Jo rrugë të reja, do mbyllen projektet e nisura

Redaksia Online December 21, 2013 10:40

Jo rrugë të reja, do mbyllen projektet e nisura

Ashtu siç ishte parashikuar, buxheti i shtetit nuk ka të parashikuar ndërtim rrugësh të reja, por përfundimin apo rregullimin e një pjese të atyre që janë bërë gjatë viteve të shkuara. Një fakt të tillë e pohoi dje dhe Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit të buxhetit të ministrisë së tij në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Ministri Haxhinasto informoi gjithashtu se gjatë vitit 2014 një pjesë e mirë e fondit do të përdoret edhe për shlyerjen e borxheve të kompanive që kanë kryer punë publike, por që nuk iu janë shlyer faturat, duke i vënë ato në pozita të vështira. “Përsa i takon pagesave për kompanitë, janë planifikuar 120 milionë dollarë për t’u shpërndarë, që përbën rreth 80 % të shumës së pagesave për punët e realizuara. Detyrimet në total për mbylljen e kontratave shkojnë rreth 450 milionë dollarë, për kontrata e nënshkruara”, u shpreh Haxhinasto.

Pagesa, tha ai, do të jetë një proces shumë i kujdesssëm dhe transparent dhe do të kryhet, pas një verifikimi profesional në punët e kryera. Kreu i MTI, Haxhinasto tha se janë planifikuar në buxhet fondet për thellimin e Portit të Durrësit. Sipas tij, janë parashikuar rreth 1 miliardë lekë në buxhet për t’u investuar në këtë port krahas investimeve të huaja. Po ashtu, janë planifikuar fonde edhe për thellimin e Portit të Shëngjinit.

Mbështetja e sektorit të infrastrukturës parashikohet të jetë në nivelin e afro 4% të PBB. Ndër projektet e reja, ministri Haxhinasto renditi aksin rrugor Qukës Qafë Plloçë, investimin në portin e Durrësit, por, tha ai, do të realizojmë edhe projektin e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit. Për këtë, ai informoi, se në pranverën e vitit të ardhshëm mirëmbajtja e kësaj rruge do të mund të jepet me koncension. “Synojmë jo vetëm ta sjellim në standard këtë rrugë, por edhe të kompensojmë koston e jashtëzakosnhme që kërkon mirëmbajtja e saj”, deklaroi Haxhinasto. Ai theksoi se format e partneritetit publik-privat do të jenë të mirëpritura për veprat publike në Shqipëri. Gazeta zbardh një pjesë të projektit të rrugëve që do përfundohen në vitin 2014 që janë kryesisht lote të nisura, apo plotësim në sinjalistikë të rrugëve kryesore të vendit.

 

 

NDERTIM RRUGESH
Ndërtim Unaza veriore Korcë segmenti dritat e verdha k/ rruga Korcë Kapshticë
Ndërtim rruga Kukës-Morinë Loti1 (V.Arti te mëdha) dublimi
Ndërtim rruga Kukës-Morine Loti2  (dy viadukte) dublimi
Ndërtim rruga Milot – F. Krujë (dublimi i superstradës)Loti3 sinjalistikë rrugore
Ndërtim rruga Milot – F. Krujë (dublimi i superstradës)Loti4
Ndërtim rruga Milot – F. Krujë (dublimi i superstradës) Loti5
Ndërtim rruga Lushnjë – Berat Loti1
Ndërtim rruga Lushnje – Berat Loti1 (shtesë punimesh)
Ndërtim rruga Lushnjë – Berat Loti2
Ndërtim rruga Lushnjë – Berat Loti3
Ndërtim Unaza Kavaje (Vazhdimi)
Ndërtim rruga e Divjakës Vazhdim
Ndërtim rruga Kanali i Cukës-ButrintLoti 1,
Ndërtim rruga Kanali i Cukes-ButrintLoti 2
Ndertim Rruga Dragobi – Valbone(Vazhdimi )
Ndertim i rrugeve sekondare Vidhas-Kombinati Metalurgjik (shtese)
Ndertim rruget paralele superstrada Tirane-Vore krahu i  Majte (vazhdimi)
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti4
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti5
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti6
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti7
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti8
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti9
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-RrogozhineLoti10
Ndertim rruga  by Pass Plepa-Kavaje-Rrogozhine Loti11
Ndertim nyja lidhese e rruges Milot-Lezhe, Rreshen,  Thumane
Ndertim rruga Unaza e Re e Tiranes , Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike,pjesa e mbetur km 0.00-km0.640
Ndertim rruga Unaza e Re e Tiranes ( segmenti Komuna e Parisit – rruga e kavajes )
Rikonstruksion dhe zgjerim i rruges se Elbasanit segmenti fakulteti Filologjik- Unaza e madhe Tirane
Rikonstruksion dhe zgjerim i rruges se Elbasanit segmenti fakulteti Filologjik- Unaza e madhe Tirane (shtese punimesh)
Redaksia Online December 21, 2013 10:40
Komento

5 Komente

  1. raimondi Vlonjati December 20, 18:44

    Po mire ate peshe qe kane pasur kompanite shqiptare, ti tani u aheq atyre dhe hedh mbi shtetin shqiptar ………….Por kjo eshte shkaterrim ama

    Se ti shlyen borxhin e brencem qe prek vetem kompanite shqiptare dhe rit borxhin e jashtem qe prek jeten e te gjithe shqiptareve…..

    Ju po beni autogol …..edhe cmimin e naftes do e rrisni se i ben mire ambjentit ..lol sipas atij ministrit trap Ahmetaj ,
    se do levizin me pake makina ne qarkullim —Do levizni vetem ju me makina se ua paguan taksapaguesi shqiptar naften

    Reply to this comment
  2. ALBANO December 20, 18:49

    mbaroini rruget qe late pegjysem :unazen e madhe dhe rruge te tjera ::: veni buxhet per pastrimin e shqiperise :::::dhe te jeni te qarte me shperdorimin e parave :: mos i beni rrush e kumbulla si berisha ::::merci

    Reply to this comment
  3. Pronari i Bordellos December 21, 02:09

    Nuk mund te shlyhet brenda viti 2014, 75% e borxhit qe shteti i Saliut u ka bizneseve, per faktin e thjehte se ky borxh u krijua ne shume vite me mbi 5 vjet dhe kete barre mos ja ngarkoni betem nje viti, shperndaheni ne disa vite. Nuk mund te urdherosh qe do te bej zero invesytime te reja, kur nje vit mandati elektoral qe ke bere premtime, eshte i barabarte me 25% te kohes se mandatit, qe u ka dhene populli. Ne 3 vite qe u ngelen do te beheni Supermena, apo do te mashtroni njesoj si Berisha , qe cdo inagurim e prerje shiriti i quante investime te perfunduara. Eshte detyre kryesore e Qeverise Rama qe te shikoje mire standartin, cilesine dhe afatin e kryerjes te puneve (investimeve) sipas tenderave te fituar e te firmosur me Saliun. Te shikohet mire qe Kompani prane familjes Kryeministrore dhe prane Qeverise Berisha e PD, nga sa tendera te tjere kane marre dhe si i kane marre, pa perfunduar ne fillim te parin. Perse jane ushqyer me te tjera tendera qe sot kerkojne t’u a paguaj Rama, nuk merret tenderi i dyte pa pastruar llagarite me te parin, por u ka pelqyer se i keni paracaktuar edhe kufinjte e investimeve per to, si u ka dashur BYTHA. I keni bere esapet me shprehjen he se leke te popullit jane nuk ka kush ti mbroje pervec Saliu me te cilin ne po ndajme TORTEN ne menyren me korruptive dhe kriminale. Edhe keto Kompani a biznese me keto pune te felliqura sic eshte rasti i Shvejkut Fahri Balliu, qe merrte pjese ne “autostraden” Fier- Vlore, duke marre para edhe per pune te pa kryera, keto te verifikohen mire pastaj eshte kollaj te hapet thesi. Kete te keqe te mos e vuajne vetem qytetaret shqiptare, por nje pjese edhe keto biznese, ku do te merren 300 milion euro borxh me %, per te likujduar gropen e zeze te Saliut, keto borxhe qe merren te shoqerohen edhe me arrestime te atyre qe i kane shkaktuar, nga Saliu, Luli e me rradhe se Skoli beri “harakiri” me urdher te Saliut. Keshtu zoterinj pushtetare merreni me shtruar kete punen e borxhit, ju te pakten po ja u njihni dhe do tu a jepni kete Biznesenve se Saliu u a kishte mohuar dhe asnje nga keto Trima nuk u ndje deri dje, po i ankohen Edit se duan parate dhe ne tavoline ulen dhe shajne Qeverine Rama, me Saliun qe i zhvati me canten e Zenit, kete moral kane por u do treguar kufiri, e tu thuhet deri ketu te thana e jo me tutje

    Reply to this comment
  4. ODOAKER December 21, 09:03

    Kush flet per borxhe! Ju te LSI keni patur 4 ministrite me te rendesishme ne qeverine Berisha (dhe ti vete or Haxhi) dhe keni shkaktuar borxh vendit me punesime te gabuara e me korrupsion. Kujton ky se harrohet video e famshme META-PRIFTI.

    Reply to this comment
  5. tomsojeri December 21, 13:46

    Ore e kam gabim apo nuk me shohin syt! Nuk shof vazhdimin e ruges Fratar -Tepelen ne pjesen sidomos Memaliaj qe edhe me mushka ke frik te hecesh e jo me makina me!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim