Hebrej të fshehur e mbrojtur në disa familje të Krutjes së Sipërme

October 2, 2019 13:18

Hebrej të fshehur e mbrojtur në disa familje të Krutjes së Sipërme

Nga Loli Davidhi*

Banorët e Krutjes së Sipërme të bashkisë së Lushnjes kanë pas qënë dhe vazhdojnë të jenë shumë mikpritës, traditë e mrekullueshme kjo jo vetëm e njerëzve të këtij fshati në Myzeqe. Të shumtë janë shëmbujt që flasin për një virtyt të tillë të banorëve të këtij fshati.

Dhe le të flasim me gjuhë më konkrete:

Kur në nëntorin e vitit 1913 forca të shumta esadiste, nisur prej Durrësit, duke kaluar fshatrave të zonës së Fier – Sheganit të rrethit të Lushnjes, rrugës drejt Vlorës, pikërisht në Krutjen e Sipërme ndeshen me ushtrinë e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës. Teksa kishte zënë pozicion pikërisht në këtë fshat, ushtria e Ismail Qemalit sigurisht që pat marrë parasysh disa faktorë. Më së pari, do të mund të kishte mbështetjen e banorëve të këtij fshati, sikundër edhe e pati në fakt.

Gjatë përpjekjes së drejtëpërdrejtë që u bë këtu midis forcave esadiste dhe atyre të Kryeministrit të parë Shqiptar, Ismail Qemalit, u plagos komandanti i këtyre të fundit, Seid Qemali, sikundër u plagosën edhe disa të tjerë. Seid Qemali u dërgua menjëherë në shtëpinë e Kristo Davidhit, ku iu dha ndihma e duhur, natyrisht me barna popullore. Mbas shpartallimit të forcave të ardhura prej Durrësit, forcat e dërguara nga Vlora u pritën shunë ngrohtë në familjet e fshatarëve.

Edhe gjatë regjimit të Zogut banorët e Krutjes së Sipërme patën dëshmuar bujari të pashoqe. Është një fakt i vërtetë që vazhdon të tregohet edhe sot, që mësuesit e ardhur nga rrethet e largëta, deri edhe nga Shkodra, merreshin vullnetarisht prej fshatarëve për të banuar në shtëpitë e tyre. Madje, tregimet që kujtohen bëjnë fjalë deri edhe për mërira të ndodhura mes fshatarëve të veçantë, mërira që kishin shkak mosplotësimin e dëshirës për të mbajtur mësuesin bujtës në shtëpi. Mësuesve Anastas Laska (Mësues i Popullit) dhe Thanas Boçova (Mësues i Merituar) në vitet që shërbyen në Krutjen e Sipërme iu desh ta zgjidhnin vet familjen se ku do të bujtnin, sepse kërkesat e fshatarëve ishin të shumta.

Më shumë se sa mikpritja, humanizmi i thellë i banorëve të Krutjes së Sipërme shkëlqeu në mënyrë të veçantë me strehimin dhe mbrojtjen e disa hebrejve të ndjekur për shfarosje prej nazistëve gjermanë. Në historikun e fshatit bëhet fjalë, se me udhëzim të Major Spiro Moisiut, në atë kohë kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të rrethit të Lushnjes, në Krutje të Sipërme dërgoheshin për strehim e mbrojtje disa hebrej. Për një detyrë të tillë Major Spiroja shfrytëzonte edhe miqësitë që kishte krijuar me mjaft nga familjet atdhetare të këtij fshati.

Djali i pronarit të madh të tokave, elbasanas, Qemal Karaosmanit – Masari pranoi që hebrejtë Bato, Medio, Behije, Median dhe Nikogir të strehoheshin  pikërisht në një nga banesat e babait të vet në Krutjen e Sipërme, duke i vënë këtu të huajt nën kujdesin e qehajait të fshatit – Rexhep Elmazi, kosovar, dhe të kuzhinierit – Kristo Davidhi. Për t’u përkujdesur për ta u caktua edhe Llazar Mërtika e disa të tjerë.

Së pari, lajmi i ardhjes së hebrejve në Krutjen e Sipërme u mbajt shumë sekret. Sepse ekzistonte rreziku i dekonspirimit dhe atëherë ata do të mund të bëheshin viktimë e nazistëve gjermanë që në atë vjeshtë të vitit 1943. Edhe pse jabanxhinjtë u zotuan se do të paguanin rregullisht për gjithçka, Masari, që kishte mbaruar studimet e larta jashtë shtetit për agronomi, nuk pranoi të merte asnjë lloj shpërblimi. Dëshmoi shpirt të madh prej humanisti.

Edhe pse banonin në kushte të një presioni të madh psikologjik, hebrejtë e ardhur në konekët e Masar Karaosmanit ditën e kalonin në tokat e pronarit, duke dashur të mbeteshin të pashkëputur nga jeta e vërtetë.

Pak javë më pas, i njoftuar nga hebrejtë që banonin në Krutjen e Sipërme, në këtë fshat erdhi edhe Jafeti, një tjetër izraelit, që kishte shpëtuar rastësisht andej nga qe nisur për këtu. Këtë mik të ri të huaj e mori në shtëpinë e vet Kic Çukua, një fshatar i varfër, por me zemër shumë të pasur. Siç tregojnë, Jafeti tërë ditën e kalonte me Rrapin, djalin e Kicit. E kalonte kohën arave, ku punohej. Dhe, me shpirtin e tij shumë praktik, i mësonte Rrapit se si mund e duhej punuar toka dhe se si i duhej shërbyer bimës për të marrë sa më shumë rendiment.

Edhe brenda shtëpisë Jafeti mundohej të fuste disa praktika jetese, që ishin më të përparuara për kohën.

Mirëpo… erdhi një ditë dhe familjes së Kic Çukos iu prish qetësia. Iu prish qetësia për shkak të Jafetit. Se ja se ç’ndodhi: Taq Rrushi, njëri me shumë emër në fshatin Gungas të zonës së Fier – Semanit, na kishte qelluar me pushkë dy kalorës gjermanë, natyrisht pa mundur t’i vriste. Ngrihen gjermanët dhe fillojnë ta krehin gjithë fshatin dhe krahinën. Shkojnë edhe në Krutjen e Sipërme. Përkthyes kishin marrë me vete Mihal Dhimën, dhëndërr në Krutje, që kishte mbaruar në Vjenë. Pa humbur kohë, Kici largoi fëmijët nga lagja e tij, duke pasur frikë se do të mund të jepnin, qoftë edhe pa dashje, ndonjë informacion për hebreun e gjorë. Ndërkohë, Jafeti u mbajt i fshehur në një vend, ku nuk do të mund të gjëndej dot nga gjermanët.

Mbas disa javëve, me orientim të Këshillit Antifashist Nacionalçlimtar të rrethit, Jafeti u dërgua në një tjetër fshat.

Vjeshtës së vitit 1943 Arif beu, pronari i një makine bloje në qytetin e Lushnjes, kishte mbajtur të fshehur në shtëpinë e vet një hebre të quajtur Levek. Erdhi një kohë, që izraeliti u bë person i njohur në qytet. Në këto kushte do të mund të arrestohej dhe, natyrisht, do të mund të dërgohej në ndonjë kamp përqendrimi diku në Europë.

Në këto kushte Arifi bisedon me Muk Qerretin, njëri me shumë emër në fshat e më gjërë, dhe bie dakort që Levekun ta dërgonte për banim atje. Dhe e dërgoi. Mbas disa javëve, kur merret vesh se në familjen e Muk Qerretit banonte një hebre, i zoti i shtëpisë shqetësohet. Dhe kishte të drejtë. Duke qënë një fshat pranë rrugës që të çonte në Berat, mundësitë për ndonjë kontroll të beftë ishin të mëdha. Sikundër Arifi që u mor vesh me Muk Qerretin, edhe ky i fundit bisedoi dhe ra dakort, që Leveku të dërgohej në familjen e epitropit të kishës së Krutjes së Sipërme, Sako Dakës. Ky i fundit nuk pati asnjë ngurim, përkundrazi, e priti me shumë zemër. Shkon hebreu në familjen e Sakos dhe nis tashmë një tjetër jetë, atë të fshatarit të thjeshtë.

Jeta e vështirë që kishte kaluar i kishte shkaktuar një tronditje të thellë jo vetëm shpirtërore, por edhe mendore. Sidoqë pjesëtarët e familjes e mbanin afër dhe mundoheshin t’i plotësonin çdo kërkesë, Leveku nuk kishte qetësi të brendshme. Nisi e vazhdoi të sillte prapësira në familje. Në një rast, fshehurazi kishte marrë nga shtëpia e Sakos ikonën me figurën e Krishtit dhe e kishte zhdukur! Edhe pse i qenë lutur të tregonte se ku e kishte lënë, miku i ri i shtëpisë nuk tregoi asgjë!

Tregojnë, se herë – herë lidhej me litar e deri edhe me tel dhe kthente sytë nga qielli dhe lutej e lutej. Thuajse çdo natë dilte në kopshtin e shtëpisë, drejtonte sytë nga yjet dhe vazhdonte me të njëjtin rit; vetëm lutej. Në një farë mënyre, u bë i padurueshëm në familje. Një gjëndje e tillë e mikut hebre iu bë e dijtur këshillit antifashist të fshatit. Ky i fundit, nuk vonoi të vepronte. Leveku u mor nga shtëpia e epitropit të kishës dhe, me ndihmën e disa ilegalëve lushnjarë, u dërgua në Kavajë, te mjaft hebre të tjerë, për t’u gjendur sa më pranë mjekut.

Edhe pse kanë kaluar disa dekada nga ajo kohë, të moshuarit e Krutjes së Sipërme mbajnë mend mjaft ngjarje të treguara prej prindërve të tyre për kujdesin e jashtëzakonshëm ndaj hebrenjve, kujdes që lidhej me ilegalitetin e tyre. Sa herë që në Tiranë, Berat, a gjetkë organizohen veprimtari kushtuar shpëtimit të hebrenjve, mjaft nga familjet e fshatit Krutje e Sipërme ndihen krenare. Krenare, sepse janë bartëse të një akti të madh humanitar; kontribuon për shpëtimin e mjaft hebrenjve.

*Historian

 

October 2, 2019 13:18
Komento

8 Komente

  1. i lodhur nga lepirjet October 2, 15:58

    Nuk e di pse kujtohen 1000 here keto ngjarje me kaq “lepirje”
    .
    Eshte e vertete qe shqiptaret respektojne mikun deri ne vete-flijim..ne kete rast duke shpetuar hebrenjte ( jewish people)..
    Pse them “lepirje”
    .
    Ndersa shqiptaret kane lene koken per “jewish people” pse keto te fundit nuk na kane ndihmuar fare per XHENTILENCE edhe pse zoterojne pasuri te pabesueshme dhe kontrollojne me se shumti financat dhe mediat boterore dhe jane lobi me i fuqishem ne Amerike..
    .
    Me thoni vetem nje ndihme qofte dhe modeste nga Izraeli apo lobi i fuqishem i tij ne USA si shperblim per kete xhest biblik te Shqiptareve
    .
    Boll me lepirje…

    Reply to this comment
  2. lalai October 2, 22:53

    i lodhur nga lëpirjet…..
    Sepse……
    1.Asnjeher nuk ka ndodhur 1 Holokaust,jane thjesht mite mashtrimi.
    2.Çifutet hebrenjte apo Judenjte në librin e SIONIT jo vetëm neve po të gjitha rracat na quajnë rraca inferiore ku nuk na barazojne as me kafshet.
    3.Njerizmi eshte shumë injorant duke pare Mbretin Presidentin apo ndonje rrace tjeter si njerez superiore kur ne fakt eshte….1ADN…..1 KROMOZON….pra thjesht …..1 rrace bastarde e quajtur njerëzim.
    Kaq !!!

