtuar kombin shqiptar, duke ngjallur së pari shqipen e shkruar. Pas debatesh me Esat Pashën, ai arrin në përfundimin se rruga e vetme për shpëtimin e Shkodrës ishte ngritja e flamurit shqiptar, duke caktuar dhe ditën e realizimit të këtij evenimenti madhor historik me rëndësi kombëtare për fatet jo vetëm të Shkodrës por dhe të krahinave të tjera. Hasan Riza Pasha nisur nga pozitat dhe interesat e banorëve të Shkodrës flamurin shqiptar kërkon ta bëjë flamur të luftës që ai po komandonte deri më atëherë vetëm nën flamurin osman. Kënga popullore rezulton një kronikë autentike e atyre ditëve. Sipas Mikel Prendushit, autori i disertacionit ende të pabotuar kushtuar Mbrojtjes së Shkodrës, flamurin e qëndisi vajza shkodrane Bernardina Marubi.

Forcat mbrojtëse të Shkodrës poeti popullor i ndan në dy kampe. Nga njera anë, ai vendos shqiptarët me të cilët rreshton, pa hezituar, edhe Hasan Rizajn dhe garnizonin që ai kishte nën komandë. Përkundrejt tyre autori i këngës vë kampin e osmanllinjve xhonturq, në të cilin bënte pjesë dhe Esat pashë Toptani me njerëzit e afërt të tij. Këta bëjnë planin për ta eleminuar komandantin. Këtë synim ata e realizojnë me anë të Esatit, i cili e pret në besë shefin dhe mysafirin e tij, pas marrëveshjes me oficerët madhorë xhonturq, duke i lënë një njollë të madhe vetes jo vetëm si tradhtar i tokës shqiptare por dhe si i pabesë.

Prandaj Cetina dhe Beogradi, duke llogarituar perfitimet që do të kishin nga shtënia në dorë e Shkodrës e paguan mire Esadin. Të dhënat që vijnë nga burime të ndryshme edhe pse nuk përputhen janë të konsiderueshme.

Më 22 prill 1913, Cetina e njoftonte Beogradin, se Esat pashë Toptani, në shkëmbim të Shkodrës, kërkonte nga shtetet aleate ballkanike: Mali i Zi, Serbia e Greqia, 300.000 dinarë, pra, nga 100.000 dinarë secili. Eqrem bej Vlora shkruan se, siç i kishte pohuar vetë Esat Pasha të atit të tij, Syrja bej Vlorës, më 1913, “për të marrë vendimin e dorëzimit të Shkodrës, kishin ndikuar një gjysmë milion franga ari, që i ishin dorëzuar një besniku të tij në Trieste”.

Në gjyqin e Esat Pashës më 1920 në Paris, përfaqësuesi shqiptar Mithat Frashëri deklaroi se “qysh në atë kohë, u fol për Esat Toptanin se e shiti Shkodrën kundrejt shumës prej 600.000 frangash që i dhanë malazezët”.

Historiania ruse Nina Smirnova mbështetur në burime britanike dëshmon, se E. Toptani mori prej Serbisë një shumë prej 16 mijë paund.

Mbi të gjitha pashaj siguroi prej Beogradit dhe Cetinës mbështetjen për realizimin e synimeve të tij për t’u vënë në krye të Shqipërisë autonome nën suzerenitetin e sulltanit. Në shkëmbim të saj ai hiqte dorë nga Shkodra dhe territoret në veri të lumit Drin, në dobi të malazezve. Me këtë mbështetje Esadi sapo u kthye në Tiranë iu kundërvu qeverisë së Vlorës, të cilën deklaroi se nuk e njihte.

Pra, përfitimet që llogaritnin të arrinin shtetet fqinje, madje, dhe aq sa arritën pas lëshimit të Shkodrës ia vlenin, veçanërisht me angazhimin pa kushte të Esadit në shërbim të Beogradit, e justifikonin plotësisht zemergjerësinë e sunduesve sllavë ndaj tij.

Për këto arsye opinioni publik shqiptar pa përjashtim e dënoi tradhëtinë e Esadit.

