HEC-et në Luginën e Valbonës, ja kush i firmosi kontratat koncesionare

March 29, 2016 12:04

HEC-et në Luginën e Valbonës, ja kush i firmosi kontratat koncesionare

Përfaqësues të shoqatave të ambientalistëve kanë shprehur ditët e fundit shqetësimin për rrezikun që mund ti kanoset zonës së Valbonës në Tropojë nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht kur flitet për ndërtimin e këtyre veprave energjetike dhe kur janë dhënë këto koncesione?! Kontrata e parë koncesionare daton në 27 Korrik të vitit 2009 dhe bazohet mbi vendimin e marrë nga qeveria “Berisha” më 07.11.2007, “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit Dragobia”.

Kontrata është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë “Gener 2” sh.p.k. Sipas kontratës, hidrocentrali Dragobia, brenda të cilit janë 4 HEC-e parashikohet të ndërtohet në Lumin e Valbonës me fuqi të instaluar 22760 kW dhe prodhim vjetor 116,014,456 kWh.

Kontrata e dytë koncesionare daton në 29.01.2009, bazuar mbi vendimin e qeverisë “Berisha” të datës 7.11.2007 “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Valbona”. Edhe kjo kontratë është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Tplani” sh.p.k.

Ky HEC ka fuqi të instaluar 2300 kË dhe prodhim vjetor të energjisë 11,028,240 kWh. Kontrata e tretë koncesionare është nënshkruar në 15.08.2013, në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Ajo mban firmën e zv.ministrit Enno Bozdo dhe shoqërisë “Valbona Project Company” shpk.

Kjo kontratë koncesionare parashikon në total 9 HEC-e, me fuqinë totale të instaluar 51040 kW dhe prodhim vjetor 245,726,989 kWh.

45 6

March 29, 2016 12:04
Komento

4 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" March 29, 12:35

    Berishianet kane firmosur per coptimin e Shqiperise, per organet e drejtesise, nuk quhet tradheti.
    Kane firmosur kontrata teresisht antishqiptare, perseri, nuk quhet tradheti.
    Mos prisni te hedhin bomben atomike, qe te shikoni se keta kane punuar ne nje linje me qellimet antishqiptare sllavo-greke?????????.

    Reply to this comment
  2. Cobani nga Kendrevica March 29, 15:54

    Nuk thone kot se ate qe ta ben yti, po yti vertet, nuk ta ben as hasmi!!!!

    Reply to this comment
  3. l ri March 29, 17:19

    Kudo gjendet firma e idiotit dhe antishqiptari Sali…!Po mirë ,tani nuk mund të anallohen këto firma,,Mos duhet të vuajmë akoma vendimet e pa drejta,,,!Qeveria nuk duhet ta lejojë në asnjë mënyrë shkatërrimin e kësaj perle luginën e Valbonës,,!SALIUT MOS JU TREGOFTË AS VARRI PASKA LINDUR VETËM PËR TË ZEZA,,NDYRËSIRA ,,!

    Reply to this comment
  4. Shefqet Cela March 29, 22:14

    Keto vendime jane nje pasqyre e sakte e ketij perbindeshi qe nuk ka asnje meshire per prishjen e bukurise natyrore.
    Disa tropojaneve, qe kane 25 vjet qe e ndjekin verberisht,mire tu behet qe po ju shkaterron turizmin, oze thene ndryshe, po u heq buken e gojes se kalamanjve, se per vete ata nuk ka problem. Deri tani kane vjedhur me te dy duart; por vapa iku me Gushtin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*