    Reply to this comment
  3. Patrick Schmid October 3, 02:04

    Byhtlepirja shqiptatiste pertypet nga vete shqiptaret si krenari egzmeplare kur vete ky popull qe paska “shpetuar e strehuar” hebrejte, nuk strehoi e shpetoi njeri tjetrin, dajen , xhaxhain, vellain, te birin, kushuririn e komshiun. Por e spiunoj, denoi e masakroi per nder te Partise.
    Ja pra, ky eshte shqiptari tipik, qe shpetoi e strehoi nje grusht cifutesh dhe kete te mire e kujton cdo dite e nuk lodhet
    E mira nuk kujtohet o torollak thote popull sepse nuk ka blere me pas..

    Reply to this comment
    • sacco & vanzetti October 3, 19:18

      Për cilin e ke fjalen ti P.S….e ke për keto që nxirrnin te vdekurit nga varri dhe i terhiqnin zvarre neper rruge si ne filma horror ?

      Mëso zoti Patrick se në ç’rrethana u vra Kajo, si u zbulua pas 11 ditësh pas vrasjes varri i tij dhe kush ia tregoi varrin komandantit ballist, Ram Habili.

      Partizanët dhe disa fshatarë nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon në një lëndinë të vogël të rrethuar me pemë.

      Pasi e ç’varrosën, komandanti ballist, Ram Habili me të vetët dhe gjermanët, e shëtitën trupin nëpër rrugët e Kavajës e Shijakut me karrocë, e ekspozuan atë katër ditë në një faqe muri me tulla, atje, ku sot gjendet kinemaja, në mes të qytetit dhe një ditë në Shijak.

      Falë të ftohtit të madh, ngricave të atij janari të vitit 1944, falë varrit të thellë, që i bëmë ne shokët e tij dhe shëndetit të tij shumë të mirë, kufoma e tij rezistoi shumë ditë, pa marrë erën e të vdekurit – vazhdon rrëfimin komisari i partizanëve Sali Verdha.

      Ato ditë egërsie, kjo ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara, jo vetëm për qytetarët e thjeshtë të Kavajës dhe Shijakut, por edhe njerëzit e pasur të qytetit. Emrin e tij e njihnin që të gjithë, por për së gjalli nuk e kishin parë.

      Kajo Karafili ishte kthyer në mit. Populli i Pezës, Kavajës, Durrësit, Shijakut e Tiranës nuk besonte në vrasjen e tij. Prandaj e ca më shumë kjo fotografi i duhej propagandës për ta çmitizuar në popull. Në kundërshtim me normat dhe traditat morale të popullit shqiptar, në bashkëpunim edhe me forcat naziste, kolaboracionistët e përdhunuan varrin e tij.

      Por në fakt ky mit nuk u thye. Populli i Kavajës, duke mos përfillur urdhrat e autoriteteve pro naziste të qytetit, e ngriti trupin e Kajos dhe e vendosi në varrezat e qytetit.

      Reply to this comment
    • Historiani October 5, 16:45

      Po, e mira nuk kujtohet, dhe nuk duhet te kujtohet, kjo eshte e drejte, por ama, kur kete te mire ta harrojne, apo, me keq akoma, orvaten te ta mohojne, ç’duhet bere? A nuk iu duhet t”ua kujtosh ketyre maskarenjve? Shkrimi i ketij historiani qenka interesant, keshtu qe le e mbetet i shkruar per ta lexuar brezat.

      Reply to this comment
  4. demo October 6, 10:45

    Kur kujtoni shpetimin e cifuteve,kujtoni pak qeverite shqiptare te viteve 1940-1944 dhe sidomos qeverite e Ibrahim bej Bicakut dhe REGJENCEN qe qeverisen shqiperine gjate luftes se dyte bot.
    Ishin keta Regjente kuislinge,tradhetare,bashkepunetore me pushtuesin gjerman(sic i quani ju),qe garantuan mbrojtjen e cifuteve,duke mos i kerkuar,duke mos i pare,madje madje nje prej Regjenteve me te famshem,Lef Nosi,nuk shihte as nje familje te tere cifute qe ishte strehuar ne shtepine e tij.Kush tha qe cifutet jane mosmirenjohes?
    Te gjithe ata cifute qe shpetuan nga asgjesimi ne Shqiperi,u jane mirenjohes bamiresve te tyre shqiptare.
    Lef Nosi ne Shqiperi quhet tradhetar,por ne Izrael e ka emrin ne permendoren:I DREJTE MIDIS POPUJVE.
    Kur i erdhi radha Lef Nosit te kerkohej nga terroristet partizane,ishte pikerisht cifuti Menaheim,qe e fshehu,strehoi dhe nuk ju nda shpetimtarit te atdheut deri ne vdekje.Lef Nosin e denuan me vdekje,kurse cifutin Menaheim,qe e strehoi me 10 vjet burg.
    Pasi beri 10 vjet burg shkoi ne Izrael,por edhe atje nuk e harroi shpetimtarin e tij,deri sa emri i Lef Nosit u shkrua me germa te arta ne permendoren krah Shindlerit.
    Nipi i Lef Nosit,prokurori i terrorit te kuq Frederik Nosi e denoi xhaxhane me vdekje,kurse cifuti Menaheim shkoi drejt sakrifikimit bashke me te.
    Se sa te sakrifices jane shqiptaret,te beses e te burrnise,e treguan 45 vjet diktature,kur spiunonte vellai,vellane,i biri babane,gruaja te shoqin,komshiu e kishte detyre partie.
    Po pse nuk i ndihmojne cifutet e pasur shtetin shqiptar?
    Shteti shqiptar i Diktatures se proletariatit,ishte shteti me anticifut ne Bote.Shteti Izraelit ishte :KOBURE E IMPERIALIZMIT AMERIKAN NE LINDJEN E MESME..
    Terroristet arabe sterviteshin ne Shqiperi si te perdornin armet,minat dhe lendet shperthyese per te vrare sa me shume sioniste.Vota e Shqiperise ne OKB ishte gjithmone kunder Izraelit.Pas 90,qeveria e Bishes se Vucidolit e anetaresoi Shqiperine ne Lidhjen Arabe muslimane anti cifute.
    Qeveria e Edi Rames votoi kunder Izraelit ne OKB,vitin e kaluar.Keta jane hajdute te popullit te vet,antiamerikane dhe antiizraelite ne shpirt,kavje te grekerve dhe serbeve,si mund t`i ndihmoje populli dhe qeveria Izraelit keta?
    Ja ketu ku jam me ze syri vepren:”Izraeli,xhandar i Imperializmit Amerikan ne Lindjen e Mesme” te autorit Ymer Minxhozi”
    Cifutet i dijne te gjitha.

    Reply to this comment
  5. demo October 6, 11:01

    Harrova edhe dicka te vogel.
    Arabet ilah ilallah,qe i kemi ndihmuar aq shume me mina e me bomba,na e shperblyen me Ambasadorin Palestinez ne Beograd qe deklaroi shqeto fare:-Kosova eshte toke serbe.Ne nuk do ta njohim kurre Kosoven.
    Prandaj ju dhjefsha marx-len,.shoke internacionaliste proletare dhe ju dhjefsha xhamite me gjithe minare or xhihadiste muslimane!
    Se i ligu nuk behet mik kurre..
    Ju

    Reply to this comment
  6. demon's extermination October 7, 03:20

    O demo dermani ( filo xhaferdev- nazi-gjermani)
    .
    Kam respect per antikomuniste te cdo lloji me perjashtim te kanibaleve si puna juaj me intelktualeshin nastradin..
    __________________________
    Le te japim shembullin e pare
    _________________________
    Fillojme me Xhavorr Deven tend qe ka derguar me krematorime jo vetem shqiptare por dhe qindra hebrenj…

    Nuk e kam rruajtur kurre
    as per Xhaferrin
    as per Enverin..Biles

    me pelqen te bej rolin e albitrit per ju shqipfolsit budallenj..

    Enveri dhe Xhaferri ishin atdhetare sipas modelit te tyre qe binte ndesh deri ne marrezi ne cfarosje nder vedi..
    .
    Per nje gje ke te drejte:
    .
    Qe amerikanet ne vitet 1943-1946 ishin dhe perkrahen komunist Enverin kunder nazist Xhaferrit….dhe pas 1946 u bene me nazist xhaferrin kunder kamunist Enveri….perfundimi ?? shqiptaret luftojne me njeri tjetrin deri ne cfarosje per nazisem..komunizem apo demokratizem
    .
    pse demonkratizmi yne nga 1992 e deri me sot eshte nje vazhdim I L2B ku nuk do kete fitues…
    .
    pse shteti amerikan duhet te dorzonte kriminelin nazist deva ??,,,qe demoja yne mos hidhte shurren perpjete sot ?

    .cfare thote enciklopedia boterore per kete super kriminel:

    Deva worked with the Balli Kombëtar and the Germans to establish a pro-German Albanian government in Kosovo linked to the Albanian nation.He quickly became the Balli Kombëtar’s most powerful figure,instructing members to follow
    1-KAPE DEMO .
    .a militant interpretation of Islam.
    .
    Deva and Bedri Pejani, assisted by the German emissary Franz von Schweiger,[set up the Second League of Prizren on 16 September 1943.The league, whose aim was to defend the borders of Greater Albania,
    declared 2-KAPE DEMO …
    jihad (holy war) against
    Orthodoks,,
    Gypsies
    and Jews
    .
    On 4 February 1944, police units under his authority massacred 86 residents of Tirana suspected of being anti-fascists.[ Files released after his death showed that Deva was one of 743 nazist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
    ,,
    __________________________
    Le te japim shembullin e dyte
    _________________________

    Ju mbaheni si filo-titist psiqikisht i semure po te kujtojme se dhe Titogici juaj nuk ngeli terrorist qe nga

    Arafati ose ekstermist komunist
    si Che Guevara
    apo Fidel Kastro
    pa puthur ne balle
    dhe ti na can menderen

    Ja kape dhe kete poshte cfare thoshte shtypi per BEST
    FRIEND-in e Titos

    Palestine Liberation Organisation (PLO)
    leader Yasser Arafat Wednesday (28/12) called on his “devoted best friend”, Yugoslav President Josip Broz Tito, to discuss the current Middle East situation.
    .
    Arafat flew from belgrade to tito’s secluded island retreat at brioni, in the adriatic. the yugoslav national news agency, tanjug, described the meeting
    as a “long, friendly talk”.

    .Pse po terheq “veshin”

    Le ta jap me shembull:
    .
    Jack Yufe, dhe Oskar Stöhr ishin dy binjake te lindur ne fillim te viteve te shekullit kaluar nga dy prinder nena gjermane dhe babai cifut…

    Pas nje viti nga lindja e tyre prinderit u ndane dhe nena mori Oskarin dhe babai Jack-un…

    Ne vitet e luftes dyte boterore u rrjeshtuan ne krah te kundert te dy ne ekstreme…Pas shume vitesh ( ne vitet 80)me inkurajim sidomos nga mediat u be takimi ti tyre I jashtzakonshem..ku per cudi asnje nuk I hapi rruge njeri tjetrit…Arsyeja…gjeje ti dhe mos na ca menderen….

    …Te psh..urrsha Titon tend qe puthej me terroriste dhe komuniste ekstremista

    … Te psh..urrsha Nazi Xhavorr Deven tend qe ka dergur dhjetra hebrenj ne furrat e nazove dhe ti leshon lote krokodili

    Tung !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*