Haxhinasto kundërshton LSI për Rrugën e Kombit

March 27, 2018 16:48

Haxhinasto kundërshton LSI për Rrugën e Kombit

Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka dalë jashtë linjës së partisë së tij, e cila bën thirrje për bojkot të taksës në Rrugën e Kombit, dhe thotë se kjo ishte e vetmja mënyrë që rruga të mirëmbahej.

“Unë patjetër që i qëndroj atyre qëndrimeve që kam pasur. Janë qëndrime të drejta, nuk po bëjmë ndonjë gjë të veçantë, e kanë dhe vendet e tjera”, është shprehur ai.

Qëndrimi i Haxhinastos është shoqëruar  edhe me heqjen e disa përgjegjësive nga vetja. Konkretisht, ai tha se si ministër në atë kohë, ai ka kërkuar pagesën më të ulët në rajon.

Kompania koncesionare e Rrugës së Kombit ka filluar testimin e sistemit të pagesës në këtë rrugë, dhe brenda disa javëve automjetet që do të kalojnë aty do t’i duhet të paguajnë.

Tenderi për dhënien me koncesion të rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën u shpall nga Haxhinasto, në kohën që ishte ministër Transporti. Ndërsa kontrata u firmos nga një tjetër ministër i LSI, Sokol Dervishaj.

s.a/dita

March 27, 2018 16:48
Komento

1 Koment

  1. specialisti March 27, 18:03

    E sheh more zoti Petrit Vasili ? Mos ke qene ne gjume kur ministrat e partise tende merreshin me dhenien me koncesion te rruges se Kombit ? Njeri pergatiti dokumentat, kurse tjetri firmosi kontraten. Po i beni gjerat e partise lesh e li. Njeri firmos, tjetri vulos, tjetri gris.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim