Haxhinasto pret një delegacion nga Dubai, që shfaq interes për portin e Durrësit

September 22, 2014 15:50

Haxhinasto pret një delegacion nga Dubai, që shfaq interes për portin e Durrësit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka takuar sot Sultan Ahmed bin Sulayem, presidenti i kompanise DP World nga shtetit i Dubait, si dhe delegacion që e shoqëronte.

Ministri dhe perfaqësuesit nga Dubai diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e transportit detar.

Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin e transportit dhe infrastruktures, ku përmendi Korridorin e VIII, sektorin hekurudhor dhe atë portual.

Ai iu përgjigj interesit të Autoritetit Portual të Dubait, një nga portet më të mëdhej në botë,  për zhvillimin e portit të Durrësit si port me potenciale të medha.

Delegacioni nga Dubai gjatë qëndrimit dy ditor në vendin tonë do të vizitojë nga afër portin e Durrësit dhe të Shëngjinit.

September 22, 2014 15:50
Komento

2 Komente

  1. Xhema nga Tirana September 22, 18:36

    Kam patur një simpati për këtë Ministër (pa e njohur nga afër). Por …. që nga zbatimi i një deklarate të tij për firmosjen e një marrëveshje me Shtetin Maqedonas ; për fillimin e një linje trageti në Liqenin e Ohrit Pogradec-Ohër në verën e 2014-tës, unë kam ngelur i zhgënjyer nga pompoziteti mediatik i këtij Ministri për arritjen e kësaj marrëveshje me vënien në jetë të saj që rezulton: një linjë targeti vetëm për maqedonasit.
    Në këtë linjë targeti, këtë verë, nuk ka udhëtuar asnjë Qytetar i thjeshtë që disponon një Pasaportë me “Shqiponjën dy Krenare”.
    Dikush do të ndërhyjë duke shkruar : * Dale mo dale; nuk e ka fajin Haxhinasto por …. Maqedonasit; ato e disponojnë Tragetin* .
    E unë i përgjigjem : Ky Ministër; ashtu siç u prononcua publikisht për arritjen e kësaj marrëveshje (mbi vendosjen e linjës së targetit Pogradec – Ohër); ashtu të prononcohesh përsëri (publikisht) për denoncimin e saj dhe për fillimin a anullimit të kësaj “MARRËVESHJE RRACISTE”.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi September 22, 21:20

    Xhema nga Tirana? E kini shumë drejt? E njoh mirë Pogradecin dhe çështjen për të cilën flisni? Haxhinasto nuk e ka bërë detyrën me tragetin,madje e ka bërë me përfitime te dukshme për palën maqedonase? Asnjë pogradecar nuk ja ka parë hajrin atij trageti me biletën 20 euro për 20-25 kilometra? E të tjera? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim