Hashim Thaçi: Korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes nga Serbia

September 1, 2018 14:06

Hashim Thaçi: Korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes nga Serbia

Në Kosovë vijon që të jetë mjaft i nxehtë debati për rishikimin e kufijve me Serbinë. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti akuzoi Thaçin se ai tashmë e ka arritur marrëveshjen me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij, marrëveshje ka, madje të nënshkruar, por korrigjim nuk ka.

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk” – Faik Konica. Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne“, tha Albin Kurti

Por, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre drejtuar ambasadorëve në Prishtinë shprehet se synon që fillimisht nga marrëveshja, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa më pas mund të rishikohen kufijtë.

Ne synojmë, me të drejtë, që përmes kësaj marrëveshjeje, përmes njohjes formale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, OSBE-së, Paktit NATO dhe të na ofrohet njëmend perspektiva e anëtarësimit në BE.

    Njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë“, tha Hashim Thaçi

Debati lindi, pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

o.j/dita

September 1, 2018 14:06
Komento

3 Komente

  1. fery September 1, 19:28

    Ja çfarë përfiton Serbia nga marrëveshja sekrete mes Thaçit dhe Vuçiqit

    NGA FATON MEHMETI

    Zhvillimet e fundit në Kosovë janë të fokusuara tek ideja e presidentit të vendit për korrigjim të kufijve. Të gjithë diskutimet që po zhvillohen lidhur me këtë çështje edhe në nivel ndërkombëtar, si duket ishin në vetvete edhe qëllimi i Thaçit.
    Meqenëse posti i presidentit nuk i ofronte ndonjë faktorizim, Thaçi shpiku temën e kufijve për të qenë në qendër të vëmendjes. Njeriu që vuan nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes, është në gjendje të shpikë edhe marrëzira vetëm që mediat dhe qytetarët të flasin për të.
    Përveç që shpiku këtë temë për të dalënga izolimi, është mjaftueshëm e lexueshme arsyeja tjetër, Gjykata Speciale. Pikërisht kjo e fundit i është shndërruar presidentit aktual si hije qe e ndjek pas, dhe nga e cila nuk po arrinë assesi të largohet. Një Kolombre që e ndjek pas, gjatë gjithë udhëtimit të tij jetësor.
    Megjithatë “ Gjarpri” s’po dorëzohet, po përdorë të gjitha atute që i posedon, duke lozur ose çdo gjë ose asgjë, Thaçi është shndërruar në rrezik kombëtar, nga i cili vërtet duhet pasur frikë. Me të drejtë Dritëro Agolli thoshte se “ një kokë e çmendur një popull e çmend”. Duhet frenuar çmendurinë e njeriut që po luan me fatin e një populli, për të shpëtuar veten. Me idenë se sa më e tensionuar të jetë gjendje në vend, aq më shumë do të shtyhet fillimi i punës së Gjykatës Speciale, presidenti i vendit po përdorë tema të nxehta, që duke e shtyrë në pakufi punë e kësaj gjykata, edhe ta komprementojë atë pa filluar punën.
    Thaçi nuk e ka seriozisht çështjen e kufijve, por i përdorë për qëllime të tjera, e pastaj edhe nëse del diçka nga budallallëku i tij do ia jep vetes medaljen e meritave si njeri i madh kombit. Nga i gjithë ky budallallëk i tij, Thaçi nuk humbë asgjë, ose përfiton ose jo, por nuk humbë. Ajo që humbë është Kosova.
    Së pari imazhi i Kosovës si vend i sigurt bie poshtë, që edhe i shërben Serbisë për të propaganduar se Kosova nuk është vend i sigurt dhe se statusi i saj ende nuk është definitiv, pasi çështja e kufijve ende nuk është zgjidhur. Prandaj Vuçiqi e dëshiron me çdo kusht Thaçin në bisedime në Bruksel, duke e ditur hallin dhe injorancën e tij po arrin të përfitojë në të gjitha sferat e saj.
    Derisa BE dhe SHBA po kërkojnë me çdo kusht që brenda këtij viti të përmbyllet procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Thaçi po mundohet të përfitojë personalisht, duke mos i interesuar fati i Kosovës. Faktikisht Kosova ka nevojë për ta përmbyllur procesin e bisedimeve me Serbinë, nga e cila do të përfitonte politikisht, duke e afruar më afër BE vendin.
    Megjithatë Kosova nuk e ka patjetër që të luajë lojën e Serbisë, e cila si këmbim do të fitojë anëtarësim në BE, dhe eventualisht komunat serbe në Veri. Si dhe komunat serbe në pjesë të tjera të Kosovës do të fitonin kompetenca shtesë, që rrjedhimisht i bie të punojnë dhe funksionojnë sipas ligjeve serbe.
    Dyshoj shumë në një marrëveshje të fshehur mes Thaçit dhe Vuçiqit, nga e cila Thaçi do të përfitonte amnisti, ndërsa Serbia autonomi për komunat serbe, dhe eventualisht të shkëpusë ato komuna që i ka në kufi. Gjithsesi, nga e tëra kjo tollovi Kosova nuk pritet të përfitojë asgjë.
    Por kokëdhimbjet për Hashimin kanë filluar, pasi po kundërshtohet fuqishëm, jo vetëm nga opozita, por edhe nga koalicioni qeverisës, dhe nga partia nga vjen. Dua të besoj se liderët e partive në koalicion s’do të bien nën kthetrat e gjarprit, i cili shumë herë ka “ helmuar” kundërshtarët e tije

    PS: shkrimrari i madh Dritero Agolli kishte ne shenjester nji politikan dhe lider tjeter shqiptar te kohes kure ai ishte i ri duke mose ditur se pase atij budallai do te pasojne shume e shume budallenj tjere , budallalleqet e te cileve nuk u duket fundi

    ” nji udheheqes budalla ne krye te shtetit , e cmend nji popull te tere ”

    Dritero Agolli

    Reply to this comment
  2. Alban September 2, 09:01

    Njohja e shtetit te pavarur te Kosoves dhe ndarja administrative me serbet ne Veri te saj behen ne nje document. Mos I mbani me gjate serbet brenda Kosoves!

    Reply to this comment
    • Gjek September 4, 16:57

      S’e paske idene fare. Sa per dijeni, shumica e serbve (si numer popullesie) jetojne ne jug, jo ne veri, megjithese ne veri jane pothuajse te gjithe serbe. Edhe kur behet fjale per shkembime nuk behet fjale per gjithe Veriun, se po te jepte Trepcen e Ujmanin Kosova do bente vetevrasje ekonomike.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*