HEC-et në Osum, Klosi: Gjykata rrëzoi subjektet, nuk do ndërtohen

July 31, 2018 12:47

HEC-et në Osum, Klosi: Gjykata rrëzoi subjektet, nuk do ndërtohen

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka njoftuar ditën e sotme se Gjykata Administrative ka vendosur rrëzimin e padisë së subjekteve për ndërtimin e HEC-ve përgjatë lumit Osum.

Klosi thotë se ky është vendimi i parë i një gjykate në mbrojtje të natyrës dhe se HEC-et e planifikuara në Osum, nuk do ndërtohen, duke shpëtuar kështu perlën natyrore që ofron një nga lumenjtë më përrallorë të vendit, shkruan shqiptarja.com

Më në fund, gjykata na dha të drejtë. Më në fund drejtësia dha vendimin e parë pro mbrojtjes së natyrës. Përshëndes vendimin, që na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë në mbrojtje të natyrës.

Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore. Gjykata na dha të drejtë në vendimin e pezullimit të HEC-eve mbi Osum, pak muaj më parë. Drejtësia jo gjithmonë ka qenë në anën e mbrojtjes së natyrës.

Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz tê rifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithë bashkë do t’ja dalim të mbrojmë asetet tona natyrore“, tha Klosi.

o.j/dita

July 31, 2018 12:47