Haxhinasto: Qytetarët do të pajisen me bileta elektronike

February 8, 2016 18:20

Haxhinasto: Qytetarët do të pajisen me bileta elektronike

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka sqaruar disa nga pikat kryesore që ka reforma në transportin ndërqytetës, që pritet të miratohet së shpejti në parlament. Haxhinasto u ndal te mënyra si do të bëhet ndryshimi i flotës së autobuzëve nga kompanitë që operojnë në këtë sektor, apo edhe ndarja e re e linjave ndërqytetëse. Ndër risitë e rëndësishme të kësaj reforme është biletimi elektronik, ku qytetarët do të paguajnë në bazë të kilometrave që do të bëjnë.

“Ndryshimi i ligjit për transportin ka të bëjë me një reformë të thellë që ne kemi kohë që e pregatisim në fushën e transportit ndërqytetës, sektor që është trashëguar në një situatë shumë anarkike, e cila nuk kishte as rentabilitet dhe kishte evazion të lartë. Ndërkohë nuk ofronte cilësi për qytetarët. Amendimet që ne çojmë për këtë reform, kanë si qëllim të stabilizojnë këtë sektor, jo vetëm për ekonominë por para së gjithash për cilësinë që i ofrohet qytetarëve. Shqipëria, sot ka dyfishin e linjave të nevojshme, rreth 80 % e autobuzave jashtë çdo lloj standarti normal. Ju e kuptoni si është gjëndja. Por nëqoftëse ne korrigjojmë këto 2 tregues, pra respektojmë numrin e itinerareve, që është konkluduar nga një studim shumë serioz edhe me konsulencë ndërkombëtare, do të sjellë edhe reduktimin shumë të rëndësishëm të shpenzimeve që bëjnë këto operator. Nëse rrisim cilësinë e shërbimit do të kemi një trend në rritje të numrit të pasagjerëve që përdorin transportin ndërqytetas, dhe sigurisht edhe shumë element që kanë të bëjnë me sigurinë. Atëherë tregu do të stabilizohet dhe do të kemi një cilësi shërbimi ashti siç e kanë vendet e rajonit dhe siç e ka Europa”, thotë Haxhinasto për TCh.

Ministri sqaron se  me stabilizimin e transportit ndërqytetas do të ketë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave për operatorët dhe fuqizim të aftësisë së tyre për rekuperimin e investimit, rrjedhimisht edhe për rinovimin e flotës.

“Ne do të përdorim parimin e pagesës për kilometër, pra qytetarët do të paguajnë për kilometrat që bëjnë në linjat që do të ketë vendi. Këtë do e fillojmë me një projekt pilot në 3 linjat kryesore, Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan, Tiranë– Shkodër, për të parë si funksionon duke vendosur njësinë elektronike nëpër mjete dhe në terminalet e autobuzëve dhe kështu qytetarët do të pajisen me bileta elektronike, që do të bëjnë pagesën në biletë të distancës që përshkrohet nga qytetari. Përsa i përket shitjes të gjitha format do ti përdorim për t’i krijuar lehtësira sa më të mëdha qytetarit. Por parimi do të jetë që pagesa do të bëhet mbi bazën e distancës që do të realizohet”, thotë Haxhinasto.

February 8, 2016 18:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*