Ide të njëjta si ato të këngëtarit popullor shtjellohen më tej në poezinë e dom Lazër Shantojës kushtuar mbrojtësit të Shkodrës. Autori i saj mallkon vrasjen tradhtare të Heroit. Duke e kapërcyer sensin e masës, megjithëse krimin e tradhtisë e kreu Esadi, turpin ia veshi mbarë Shqipërisë:

“Tinzisht jetën ta muer nji bir Shqypnijet me dorë tradhtore…Kob e kori! Ma besa e atdhedashnija kërkohet kot në do (disa) nipa të Skënderbeut! Me marre e kore asht mblue sot Shqypnija Faqe tanë dheut…” Për të përfunduar me një porosi drejtuar  nipave të Skenderbeut: “Xeni (mësoni) prej të huejt, xeni ma j’(një) herë, Shqyptar, Me dekë p’r atdhe!” Me këto fjalë autori, për mendimin tim, u drejtohet përfaqësuesve të aristokracisë çifligare të kategorisë së Esad pashës, se përfaqësuesit e masës së shqiptarëve, katundarë dhe qytetarë, po luftonin në llogoret përballë ushtrive agresore.

Në vargjet e poezisë së dom Lazrit mbarë Shkodra e pikëlluar për humbjen e tij thërret: “Ku je Hasan Riza?”

Si komandant me vision të qartë, jo vetëm ushtarak por dhe politik, Hasan Rizaj arriti të kapërcente hendeqet e krijuara nga politika qorre e qeveritarëve xhonturq që nga koha e ardhjes së tyre në fuqi. Së parit, sapo ndjehej afrimi i Luftës Ballkanike ai hartoi planin strategjik për mbrojtjen e qytetit të Skodrës.

Komandanti i Shkodrës mori masa për forcimin e fortikimeve të kalasë Rozafat dhe në Tarabosh e në Bardhej. Efikasiteti i këtyre masave, sipas dëshmitarëve të kohës edhe sipas specialistëve të sotëm të historisë së artit ushatarak, u dëshmua plotësisht efikas dhe pas vrasjes së tij nga Osman Bali. Përballë tyre u thyen njeri pas tjetrit të gjitha sulmet e forcave malazeze.

Edit Durham, dëshmitare e ngjarjeve të atyre muajve, vlerëson lart pa asnjë mëdyshje meritat e komandantit të mrojtjes së Shkodrës: “Një gjë është e vërtetë, Hasan Rizaj ishte një ushtar i shkëlqyer dhe falënderimet e të gjithë shqiptarёve i detyrohen kryesisht atij dhe planit të tij të shkëlqyer të fortifikimit. Ai e shpëtoi Shkodrën.”

Kënga popullore shkodrane dhe poezia e Dom Lazër Shantojës dëshmojnë vlerësimin mbarëpopullor të meritave tё gjeneralit turko-shqiptar në mbrojtjen e Shkodrës shqiptare.

Në përgjithësi, këngët popullore në trojet shqiptare e përshkruajnë komandantin e famshëm Hasan Riza Pasha, si hero legjendar të kësaj lufte, që martirizohet për interesat e Shqipërisë.

Studiuesi i mirënjohur i folklorit tonë prof. Sadri Fetiu konstaton që këngët kushtuar mbrojtjes së Shkodrës kanë një shtrirje të gjerë përterj krahinave nga kishin ardhur rezervistët dhe vullnetarët, deri në Çamëri. Në këngët e kësaj periudhe të pabotuara deri vonë, përpos figurave historike kryesisht negative siç janë krajl Nikolla, sulltani i Turqisë, Esat Pashë Toptani këngëtari poullor dallon Hasan Riza Pashën. Veç tij nuk ndeshen heronj pozitiv të individualizuar në aspektin poetik. Figura e tij rezulton pёrgjithësim i atyre qindra mijëra luftëtarëve dhe i dëshmorëve që ranë në mbrojtjen e Shkodrës.

Hasan Riza Pasha kishte fituar simpatinë e shqiptarëve që në të gjallë të tij. Kur u shtrua çështja e kandidaturës së princit të Shqipërisë të saponjohur, në radhët e klerit katolik para kandidaturave ortodokse apo protestante parapëlqehej ajo e një princi mysliman. Sipas biografit të tij, Preng Uli, u pat parasysh dhe ajo e Hasan Rizajt.

Shkodra e shprehu dhe një here nderimin për Hasan Riza Pashën, në vitin 1936, kur eshtrat e tij u rivarrosën në varrezat e Komaneve me një ceremoni të posaçme. Në Parkun e Xhamisë së Fushës Çelë At Gjergj Fishta në fjalën e tij i thuri himn jo vetëm aftësive ushtarake të tij por dhe patriotizmit shqiptar: “Hasan Riza pasha do të kujtohet si atdhetari ma i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshtën shpëtimin e atdheut tonë, prandej Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baraz me herojt e kombit shqiptar”. Në ligjëratën e tij patër Gjergj Fishta, midis të tjerash pranon me plot gojën:

“Hasan Riza Pasha kishte luftuar dhe shërbyer për pavarësi të Shqipërisë, Ai ishte mik i vërtetë i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë”.

Ndёrsa Kryetari i Bashkisё sё Shkodrёs Zejnel Prodani nё emёr tё popullit tё qytetit deklaronte: “Populli i Shkodrёs nuk e harron kurrё, pat dhe ndjesina tё nalta pёr indipendencёn shqiptare. Mallkoi dorёn mizore qё u shty nga Esat Toptani pёr me qit viktimё ket Pasha nё kohёn ma tё kritikshme pёr Shkodrёn”.

Hasan Riza pasha në shtabin e tij para parisë shkodrane deklaroi “edhe unë jam gjak shqiptar”. Ai kishte nënën shqiptare. Është kjo një arsye madhore që shpjegon pse Hasan Rizaj e përqafoi çështjen shqiptare dhe u angazhua me përkushtim deri në sakrificën sublime për mbrojtjen e saj, si një ndër shqiptarët më të mirë të asaj kohe. Ndonjë që e mban veten për shkodran, që kërkon ta ulë atë thjesht në një kolonel turko-iraken, nuk ka parasysh vlerësimin që i bëjnë, veç sa e sa të tjerëve, At Gj. Fishta dhe D. L. Shantoja.

Autorët e sipërpërmendur e dinin mirë se qëndresa e Shkodrës ndaj forcave malazeze vijoi dhe disa muaj pas vrasjes së Hasan Rizajt, megjithatë qëndresën heroike disa mujore ia dedikojnë komandës dhe zotësisë së tij dhe jo pasardhësit të tij.

Epitafi i hartuar nga at Gjergj Fishta mbi varrin e ri të Hasan Riza pashës synon të përgjithësojë personalitetin e komandantit legjendar të Shkodrës:

“Gazi (hero) HASAN RIZA PASHA / Burrë si motit / Ushtar trim, besnik / Komandant i ushtrive / Otomane në Shkodër / Mik i Shqipnisë dhe i shqiptarëve / … Me mbrojtje fisnike / Të kalasë së Rozafatit / Në tridhetë kallnuer 1913 e vrau / Nji dorë tradhtare mizore / Mban ketë përmendore / Prej Bashkisë së Shkodrës / Shembull burrnije e për kohën / T’ardhshme e kje varrosë / TRIMI.”

 

Marrëveshja midis Hasan Riza pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij nga njeriu i Esat pashës, Osman Bali.

Të gjitha rrethanat ushtarake, përsa i takon vendosmërisë luftarake të garnizonit të Shkodrës dhe banorëve të qytetit, raporti real i forcave luftarake në front, pas tërheqjes të divizioneve serbe, me gjithë rezervat e pakta ushqimore, nuk e përligjin kurrsesi aktin pak të quhet kapitulant të Esad pashës pёr dorёzimin e Shkodrёs. Këtë të vërtetë ia përplasi në sy pashait toptanas, Sulço beg Bushati.

Po të kemi parasysh në mënyrë të veçantë vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër që Shkodra të mbetej brenda kufijve të shtetit shqiptar del edhe më i qartë karakteri tradhtar i kapitullimit të Esad pashës, pikërisht në momentin e pajustifikueshëm. Për më tepër, njësi të flotave luftarake të Fuqive të Mëdha kishin bllokuar bregdetin e Malit të Zi për ta detyruar krajl Nikollën e pabindur që t’i nënshtrohej vendimit të tyre për largimin e trupave të veta nga Shkodra.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh pasojat e rënda që pati në caktimin e kufijve të Shqipërisë veriore tradhtia e Esat pashës. Për të shpëtuar Shkodrën e shitur nga Esadi u sakrifikuan Dibra, Peja dhe Gjakova. Prandaj kënga popullore shkodrane i këndon heroit të mbrojtjes së saj pashajt osman me origjinë shqiptare, Hasan Rizasë, dhe jo pashajt shqiptar që nënshkroi aktin kapitullant, E.Toptani. Ky, siç e dëshmon fotoreporteri francez, me shumë përulësi i dorëzon princ Danillos çelsin e kalasë Rozafat.

Shkrimtari i mirënjohur Skënder Drini romanin kushtuar mbrojtjes së Shkodrës më 1912-1913, pas një njohjeje të thelluar të literaturës e të dokumenteve, në mënyrë të goditur e ka titulluar “Vraje tradhtinë”.

Politika aneksioniste e qarqeve sunduese shoviniste fqinje e gjakosi Ballkanin Perëndimor jo vetëm në fillim të shek. XX por edhe në fund të tij, duke shkaktuar edhe tri lufta ballkanike të tjera në fund të tij. Parë me këtë sy, mund të thuhet pa e tepruar, se mbrojtja shqiptaro-turke e Shkodrës më 1912-1913, në prag të luftës botërore, u kurseu popujve të rajonit, nё radhё tё parё, popullit shqiptar dhe një luftë tjetër ballkanike. Mё sё parit, ajo u kurseu banorёve tё Shqipёrisё veriperёndimore gati një shekull shtypjeje të shoqëruar me një genocid etnik e fetar të paparë, si atë që përjetuan shqiptarët e viseve të tjera veriperëndimore, lindore dhe jugore.

Këngët popullore flasin për vlerësimin mbarëshqiptar që pati qëndresa e udhëhequr nga Hasan Riza pasha jo vetëm në viset e Shkodrës së rrethuar, por dhe në viset e Shqipërisë Lindore, Maqedonia Perëndimore e sotme, nga kishin ardhur forca vullnetare për mbrojtjen e qytetit veriperëndimor dhe deri në Çamëri.

Përkundrejt përjetimit mbarëpopullor të mbrojtjes së Shkodrës ndonjë poezi e botuar, më 1913, nga Patër Gjergj Fishta për “Toptanasin” nuk e pati jehonën e gjatë, pikërisht sepse ajo iu kushtua tradhtarit të kësaj mbrojtjeje heroike. Ajo, me sa duket, iu diktua autorit nga emisarët e Vjenës në funksion të përpjekjeve të tyre për shkëputjen e Esadit nga ndikimi i politikave ballkanase dhe asaj të përtej Adriatikut. Edhe vetë patër Gjergji nuk i përfshiu ato “vargje të larta për qëndresën e pashoqe në një rrethim të jashtëzakonshëm, ku luftonin mbi 55.000 njerëz nën armë rreth e përqark qytetit heroik”, në përmbledhjet e botuara prej tij, më pas. Ndërsa studiues të krijimtarisë së tij poetike as që i përmendin më.

Lufta e forcave ushtarake të aleatëve ballkanikë në brendësi të trojeve shqiptare nuk ishte, siç paraqitet nga historianë ballkanikë dhe nga mjaft autorë evropianë, një luftë për europianizimin e Ballkanit, për deorientalizimin e tij. Ajo ishte luftë, e cila me mbështetjen që gjente në mjaft kryeqytete europiane, çonte dhe në ballkanizimin e Europës. Lufta e padrejtë aneksioniste e Malit të Zi për pushtimin e Shkodrës nuk mund të përligjet sot me qëndrime kinse euroatllantiste. Duke pretenduar sot për zhdukjen e mendësive orientale, në thelb, përligjet politika aneksioniste e qarqeve sunduese shoviniste fqinje, politikë e cila e gjakosi Ballkanin Perëndimor deri në fund të shekullit të kaluar. Në fund të fundit, nuk bëhet gjë tjetër, veçse justifikkohet tradhtia e Esadit.

Përvjetori i vrasjes së Hasan Riza pashajt bie me 30 të këtij muaji. Megjithëse nuk eshtë përvjetor i plotë, të paktën, Bashkia e Shkodrës dhe forcat politike si dhe shoqëria civile atdhetare e kanë për detyrë ta nderojnë heroin e mbrojtjes heroike gati shtatë mujore të qytetit të tyre. Të çojnë nga një kurorë ose së pakut nga një tufë lule te lapidari dhe varri i heroit. Me ta mund të bashkohet pa frikë edhe ndonjë, i cili me pretendime pseudoevropianiste antiosmane nuk pat qenë dakord të ngrihej monumenti në përkujtim të Herojt të Shkodrës. Edhe autoritetet qëndrore mund ta rishikonin ridekorimin e heroit në përputhje të plotë me meritat e tij, të motivuar qartë.

Ky nderim nuk cënon përpjekjet për afrimin shqiptaro-serb në frymën e bashkimit evropian, për çka qeveria serbe shprehet e gatshme. Porse le të përkujtojmë që anëtarë të saj, të pashkëputur nga mendësitë vjetëruara të krajlit dhe të Pashiqit, edhe në ditët tona, vendosin kurora në varrin e Esad pashës. Në këtë nderim për Esad pashën, të rivarrosur në Beograd, ata shprehin parapëlqimet e tyre ndaj pushtetarëve shqiptarë, jo vetëm në Prishtinë, por dhe në Tiranë, me të cilët deklarojnë, se janë të gatshëm të hyjnë në bisedime.

Qëndrimi proosman gjatё gjithё Luftёs Ballkanike i mjaft personaliteteve të Lëvizjes Kombëtare antiosmane, qofshin dhe të krishterë e, madje, dhe klerikë si Fan Noli, Gjergj Fishta e të tjerë flet për vlerësimin realist të tyre ndaj rrezikut vdekjeprurës të agresionit ballkanik mbi trojet shqiptare. Gjithë kjo vështirë të shpjegohet, siç pretendohet, sipas një koncepti kinse evropianist të viteve të fundit, me frymën orientale të veprimtarëve shqiptarë, e cila e paska lënë Shqipërinë jashtë Aleancës Ballkanike.

Qëndrimi tradhtar i Esadit, qëndrimi, qoftë dhe për pak kohë, promalazez i bajraktarëve katolikë të Malësisë së Mbishkodrës, midis tyre nuk mungonin dhe meshtarë, madje, siç dëshmon dom Nikollë Kaçorri, dhe vetë arkipeshkvi i Shkodrës, nuk flet për një orientim proeuropian të tyre. Këndvështrimi i tyre dëshmon se interesat kombëtare të shqiptarëve edhe sot nuk janë në kundërshtim me orientimin e tyre europian sot, edhe pse segmente të caktuara në Ballkan e pse jo edhe në vetë Europën nuk janë çliruar ende nga hije të së kaluarës.

January 29, 2016 10:53
Komento

13 Komente

  1. [email protected] January 29, 17:04

    po mir more shoku qe te mbet sahati po ne 12=po ene pensionin ta ka sigurue nona jote parti=por si asht e mundur se mendon qe rrenat tuja ti pranoj kush ene sot? paske gjet ene vargjet e atij qe e telendie perjet duke i hedhyn e kockat ne lume-se ai ishte reaksionar-po a ke naj cik turp se mjafton me e fillue ke yt ate qe ishte me leninin e ti po gjithashtu se nuk mund te kini linje tjeter-po nuk ben assnji sqarim per kolosel hasan rizain e po ashtu flet hala ne kohen e partise tate,nersa esatin e cileson tradhetar,ene ashtu si ke shkrujtun ma katunart luftun ne shkoder me heroizem,por gjenerali ishte tradhetar,shkruj dicka per gjysjin tat ku a baben tat shkurt per kontributin tuaj ne luften e shkodres,shenim:nuk ja vlen te merresh me ty historianin e partise e pa asnji vlere,por e bona kete per gazeten qe merr mundimin dhe e felliq faqen e saj me kesi lloj sajesash aq mo keq nga nji varroses i historis e dinjitetit te kombit tone me sajesat tua qe hala mundoheni te ruani e mbroni rrenat nese gazeta dita dita eshte e unteresuar per te vertetat e luftes se shkodres jam gati ti them te vertetat ashtu sic kane ndodhun e sinqerisht nuk do te mbaj asnji lloj rrezerve pasi keta jane njerez qe nuk e duan vetvehten ose mendojn qe te vertetat jane harruar e nuk ka kush ti pergjigjet falemnderit.dhe ajo foto e esat pashes eshte ne selanik ne seline e qeverise e tij gjate luftes pare boterore

    Reply to this comment
  2. demo January 29, 19:45

    I bie qe Hasan Rizai,ka qene me shqiptar se shqiptaret.

    Reply to this comment
    • Niku January 29, 22:02

      Demo, tani po e merr vesh ti, lexo me siper komentin e aga.halit se si ka shkruajtur. Them me vete, eshte serb dhe nuk eshte njelloj si une shqiptar. se nuk ka mundesi ndryshe.

      Reply to this comment
  3. Amerikani... January 30, 11:18

    Fekalet e jashteqitura nga perdhunimi 500-vjeçar i bab-dovletit, vazhdojne te helmojne token shqiptare…Pashai turko-mongol, ishte aty si pushtues, perdhunues dhe perçudnues i shqiptareve…Ai pas ngordhjes se kermes otomane te Bosforit, duhet te ishte larguar sipas ligjeve te luftes,..Por mosbindja e tij ndaj qeverise se Vlores, dhe Austro-hungarezeve, shkaktoi ate gjakderdhje ,qe me se shumti, u kthye ne lufte ndermjet shqiptareve te krishtere dhe atyre te turqizuar…Shkodra kishte status nga fuqite e medhe per mos-prekje nga askush…E verteta duhet shpallur boterisht…”Ajo te çliron njehere e pergjithmone…”Fatkeqesia e kombit shqiptar, qe po e ndjek si mallkim brez pas brezi, ka qene dhe mbetet nje…pushtimi apokaliptik, çkombetarizues,zhberes, me permasat e nje genocidi zhdukes, qe edhe sot pas 500 vjetesh po na mban larg Europes ….Prandaj jemi ne emergjence kombetare dhe historike ,qe te pozicionohemi prere dhe boterisht ,si pjese e pandare e identitetit dhe qyteterimit Europian….

    Reply to this comment
  4. Amerikani... January 30, 11:18

    Fekalet e jashteqitura nga perdhunimi 500-vjeçar i bab-dovletit, vazhdojne te helmojne token shqiptare…Pashai turko-mongol, ishte aty si pushtues, perdhunues dhe perçudnues i shqiptareve…Ai pas ngordhjes se kermes otomane te Bosforit, duhet te ishte larguar sipas ligjeve te luftes,..Por mosbindja e tij ndaj qeverise se Vlores, dhe Austro-hungarezeve, shkaktoi ate gjakderdhje ,qe me se shumti, u kthye ne lufte ndermjet shqiptareve te krishtere dhe atyre te turqizuar…Shkodra kishte status nga fuqite e medhe per mos-prekje nga askush…E verteta duhet shpallur boterisht…”Ajo te çliron njehere e pergjithmone…”Fatkeqesia e kombit shqiptar, qe po e ndjek si mallkim brez pas brezi, ka qene dhe mbetet nje…pushtimi apokaliptik, çkombetarizues,zhberes, me permasat e nje genocidi zhdukes, qe edhe sot pas 500 vjetesh po na mban larg Europes ….Prandaj jemi ne emergjence kombetare dhe historike ,qe te pozicionohemi prere dhe boterisht ,si pjese e pandare e identitetit dhe qyteterimit Europian….!

    Reply to this comment
  5. [email protected] January 30, 15:04

    nese doni te vertetat jane qe un them e jo ato thuhen me hamendje,pasi ne ate lufte ka marr pjes gjyshi im vet i gjashti vella nga te cilet dy u vrane ne ate lufte e njeri u plagos pra njeni ishte shef i prapavijes(Seit Aga)e pra nuk ben me shkrujt hala mbass barihajt,por duhen thon te vertetat ashtu si kane ndodhun

    Reply to this comment
  6. ardi January 30, 15:38

    halit aga ha akoma mutin serb dhe turk.

    Reply to this comment
  7. e verteta January 30, 18:25

    po si mund te perkrahnin malsoret ushtrine osmane e cila 1 vit me pare kishte djeg e plackit cdo fshat ne kryengrtjen e ded gjo lulit

    Reply to this comment
  8. gjini January 31, 01:53

    Gazmend Shpuza titullin profesor e pat marre me studimin qi pat ba per Haxhi Qamilin , sipas propozimit te E.Hoxhes per me nxjerre nji hoxhe si patriot !!!! Kush ishte Haxhi Qamili shume mire e dijme te gjithe nji turkoshak po si edhe ky Hasan Riza pasha i cili nuk luftoi asnji minut per Shqipni,por per Turki per me perjetesue pushtimin turk te trojeve shqiptare,Pse Hasan Rizai kur u shpall Pavaresia me 28 Nandor ne Vlone nuk ndigjoi thirrjet e patriotve shkodrane qe ti bashkangjitej ushtrise shqiptare te sapokrijueme te Vlones ? Kesaj thirrje ai iu pergjigj se une jam ketu per te mbrojte Padishahun dhe jo shqiptaret. Prandej malcoret nuk iu bashkuen atij mbasi lufta edhe pse zhvillohej ne trojet shqiptare ajo ishte lufte mes Malit te Zi dhe Turkise. Ti je ai profesor qe ke thane ne shkrimet tueja se :Ne se Skanderbeu asht i te krishtereve ,ai nuk asht heroi im”Prandej ato cka shkruen profesori ne fjale nuk jane gja tjeter vetem rrena dhe genjeshtra.

    Reply to this comment
  9. [email protected] January 31, 13:27

    gjithcka eshte dicka-padija eshte kata strofe-kjo vlen per ju zatni arbi

    Reply to this comment
  10. toni January 31, 14:58

    @e verteta. Nese ndiheshin kaq te fyer malesoret nga ushtria otomane per shkak atyre rrenave qe i ke mesuar ne historine komuniste, qe derigjohej nga sllavet. Dhe le ta supozojme sikur i paskan djeg e plackit. Cfar mutin deshen malesoret, qe ju bashkuan ushtrise Serbe e Malazeze dhe luftuan kunder Shqiperise.

    Reply to this comment
  11. Arben January 31, 20:32

    FAT I MADH QE NE KOHEN ME KRITIKE PORTA E LARTE EMEROI NE SHKODER HASAN RIZA PASHEN, ISHTE USHTARAKU ME I MIRE I USHTRISE OSMANE NE ATE PERIUDHE.

    TE KISHTE NDODHUR NDRYSHE, TANI SHKODRA DO TE ISHTE MAL I ZI E JO SHQIPERI.

    NDERIME PAFUND PER NJEREZ TE TILLE.

    Reply to this comment
  12. ashes February 1, 11:17

    Te lumte Arben , nuk e di pse kur lexoj komentet kunder Hasan Riza Pashes që organizoj mbrojtjen e Shkodres per te cilen dha jeten per mos ta shitur pse mendja me shkon te Fevziu dhe te zinjet me shumice qe dolen hapur tash 25 vjet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*