Haxhi Lleshi: Baba Fajën e vranë në zyrë

June 28, 2016 11:18

Haxhi Lleshi: Baba Fajën e vranë në zyrë

Nga Zenel Gjoni

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Në viti 1932 dervish Faja i Teqesë Elbasan niset për në Martanesh dhe vihet në drejtim të kësaj Teqeje, ku gjeti përkrahjen masive jo vetëm të dorësve (anëtarë të brendshëm të Teqesë), por të mbarë popullit të kësaj krahine.

Në vitin 1934 Dervish Faja merr gradën ‘Baba’ në Teqenë e Martaneshit. Martaneshasit dhe Baba Faja formuan një lidhe të patjetërsueshme, ndaj vetvetiu erdhi dhe u përjetësua masivisht emërtesa e personit të tij: “Baba Faja Martaneshi”. Dihet se çdo baba i teqeve bektashiane merr mbiemrin e vendit ku punon, por duke vendosur nyjen “i” para mbiemrit. Shembuj Baba Mustafai i Elbasanit; Baba Selimi i Gjirokastrës; Baba Xhemali i Kavajës; Baba Jashari i Martaneshit, etj etj. Tek Baba Faja populli e hoqi nyjen “i” dhe e unifikoi, e përjetësoi me emrin e krahinës Martanesh, pra tashmë emri i tij ishte njësh me Martaneshin: Baba Faja Martaneshi. Këtë populli e bëri pa ndikim, pa mbledhje, pa presione, pa kuvende, pa gjendje civile, bile pa asnjë lloj kërkesë apo propozim nga askush, u njoh tërë jetën e tij me emrin Baba Faja Martaneshi.

Ai me këtë emër u njoh si luftëtar i shquar i lirisë së vatanit të tij, si aleat besnik i bllokut antifashist në Luftën e Dytë Botërore.

Pushtimi fashist dhe Baba Faja Martaneshi

Pushtimin fashist Baba Faja e priti me pushkë në dorë. Këtë ai e bëri si patriot dhe atdhetar i flaktë, si liridashës e si bektashi. Çuditërisht, Baba Fajën, pas vdekjes e bënë komunist.

Ndër sa e sa dokumente e fakte unë përzgjodha një dokument të gjetur në arkivin e shtetit, i cili tregon se që në ditët e para të pushtimit fashist ai, Baba Faja, është  shfaqur si atdhetar, një dokument që fakton se në bashkëpunimin me nacionalistët Spiro Moisiu dhe Abas Kupi merr pjesë në aktivitete duke u hedhur personalisht në aksione konkrete kundër pushtuesve fashistë. Në dokument ndër të tjerat shkruhet:

“…rreth datës 16/7/1939 janë shpërndarë manifestime me përmbajtje kundër rregjimit të sotshëm.-

Në mungesë kopjesh për ata (prefekti) shënon se ato mbanin titullin si të lëshuara nga këshilli i përgjithsjhëm Nacionalçlirimtar, firmosur nga Major Spiro Moisiu, Abas Kupi e Baba Martaneshi.

                                               Komandanti i Qarkut Gjindarm

                                                                 Major

                                                           ( Ded Jakova ) firma

 

Kjo qe edhe një arsye tjetër madhore që bëri tashmë që marrëdhëniet midis banorëve të trevës së Martaneshit dhe në rrethinat Bulqizë, Zerqan, Okshtun, Dibër, Çermenikë, Gurakuq, Shëngjergj e më gjerë ta ngrenë reputacionin e tij.

Martaneshasit gjetën tek Baba Faja njeriun ideal, ngjasues me tiparet dalluese të tyre. Një klerik Bektashi i devotshëm, stoik e qëndrestar, një atdhetar i pa lëkundur që Atdheun, lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e tij e vinte mbi gjithçka, që urrente pa masë ndër të tjerat mashtrimin, sidomos kur ai bëhej në emër të fesë, të besimit, pra ishte me ndërgjegje shumë të lartë, punëtor dhe organizator i shkëlqyer, i dashur, i dhimbshëm, mbështetës i personave në nevojë, paqëtor, i cili eliminoi plotësisht gjakmarrjen në krahinë si dhe në fshatra të tjerë ku ai kishte mbështetjen dhe influencën e tij.

 

Baba Faja Martaneshi në mal për çlirimin e vendit

Pikërisht, në një nga periudhat më të vështira për kombin e pushtuar nga fashistët, Baba Faja Martaneshi e la rehatinë e tij personale, që aq të këndshme e bëjnë drejtuesit e teqeve bektashiane. Mbylli kështu gojën e kundërshtarëve dashakeqas, që recitonin aty këtu për drejtuesit e teqeve bektashiane: “Qejf o qejf që bën dervishi;/ Pi raki, ha tule mishi”…

Ai e la dyshekun e mbushur me lesh të përzgjedhur delesh, la oxhakun e mbushur me dru ahu e dushku në një dhomë të ngrohtë, mori pushkën, doli në mal, u priu banorëve patriotë të krahinës dhe të rrethinave në luftë kundër pushtuesve nazifashistë. Ai u bashkua me luftëtarë të tjerë të shquar si Ramadan Çitaku, Kadri Hoxha, Hasan Bajraktari, Vasil Shanto, Sami Baholli, Frederik Nosi etj etj, që kishin si ideal çlirimin e vendit.

Baba Faja

Baba Faja

Baballarët e teqeve bektashiane si rregull mbanin disa persona, kryesisht hyzmeqarë (punëtorë të teqes) nga pas, të cilët sa herë që babai i Teqesë bënte lëvizje nga një fshat apo krahinë në një tjetër, këto shoqëronin babain e teqesë përkatëse. Ky numër shkonte deri në 12 veta, një sofër. Në lëvizje shoqëruesit mbanin armët e tyre ose të teqesë dhe përbënin kështu “çetën” e babait të asaj teqeje. Në prill të vitit 1942 Baba Faja Martaneshi i thirri këta punëtorë të teqesë dhe u tha se tani më parë do jemi së bashku kryesisht në shërbim të atdheut, do luftojmë pushtuesit.

Me ardhjen vullnetarisht edhe shumë e shumë banorëve të tjerë, kjo çetë e Babait krijoi njësitin e parë partizan. Në qershor të po këtij viti, po në Teqen e Epërme në Balle’ të Madhe u formua Çeta Partizane nga të parat në vendin tonë. Ajo, si dhe njësiti,  për shumë kohë vazhduan të njiheshin me emrin “Çeta e Baba Fajes”, bile edhe pas çlirimit. Edhe festa e përvitshme e çlirimit për shumë vite është njohur me emrin festa e Baba Fajes dhe jo e formimit të çetës apo e çlirimit të Martaneshit etj. Kjo ishte tepër kuptimplote se çdo gjë me të drejtë identifikohej me emrin e nderuar të këtij atdhetari të madh.

Këto merita të shquara si luftëtar antifashist bënë që Baba Faja të ishte pjesëmarrës në Konferencën e Pezës që u mbajt më 16 shtator 1942. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela, Mustafa Xhani, Myslim Peza, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Skënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH morën pjesë Enver Hoxha, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Nako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (Hoxha). Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi që ishte një nga miqtë më të mirë të Baba Fajës.

Në konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar dhe Baba Faja u rreshtua në këtë front me vendosmëri deri në çlirimin e vendit.

***

Më 30 tetor 1942 forcat reaksionare, me disa bashkëpunëtorë të fashistëve vendas e të ardhur, dogjën fshehurazi Teqenë e Epërme për të krijuar frikë, panik e terror në popull, duke menduar se me këtë veprim do bënin të mundur tërheqjen e banorëve të këtyre anëve nga pjesëmarrja aktive në luftën çlirimtare kundër fashistëve, qendra e të cilës ishte Teqeja e Epërme në Balle’ të Madhe të Martaneshit. Por, ndodhi pikërisht e kundërta.

Më 20 qershor 1943 u formua batalioni i parë partizan dhe më 1 korrik 1944 batalioni i dytë. Pastaj këto u inkuadruan në brigadën e 18-të. Këto njësi luftarake që luftonin për çlirimin e atdheut kryen suksesshëm disa aksione, ku gjithmonë e gjithnjë në krye, në ballë të sulmit me rrobën dhe taçin e Haxhi Bektash Veliut në kokë, ishte kleriku bektashian, luftëtari shumë i vendosur antifashisti Baba Faja Martaneshi. Edhe në ditët e sotme nëpër dasma, gëzime apo festime shoqërore, këndohet kënga që ka ngritur populli: “Si e bëri Babai Teqen, /Çerdhe lufte për liri…/ Baba Faja, Baba Xhani, /Se duronte robërinë, / Ai doli partizan, /Se e donte Shqipërinë”.

Enigmat e vrasjes së Baba Fajës

Gjatë luftës, sidomos sa më shumë afrohej çlirimi i vendit, vërehej se aq më shumë po kishte të humbur me e pa shkak drejtues të shquar, luftëtarë trima të vërtetë të idealit për liri. Vrasje e vetëvrasje enigmatike, jo të qarta si Mustafa Gjinishi… Nako Spiru e deri Mehmet Shehu! Shumë dhimbje pati Baba Faja Martaneshi për Mustafa Gjinishin, mikun e parë e të ngushtë, që e lidhi me lëvizjen çlirimtare (por agjent anglez!!). Dhimbje e dyshime kishte dhe për të tjerë, numri i të cilëve vazhdoi e vazhdoi …  Por ai, Baba Faja Martaneshi, besoi e besoi për mirë deri në fund kur i erdhi radha e të njëjtit fat edhe atij….

Më 19 mars 1947 gazeta “Bashkimi” e kohës dha një lajm me pak rreshta ku thuhej: “Dje pas dreke n’ora 3 në kryegjyshatë u krye një krim i poshtër e i shëmtuar. Patrioti Baba Faja dhe Baba Fejzua u vranë nga Dede Baba Abazi, i cili pas krimit të poshtër vrau edhe veten…..”

Në komentet e mëpastajme thuhet se Dedei vrau Baba Fajën tek shkallët e Kryegjyshatës me një plumb pistolete dhe kur doli Baba Fejzua po me një plumb vrau edhe këtë të fundit, pastaj, gjithnjë me një plumb vrau dhe veten!!

Për ish njohësit e Baba Fajës, por edhe të Baba Fejzos apo të vetë Dedeit kjo ishte tepër qesharake, krejtësisht e pabesueshme.

Thuhej se Dedei, një burrë shumë i mirë, bektashi në kuptimin e plotë të fjalës, që e njihte më së miri tarikatin që drejtonte, i cili e ndalon gjakderdhjen për çdo lloj arsyeje në Teqe, që e dinte më mirë se kushdo tjetër se jetën ta jep e ta merr zoti dhe se nuk kishte tagrin për të pushkatuar qoftë dhe kundërshtarë mendimi edhe pse ishte Kryegjysh, Ai e dinte se besimi dhe norma bektashiane nuk lejon të derdhet gjak në gjyshatë apo kryegjyshatë.

Unë kam marrë takim me mbi 380 veta, ish miq, dorësa, ashikë të shumtë dhe luftëtarë, që luftuan heroikisht me pushkë në dorë përkrah Baba Faja Martaneshit për çlirimin e atdheut. Ata, pa përjashtim, as që mund të pranonin ta dëgjonin një alibi të tillë qesharake e jo më ta besonin. U vraka burri në gjendje të lirë dhe jo i lidhur, me shëndet të plotë, me peshë mbi 120 kg me një plumb dhe, fill pas këtij, edhe një i dytë, luftëtar edhe ky që për pesë vite mbanin armën në krah duke luftuar heroikisht me armiqtë më të egër të kohës, përsëri edhe ky me një plumb! Qesharake!

Një alibi e sajuar keq si për të treguar se si u vranë dy zogj harabela!

 

Një dëshmi që hedh poshtë alibinë

Dëshmitari okular i ngjarjes, kolonel Qazim Aliu, që tërë vitet e luftës ka qenë në krah të  Baba Fajes me pushkë në dorë, tregonte se ata tre burra të ndritur, Baballarë të spikatur, yje të vërtetë të bektashizmit dhe të Atdheut, ishin grirë me automatik në fytyrë, në kokat e tyre, aq sa dy baballarët, për shkak edhe të trupave madhorë e të bëshëm që kishin, pati vështirësi në identifikimin e tyre në pamje të parë.

Sigurisht në ditët e sotme nuk bëhet fjalë për emra vrasësish. Tashmë është e qartë për këdo se ata i vranë klanet antishqiptare të kohës. Në këtë rast, si edhe në mjaft raste të tjera ka vend thënia se revolucioni pas fitores i ha trimat e tij.

Shumë veta rreth kësaj vrasjeje nuk gjejnë përgjigje për shumë e shumë pyetje që parashtrohen për këtë vrasje të trefishtë në Kryegjyshatë rreth 70 vjet më parë.
Ja disa nga këto pyetje:

A u bë ekspertiza e tre të vrarëve? Ku është? Sepse edhe në ditët e sotme nuk gjindet…

Baba_Faja,_Myslym_Peza,_Enver_Hoxha_dhe_Ramadan_Citaku_(ulur)Një pyetje e dytë që kurrë nuk ka gjetur përgjigje dhe as që është përmendur, pyetje që i mbyll gojën çdo personi përkrahës të alibisë qesharake, që ka mbërritur deri në ditët e sotme për ngjarjen është:

Po ushtarët kush i vrau, sidomos atë nga Shkodra? Apo dhe (ai) ata u vetëvranë!?

Vazhdojmë më tej me një tjetër dëshmi:

Në një intervistë me veteranin Koçi Lubonja, punonjës për shumë vite në organet e ministrisë së punëve të brendshme të botuar nga E. Nemërçka, në gazetën “Alternativa” viti II i bot; nr.29 (68); e martë 19 maj 1992; faqe 1, (gjë që përbën interes të madh për lexuesin), ku ndër shumë e shumë bëma të zeza të kohës gjatë e pas lufte, pabesi, komplote, vrasje pas shpine, pra ndër shumë të tjerat thuhet dhe argumentohet se:

“….Baba Faja nuk ishte vrarë nga një Baba tjetër teqeje (ashtu siç thuhej dhe propagandohej). Ai ishte grirë me automatik, me urdhër…..”.

Ja dhe një fakt tjetër domethënës:

Në vitin 1980 shkrimtari Sabri Godo me punonjësit e kinostudios bëri një film dokumentar për figurën e luftëtarit të shquar dhe bektashianit të ndritur Baba Faja Martaneshi. Ky dokumentar vetëm një herë u shfaq për publikun dhe kjo shfaqje u bë në televizion, pastaj me urdhër u ndalua. Siç del më pastaj u ndalua jo për të bërë korrigjimet e të metat mbase ideologjike të vërejtura (!), që kërkonte politika e kohës, por u ndalua përgjithmonë, bile nuk gjendet askund edhe sot e kësaj dite. Ai është zhdukur plotësisht nga arkiva e kinostudios! Autorët e dokumentarit u thirrën nga Kryetari i shtetit të kohës Haxhi Leshi, i cili bëri vërejtje. Ishin mendimet e tij apo i autorizuar nga të tjerë, këtë e ka ditur vetëm ai dhe e ka marrë me vete në botën e përtejme, por në të njëjtën kohë burrërisht dhe me shumë guxim ai tha duke deklaruar një gjë shumë të rëndësishme dhe me vlerë se “Baba Faja nuk është vrarë në shkallët e hyrjes së Kryegjyshatës, siç thuhet, por në zyrën e punës së tij, i ulur në karrike”.

Këtë e tha jo një qytetar i thjeshtë në kushte e rrethana të caktuara, por e tha kryetari i shtetit shqiptar, sikurse konsiderohej në atë kohë Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Tha një gjë shumë të rëndësishme, guximtare në kundërshtim të plotë me atë çka ishte thënë e trumbetuar zyrtarisht kohë më parë e në vazhdim, me alibinë e sajuar.

Në kushtet e sotme pas 70 vitesh a ka vend për t’u rishqyrtuar një gjë e tillë? Këtu nuk po përmendim sa e sa dëshmi e fakte të tjera, por të paktën, bashkë me këto sa u thanë, të trajtohet edhe vrasja e ushtarit nga Shkodra, pas së cilës bëhet nul alibia qesharake e vrasjes nga Dedei, gjë që bëri padrejtësisht të quhet “tradhtar” aso kohe dhe “gjakatar”. Jo është mëkati dhe padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet një njeriu të thjeshtë e jo më kur bëhet fjalë për një klerik bektashi model e tepër respektuar. Mendoj se kjo gjë është e domosdoshme. Është fatale të humbasin si flluska sapuni tre burra të shquar, atdhetarë e patriotë të ndritur të kombit, që aq shumë dhanë e bënë për vatanin dhe për bektashizmin.

I ndërgjegjshëm se nuk po bëj ndërhyrje në punët e besimit e të fesë, mendoj se kjo duhet riparë e shqyrtuar nga fillimi, për shkak të një lloj ngrirjeje që i është bërë e po i bëhet figurës së Baba Faja Martaneshit dhe të Baba Fejzo Dervishit.

 

Akuzat

Dy janë akuzat më banale, të ulëta dhe pa fakte argumentuese që aty-këtu e shpesh nën zë i bëhen Baba Faja Martaneshit:

E para, pjesëmarrja në luftën çlirimtare, bile roli udhëheqës i Baba Faja Martaneshit në mobilizimin mbarë popullor në luftën çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë. Kjo sipas akuzuesve, kryesisht ish-bashkëpunëtorë me pushtuesit, çoi në gjakderdhje, në viktima njerëzore, rënie të theksuar ekonomike etj…

Akuza e dytë: Martesa që bëri Baba Faja Martaneshi.

Mendoj me shumë objektivitet, si shumë e shumë të tjerë intelektualë, ashikë e besimtarë të devotshëm, se kjo ka qenë pjesë e një reforme më domethënëse, tepër aktuale edhe për ditët e sotme. Baba Faja Martaneshi, si person e figurë madhore edhe në bektashizëm mori guximin dhe u tregoi të gjithëve, bile mbarë botës regjionale, por sidomos besimtarëve tepër të ndershëm e të devotshëm bektashinj se mjaft është abuzuar me ta deri në ditët e sotme, me këto besimtarë e ashikë tepër fanatikë të besimit në fjalë, se mjaft ka pasur dhe ka përgojime banale me a pa vend në këtë drejtim, ndaj në një formë apo në një tjetër, drejtuesit e teqeve duhet krijuar një lidhje, një lidhje e qëndrueshme, mbase familjare.

Diçka si konkluzion

Më 29 qershor të çdo viti, në Balle’ të Madhe, Martanesh, pranë Vendit të Mirë, (Teqeja e Epërme, Martanesh), zhvillohet madhërishëm pelegrinazhi i besimit. Baba Faja Martaneshi këtë ditë kujtohet me respekt të jashtëzakonshëm. Tentativat që synojnë ngrirjen e figurës madhore bektashiane dhe atdhetare të Baba Faja Martaneshi, nuk e zbehin figurën e tij, përkundrazi është më shumë në gojën e popullit, besimtarëve, ashikëve dhe gjithë atdhetarëve të ndershëm. Mendoj ka vend për reflektim edhe nga kolaboracionistët, të cilët, aty ku gjejnë ndikim, vazhdojnë kundërshtinë e tyre ndaj reformatorëve të arsyeshëm, ndaj luftëtarëve të lirisë.

 

Fund

June 28, 2016 11:18
Komento

24 Komente

  1. nuk ka tym pa zjarr June 28, 12:21

    Spekullohet dhe hamendesohet shume per ngjarje qe nuk mund te vertetohen. Ngjarje qe jo vetem autoret dhe deshmitaret kane vdekur por dhe cdo fakt.
    Une nga prinderit kam degjuar qe baba faja ishte martuar ne fshehtesi dhe kishte dhe gruan shtatzane qe lindi mustafa xhanin doktorr. I ati i xhoanes se nanos.
    Kjo ishte nje mekat i madh per pastertine e figures se fese. Kisha degjuar po ashtu se baba faja po dilte kunder fese. Kishte ide komuniste.
    Konspiracite jane gjithmone dhe cdo gje eshte e mundshme por dhe varianti zyrtare eshte i veshtire te hidhet poshte.

    Reply to this comment
    • antonio June 28, 18:09

      Nuk e kuptoj qellimin e botimit te ketyre shkrimeve provokative dhe pa asnje vlere ne ditet e sotme!
      LERENI TRIMIN BABA FAJA MARTANESHI NE SHENJTERINE E TIJ dhe merruni me qindra KRIMET e periudhes GJAKATARE shkerdhato kratike kapitaliste!
      Ketej shani SOCIALIZMIN se u muarr per 50 vjet me kohen e satrapit Zogoll,ndersa vete beni po te njejten gje!
      Bile me ndyre se atehere se po mbuloni krinmet e sotme dhge po u jepni frymemarrje agjenteve te armiqve te Shqiperise qe nga Salih Berisha etj!
      TURPI JU MBULOFTE!
      Dhe regjizorin e ketyre shkrimeve e keni gjetur tamam:Xhevdet Shehun!

      Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 June 28, 13:11

    “U vraka burri në gjendje të lirë dhe jo i lidhur, me shëndet të plotë, me peshë mbi 120 kg me një plumb dhe, fill pas këtij, edhe një i dytë, luftëtar edhe ky që për pesë vite mbanin armën në krah duke luftuar heroikisht me armiqtë më të egër të kohës, përsëri edhe ky me një plumb! Qesharake!”
    kjo vërteton se kemi idiotë sa të duash ose më mirë idiotësia është virusi që ka infektuar shqiptarët!!të pashpresë mund të thuash se jemi!!
    nuk kam asnjë fakt që të vë në dyshim këto thënje që sjell autori,por nuk mud të pranoj një shprehje të tillë!!
    është idiotësi!!një plumb në vëndin e duhur vret një elefant 5 tonësh dhe jo më një njeri!!prandaj mos ejani me konkluzione të tilla!!argumentoni faktet dhe mos bëni përgjithëisme idiote!!

