Hashim Thaçi premton “ndryshime të mëdha” në Kosovë

January 27, 2019 21:50

Hashim Thaçi premton “ndryshime të mëdha” në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme institucionet e Kosovës do të ndërmarrin vendime në interes shtetëror. Duke vënë theksin tek mirëkuptimi dhe fryma e përbashkët e institucioneve në Kosovë, Thaçi shprehet se kjo qasje përshpejton anëtarësimin e vendit drejt strukturave euro-atlantike

Në ditët dhe javët në vazhdim, institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore.

Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”, shkruan Hashim Thaçi.

v.l/ Dita

January 27, 2019 21:50
Komento

3 Komente

  1. fery January 27, 23:53

    Vstem te na thote presidenti Hashim Thaci se keto ” ndryshime te medha ” qe po na i pergadit dhe premton se do te ndodhin ne Kosove do te behet per te mire apo per te keqen e Kosoves …?
    Sigurishte se hapja e rruges se antaresinit te Kosoves ne organizmat nderkombtare euroatllantike do te ishte nji pune e mire por , nqs.kjo rruge kerkon heshtjen ose rehabilitimin e shtetit te Serbise , krimeve te luftes kryer ndaj popullit te pambrojtur shqiptar nga forcat shtetrore parahshtarake serbe , nga ushtrija ose policija serbe ne emer te njifar pajtimi ose amnestije kete “ndryshim ” sigurishte president Thaci shqiptaret e Kosives dhe asnji shqiptar kudo qe eshte nuk do ta pranoje sikur nuk do te pranojme si “ndryshime te medha” as shkembim teritoresh ose ndryshim kufijsh mese Kosoves dhe Serbise ne emer te integrimit dhe rruges se Kosoves drejte integrimit ne bashkesine e shteteve te Europes dhe ne NATO
    Nqs.keto ju president Thaci i konsideroni
    ” ndryshime te medha ” sepse ju mendoni se ketu ne kete pike gjitha subjektet politike pozite opozite dhe gjithe populli jemi te bashkuar, e keni gabim .
    Pikrishte ketu jemi te ndare president sepse ne varreza masive jane ende ane e kend Serbise dhe pushojne edhe 1654 mbetje mortore te civileve shqiptar te vrare kurse per mbi 700 mbetje te kthyera mortore nga shteti serb nuk jepen kurrefar dokumente se kushe i vrau ata, kushe dha urdher per vrasjen e tyre dhe pse ata u vrane. Kjo eshte pika me te cilen askush me ju nuk pajtohet andaj dhe
    ” ndryshime te medha ” s mund te kete pa u skjarruar keto ceshtje te ndieshme qe i mundojne shqiptaret president Thaci

    Reply to this comment
  2. Bregu January 28, 02:18

    Rrejé, rrejé, rrejé, o Hasho Karraxhozo!
    Ndoshta, prej 1000 rrenave tua, ndonjé kopuk o kopuke, ndonjé hajdut o hajdute 1 rrené té nxehté “taze” té ta e merr si gjysmé té vérteté!

    Reply to this comment
  3. Tom January 28, 11:15

    Giotin për Hashim Thacin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*