    Reply to this comment
  3. Pinjolli June 28, 13:11

    I nderuar autor! Si nje pinjoll “Xhani” me lind e drejta qe edhe te replikoj per disa ” fakte” te paraqitura ne kete shkrim.
    Per teresine e argumentave qe sjell jam i mendimit se qendrojne, ndersa per vrasjen, ti hedh idene e inskenimit te saje, si vrasje e paramenduar ne inters te s’di se kujt!?
    Sipas atyre qe shkruan ti por edhe sipas atyre qe une kame te transmetuara gojarisht nga njerezit e mi te fisit dhe bashkekohes te Baba Fajes, ai ishte per nje liberalizim te fese Bektashiane, dhe njera nga ato pika e cila ishte edhe me e”nxehte” ishte martesa e baballareve, gje qe ai vete e kishte bere fakt te kryer duke u martuar me Farijen kjo gje binte ndesh me normat kanunore te kesaj feje. Pikerisht kjo mendohet edhe thuhet se ishte nje arsye qe kjo kontradikte midis Baba Fajes dhe kryegjyshit te zgjidhej ashtu sic edhe u zgidh! I nderuar autor tendenca per ti faturuar sistemit te kaluar te gjitha te berat e te paberat nuk me duket serioze, madje me duket sikur ne menyre te qellimshme komplikohen ngjarje te cilat nuk ka arsye qe te mistifikohen!

    Reply to this comment
  4. Shqipja June 28, 14:00

    Po cfare shkruan ore tym.
    I biri I baba fakes eshte shume I nderuari dr mustafa xhani. I martuan me te nderuaren dr lull jeta lleshi e bija e haxhi lleshi.nje familje e nderuar profesionistesh.qe kurre nuk perfituan nga rregjimet por nga aftesite e tyre.
    Gazete e nderuar eshte deters jote te pra ose komentet.

    Reply to this comment
  5. xheJ eN Bi June 28, 14:20

    Per Zenel Gjonin…
    Populli thote :E kerkon ne qiell ,por e gjen ne toke”.
    I lexova me kureshtje te dyja shkrimet ,ishte nje vleresim per Baba Fajen dhe ashtu siç e kemi degjuar dhe lexuar.Ka qene ,eshte dhe do jete i respektuar figura e Tij.
    Sa per vrasjen , Z.Zenjel kot i bie verdall dhe kerkon dhe vete alibira ,kur vete e thote te ” Akuzat”dhe jam me se i bindur se eshte arsyeja e dyte.
    Ne 47-en nuk eshte mentaliteti i 2016 qe arsyeton Z.Zenel.Me e mira do ishte sikur te mos ishte mare fare me vrasjen , se me shume e ka demtuar Baba Fajen .

    Reply to this comment
  6. neseba June 28, 14:25

    Nuk marr përsipër të komentoj se si dhe pse është vrarë Baba Faja, por që në Teqe bëheshin vrasje, kjo nuk diskutohet Një shembull mund të jap, Kapedani i çetës patriotike, Shahin Matraku, është vrarë në Teqenë e Vrëpckës në mënyrën më të pabesë.

    Reply to this comment
  7. KEQARDHJE PER DITEN June 28, 16:01

    Nje fare pesimizmi te shkakton kjo politike editorialiste e gazetes Dita.
    Me konkretisht:
    Pikerisht ne dy vjetorin e vrasjes makabre te bankierit Artan Santo jepet sensacjoni ne gazeten Dita ne faqen e pare ballore per vrasjen e Baba FAJES.
    Jam dakort qe te jepen keto lloj historish te shekullit kaluar por jo per te mbuluar krimet e perbindeshme te sotme:
    Vritet bankieri Artan SANTO live para policise..para k/ministrise dhe akoma nuk ka spjegim dhe nuk dihet kush e vrau..pra cna duhet BABA FAJA i para 70 vjeteve..
    Vritet deputeti Fatmir Xhindi para shtepise..deklarohet nga dy ministra te PD (nishani & basha) atehere se i dime vrasesit..dhe nuk dime gje akoam
    RASTI I PARDJESHEM KUR SHTRIGA KARGITA BERISHA ME JAMGJARPERIT E SAJ GODIS NJE DEPUTET TE PS NE ROME
    DHE HESHTI EDI RAMORTAJE
    HESHTI DONALD LULESHI
    HESHTI GAZETA DITA…e cila po merret me investigime BABAXHANESH DHE BABAFAJESH
    VETEM SHEMBUJT E MEPOSHTEM TE KRIJOJNE PERSHTYPJEN SE JEMI KTHYER NE KOLUMBINE E EUROPES OSE SICELI E VITEVE 60-70

    -remzi hoxha
    -fshehja e kumbaros
    -kosta trebicka
    -fatmir xhindi
    -oficeri shikut
    gjyqtari konomi
    -viktimat e gerdecit
    -protestuesit e 21 janarit
    -komplloti Sokol Olldashit
    -loja me lazaratin
    -helmimi Ferdinant Ponit
    -pagesa e vrasjes se Santos
    -vrasja mafjoze e Mirush Matit
    -thika pas shpine Bujar Kaloshit
    -vrasja e Aleks Kekes
    -masakrimi Edi Rames
    -masakrimi Zamir Dules
    -masakrimi Bardhok Lales
    -vrasja Florian Viles
    -egzekutimi Anton Gjergjit
    -egzekutimi Vaid.Lames
    -perndjekja e Zef Brozit
    -perndjekja e gjen.Luan hoxha
    -perndjekja e Shinasi Rames
    -terrorizimi Eduart Sallamit
    -terrorizimi Arben Dukes
    -rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
    -burgosjae e A.Frangajt
    -burgosja e A.Ristanit
    -vdekja misterioze P.Arbnorit
    -vdekja misterioze Safet zhulalit
    -vdekja misterioze Ali Spahia
    -vdekja misterioze Besnik jacellit
    -vdekja misterioze Gezim Dibra
    -egzekutimi ahmet krasniqit
    -egzekutimi ilir koloshevcit
    -vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
    -eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
    -vdekja misterioze Bashkim Gazidede
    -vdekja misterioze Ferit R.Hoti
    -vdekja misterioze Tani Topit
    -vdekja misterioze Gramoz Pashkos
    -Eleminimi Gani Malushit
    -nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    -vrasja e 10 komisareve te policise
    -vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    -ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    -…1800 te vrare me kanun
    etj etj
    TE VJEN PER T EVJELLE KUR SHIKON SOT MAZHORANCEN-DIPLLOMATE EURO-AMERIKANE DHE SHTYPIN SHQIPTAR QE HESHTIN PARA KRIMEVE TE PERBINDESHIT BERISHOVIQ DHE MERREN ME KUFOMEN E ENVERIT DHE SHOKEVE TE TIJ….PSE PO NA I SHENJTERONI ENVER HOXHES QE PO I HANI KOCKAT..NDERKOHE QE DJALLI I TIJ SHKERDHEN BERISHA TALL BOLET ME JU

    Reply to this comment
    • Theofani June 28, 17:39

      Gazeta DITa me duket se ka rene ne duart e felliqura te armiqve te Shqiperise!
      Botimi i shkrimeve pa fund krejtesisht pa sens e pa vlere per te sotmen e per te ardhmen,me ben te dyshoj se botuesit e saj po u sherbejne skenareve antishqiptare per turullosjen e mendjeve te shqiptareve nga krimet e sotme!
      Merrni dhe lexoni MIGJENIN E MADH,zoterinj te DITA-s qe i benhte radiografine regjimit satrap te Zogollit si IDEALIST trim!
      Ndersa ju zbatoni parullen:STAMBOLLI DIGJET-KURVA KRIHET!
      Po ju dogji komenti im , nuk do ta botoni!

      Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 June 28, 17:00

    “A u bë ekspertiza e tre të vrarëve? Ku është? Sepse edhe në ditët e sotme nuk gjindet…”
    ndoshta është ashtu si thua ti,por ka njëmënyrë të thjeshtë për ta vërtetuar atë që thua ti,ose për ta hedhur në kosh të plerave!!
    dëshmia mund të zhduket por varret e të tre këtyre njerëzve!?
    jo!!
    mund të bëhet një ekspertizë tashti or zenel!!
    një plumb dhe një breshëri automatiku janë pak si të ndryshme!!shënjat mbesin dhe pas 1000 vjetësh!!
    hamëndësime mund të bëjë njeriu sa të duash,për këtë është agim hamiti me dedektivin e tij,por kur ke mundësinë për ta vërtetuar!’e vërteton dhe nuk vjen me hamëndësime!!

    Reply to this comment
  9. Antifashisti June 28, 17:12

    Per zotni Zenel Gjonin, por dhe per pregatitesin per botim z.Xhevdet:
    1) Kerkoni dhe gjeni rast per t’ju kundervene luftetareve te clirimit te Atdheut nga okupatoret, sidomos komandanteve partizane sic ishin Enver Hoxha dhe Baba Faja.
    2) Lufta Nacion.Clirimtare dhe shkaterimi i regjimit anadollak antipopullor u ndricoi mendjet te gjithe shqiptareve qe donin e luftuan per demokracine popullore dhe lirine e ndergjegjes. Kjo i terboi armiqte e Shqiperisete dhe te prapambeturit , duke i cuar deri ne krime si vrasja per mos- zbatim te regullave fetare.
    3) Lerini rehat partizanet luftetare te clirimit, e korigjoni shenjestrat ose tepakten emer-mbiemrat tuaj anadollake perendimore.

    Reply to this comment
  10. nuk ka tym pa zjarr June 28, 17:53

    More ti shqipja qe skupton shqip. Une nok kam thene asgje kunder baba fajes. Bile jam simpatizant i tij per shume aresye. Une kam thene ose nenkuptuar qe varianti zyrtar eshte i mundshmi per aresye se baba faja ishte shume perparimtar dhe binte ndesh me konservatorizmin e fese. Nuk e dija qe kish per grua te bijen e heroit te madh haxhi lleshi.
    Mu beka qefi qe qenkan lidhur dy burra te medhenj ne nje familje.

    Reply to this comment
  11. Shaqua June 28, 17:54

    O Dita, cfar fusni komentues kodra pas bregut, ju lutem shume! Jo tradhtoi thote njeri, jo ben veprimtari antishqiptare ja keput tjetri! Vazhdojn merhumat me gjetjen e grupeve armiqsore. Pse i duket cudi ndonjerit qe vrasja e Mustafa Xhanit esht kamuflu? Ishte koha kur Koci Xoxja vriste e priste, e hoqi qafe dhe Baba fajen dhe enveri me pas e mbajti versionin zyrtar, se nuk donte te shfaqej i dobet.Del dhe nje karabush dhe gjen kompllote me vrasjen e santos etj. Eshte dosje historik or lum miku, do lexoje, do mos e lexo! Dita botojeni!

    Reply to this comment
  12. Arben June 28, 18:08

    HAXHI LLESHI ESHTE KRIMINELI QE SHKREPI ARMEN,

    TE PERMENDESH KETE KRIMINEL NE NJE SHKRIM QE FLET PER VIKTIMEN, ESHTE ME VEHTE NJE KRIM, QE GJITHASHTU NJE KRIMINEL MUND TA BEJE.

    Reply to this comment
  13. E verteta June 28, 18:44

    Djali i Baba Fajes, doktori me i mire urolog qe ka Shqiperia ka per grua vajzen e vogel te Haxhi Lleshit.
    Profesoresha e mirenjohur e neurologjise, Luljeta Lleshi eshte vajza e madhe e Haxhi Lleshit.

    Lavdi e perjetshme ketyre dy burrave patriote trima atdhedashes qe dhane cdo gje per Shqiperi dhe qe reaksioni anti-shqipetar te parin dhe pinjollet e tyre (ardh ne fuqi pas 1990) te dytin, ju preu jeten ne mes ose i perndoqi deri ne fund dhe i denoi ne moshen 83 vjecare!

    Reply to this comment
  14. V June 28, 19:24

    The verteten mbi vrasjen e BabaFajes e meson me mire nag komentet se nga shkrimi.

    Reply to this comment
  15. Kreshniku i malit June 28, 20:14

    O arben po me ke flet a mavri.
    E di ti cdo me thene burre dhe burra te beses.
    I di te gjithe si vetja ose ata qe te rethojne. S’ke faj se je i ri dhe ske se ku gjen me Burra.
    Ik o mavri merr ndonje overdoze diku poshte ures.

    U erdhi goja gjithe memeceve. Nuk ke faj, po te mos ishin ata burra ti te pakten do e kishe pas emrin me siguri mazllem ose mahmut

    Reply to this comment
  16. pse harruat zogun e kurves ?? po saliserbin ?? June 28, 21:00

    Pse duhet ti bluajme akoma kockat enverhoxhes neper gazeta kur ne Tirane ngrihet madheshtor monumenti I Zogut te Kurves e ketij tradhetari krimineli dhe kurvari

    Pse duhet ti bluajme akoma kockat enverhoxhes kur Tirana eshte e pushtuar nga bolet e berishes & sons

    ==============

    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve.

    Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme: “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.)

    Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: – Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – ). Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësisht ipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike) se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”. Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla.

    Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.

    Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952.

    Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit.

    Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak.

    E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.

    Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!

    Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.

    Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte.

    Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë.

    Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika.

    E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve..

    pra ahmet tribali…….jep urdher tinezisht te varet ne litar patrioti Dom Gazuli.

    pastaj…pasi merr ne telefon qe vdiq apo jo….pasi sigurohet qe ka dhene shpirt…nxjerr dekretin per falje…

    I nderuar lexues

    a e meriton lapidarian ky monster ky perbindesh qe vetem sali serbi e konkuron ne shtazerine e tij

    Reply to this comment
  17. Arber June 28, 21:31

    Djali i Baba Fajes, Prof. Dr. Mustafa Xhani [Tuci] i ka te gjitha mundesite financiare te zbardhe te verteten e vrasjes se babait te tij, nje figure legjendare e Rezistences Antifashiste gjate L. II, Boterore ne Shqiperi. Eshte e turpshme qe biografia e Baba Fajes te mbetet ne duart e historianeve medioker dhe te amatoreve te historise. Dokumentacioni gjendet ne Beograd. Tuci, asnje leke nuk do marresh me vete, paguaj profesioniste te vertete!.

    Reply to this comment
  18. demo June 28, 21:41

    Nje shkrim midis patetizmit dhe historizmit,qe me shume i hedh tymnaje ngjarjes se sa e ndricon.Enveri mund te kishte njemije arsye te porosiste vrasjet komunisteve kominterniste me lidhje te vjetra me BRSS si Zai Fundo,kishte po aq arsye te vriste kunatin,qe ja dinte te tera,por jo baba Fajen me baba Fejzon.

    Reply to this comment
  19. Mici June 28, 23:10

    Mesa shof, zoterinj dhe shoke, autori thote “baba fajen e vrane qarqet antishqiptare te kohes”, por nuk e shtyn ma tej. Tuj llogarit kohen kur ngjau, ligjin ne shqipri e bente Koci Xox llamarinisti dhe jugosllavet, qe cun ne atebote edhe Nako Spiron, kurse memet Shehu pshtoi per fije se ish p.seme. Une jam i bindu qe eleminimin e ka ba Xoxi. E.Hoxha i kish durt te lidhura asaj kohe, ishte ne rrezik per veten e vet dhe sillej sic deshnin serbet. Kshtu qi mos eni verdalle kot

    Reply to this comment
  20. rip albania June 29, 03:29

    eshte e vertete qe ka nje mbingarkese me artikuj te tille si:

    Mustafa Xhani qenka vrare ne tavoline dhe jo te shkallet sic thuhet..me vone do dale nje replikues qe do thote qe u qellua ne tavoline por shpirti i doli duke qene te shkallet…

    Dikur u bene 12 artikuj rrjesht si vdiq Hysniu nga ca hidajete dhe nja 2-3 eqereme.

    Pastaj ja plaste Qani Duraj I kqppsh qe deklaronte se enveri dogji me doren e tij me napalm eshtrat e mehmetit.

    Del kadareja dhe ben lufte me nasho jorgaqin dhe pastaj i fut nje tregim se si vrane partizanen Gjebrea se kishte pare dikush skena roze dhe filloi te qante kadareja..

    Vetem te analizosh keto rrjeshtat me siper te shkon mendja se po lexon revista horror dhe shtron pyetjen :

    Kush eshte ai antishqiptar qe po ben nje shplarje truri kaq makaber ?

    Pse nuk hulumtom Gazeta Dita disa fakte te diteve te sotme..per shembull:

    Perse nje i burgosur i sotem aludon direkt per Blendi Fejziun direkt si porosites te vrasjes se gjyqtarit Vlores Skardilajd Konomi.

    Pse grupi Cifetelia egzekutoi drejtorin e Shikut Isa Coba qe jo vetem i shkulen gjuhen por dhe e dogjen te gjalle ne makine sepse ra ne gjurme te enigmes ‘KONOMI” qe lidhej me kupolen e PD

    Pse ky grup pasi egzekutoi Kosta Trebicken me ane te mafjozit nderkombetar Saleh Berishaj nderhyn te “te tijte” ne washington (virxhinia) per te derguar nje fare eksperti qe vertetoi se gremina ku vdiq i ndjeri kosta ishte vetem nje meter ??.

    Kush ishte ai bolemadh ne Amerike qe urdheroi te shkretin Arvizu ti jepte vize gjeneralit Luan Hoxha sepse e kishte kerrcenuar me jete direkt Shkelzen Berisha “i tmerrshem”.

    Jane rromane keto krime te dinastise kriminale te Viqidolit por nuk eshte e ndershme qe Gazeta Dita merret vetem me reklama dhe pasarela me te vdekurit dhe arkivolet e shekullit kaluar dhe ka harruar gjakun e fresket e derdhur nga makineria berishiane qe edhe pse Edi Rama ka tre vjet ne pushtet dhe nuk i ka prekur asnje fije floku ketij miku te Arvizuse dhe Donald Luse qe ne fakt beriserbi po i shkel me kembe.

    Pra ju lutem moderatore dhe botues te Dites:

    Nqs e keni shitur shpirten te ndonje antishqiptar te betuar si Elez Biberaj qe ka mikun e tij Gjevdet Shehun dhe talleni me ne komentuesit tuaj po beni jo vetem gabim por dhe krim.

    Te merresh me kohen e enver hoxhes dhe shoket e tij per ti denigruar non stop dhe te harroni krimet e berishes qe ka qene veshi ,dora dhe kobure e elezbiberajt dhe serbi do ja u kishte zili…

    Kur e drodhet dhe ju te Dites qe kishim nje fare besimi ne patriotizmin tuaj le te themi dhe te rrime te qete

    R.I.P ALBANIA

    Reply to this comment
  21. Akilis June 29, 15:29

    baba Faja Martaneshi la rehatine personale qe aq kendshem po e bejne drejtuesit e Baktashinjve!
    Une di qe dielli nuk ka qene katrore por I rumbullaket atehere dhe tani.
    Ne qofte se ky topothetim ishte keshtu d.m.th sot nuk eshte?
    Sa per mos martesat e prifterinjve sidomos katoliket,apo hoxhallareve tregon edhe nje here se sa te semure psiqik jane ata njerez qe kundershtojne lidhjet seksuale ne emer te “besimeve” qe edhe kafshet e shijojne momentin me te bukur, me kuptimplote te qenies njeri apo edhe qellimit te jetes se cdo gjeje te gjalle.
    Kush eshte qellimi I sakrifices se lidhjeve shpirterore?
    Keta jane edhe sot “njerez”pa ndjenja gjoja ne emer te Zotit qe misioni I tyre eshte lufta kunder besimeve te tjera se ndryshe nuk shpjegohet kjo sakrifice pa kuptim.
    Sa per pjesemarjen ne Konference gjoja nga te gjitha besimet, duket qe dy jane Orthodoks te besimit te Jeorgios Kastriotis dhe te tjeret ishin te Dum Babes, nje fare e mbjell nga pushtuesit Osmane.
    Mire apo keq ishim Orthodoks para pusht-imit gjakatare Osmane, atehere kush eshte patriote dhe kush eshte pa nder, pa dinjitet, pa kujtese, pa identitet?

    Reply to this comment
    • kolokotroni June 29, 18:30

      agapite Aqilis qenke nevrikosur shume..

      eshte e turpeshme qe te besh te tilla komente si juaji ku dukesh hapur qe je nje korofillak i Lohagos Janulatos..
      Tentativa juaj per te paraqitur Gjergj Kastriotin si grek eshte vetem per humor.
      Sinqerisht jam habitur me nje dokumentar te kanalit televiziv SKAI( TE NDALUAR NGA KISHA GREKE) ku profesore
      GREKE
      GJERMANE
      AMERIKANE
      deklaronin qe:
      keto qe e mbajne veten sot si greke nuk kane asnje lidhje me greket e vjeter sepse eshte keputur zinxhiri i vazhdimesise dhe shumica e tyre e cilesuar jane shqiptare..kaq per sot

      Kurse kur flitet per Enverin dhe Mehmetin apo dhe kete Mustafain eshte krijuar nje psikoze sikur ishin kasape dhe nuk kishin pune tjeter por prit koka njerzish dhe i ripnin te gjalle…thjesht kane kauar ne kanibalizem duke u marre per 30 vjet me kufoma.
      Ne fakt per te qene te sakte duhet te krahesojme me Greqine cfare ndodhi ne te njejten kohe atje ??
      Pas largimit te gjermaneve Greqia u pushtua nga koloniztoret angleze sipas marreveshjes me Stalinin
      pas traktatit te Lebanonit,Cazertes dhe Varkizes e majta greke dorzoi armet dhe u corientua..u shpartallua dhe ishte vone..deri sa shkuan per lesh dhe u dogjen edhe me napalm ne malet e Gramozit .
      Po ku shkoi Enver hoxha dhe mehmet shehi i greqise..si u trajtuan nga “demokratet” anglo-amerikane dhe e djathta e zeze greke.
      Aris Velouchiotis ishte mehmetshehu i greqise kurse Niko Belojanis ishte enveri greqise:
      I pari u var me koke te prere ne Trikalla..dhe koken ja vune ne nje llampe ndricimi per te tmerruar popullin kurse Belojanin e pushkatuan me 14 te tjere..
      Pra qirje Claus dhe ne patridhen tuaj kane ndodhur masakra qe ja kalojne dhe nomadeve
      Pasi eshte fund jave lexo ca rrjeshta me poshte per kulture:
      The heads of Velouchiotis and Javellas, exposed in the central square of the town of Trikala. The corpses of Velouchiotis and Javellas were subsequently decapitated, and the heads displayed, hanging from a lamp post in the central square of the town of Trikala. When British Labour government members of Parliament objected to the barbarity of the operation, they received the reply that the display was in accordance to an “ancient Greek war custom”

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*