HEC-et, nisin procedurat për anulimin e 14 kontratave

July 25, 2014 14:46

HEC-et, nisin procedurat për anulimin e 14 kontratave

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka firmosur fillimin e procedurave për prishjen e 14 kontratave koncesionare për ndërtimin e 30 hidrocentraleve. Në vijim të procesit të verifikimit të përmbushjes së detyrimeve të koncesionarëve sipas kontratave të lidhura midis Autoritetit Kontraktues/OSHA dhe koncesionarëve, për këto kontrata janë konstatuar probleme në raport me zbatimin e detyrimeve ligjore.

Grupi i punës, ngritur nga Ministri Gjiknuri po vazhdon kontrollin dhe verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe nënligjor sipas fazave: të shqyrtimit të projekt-propozimeve për objektin e koncesionit; të procedurave përzgjedhëse të investitorit dhe shoqërisë koncesionare dhe të fazës negociuese të kontratave.

Gjatë procesit të verifikimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktore, janë vërejtur një numër jo i vogël shkeljesh të kushteve kontraktore të cilat lidhen jo vetëm me fazat e lartpërmendura por edhe me veprimtarinë procedurale të realizimit të këtyre marrëveshjeve koncesionare, si dhe me monitorimin e zbatimit të këtyre kontratave.

Ministria e Energjisë ka konstatuar në këtë grup HEC-esh: vonesa në zbatimin e kushtit të krijimit dhe regjistrimit të shoqërisë koncesionare pranë QKR-së; vonesa në paraqitjen projekteve të zbatimit dhe të miratimit të tyre; vonesa të theksuara dhe të pajustifikueshme nga shoqëritë koncesionare në zbatimin e kontratës koncesionare, ndikuar edhe nga probleme me “ambientin rrethues vendor”; amendime të shpeshta të kontratave dhe në shumë raste transferim kuotash me apo pa miratimin e Autoritetit Kontraktor; mospërfshirje të vërejtjeve apo propozimeve për përmirësimin e kushteve dhe klauzolave të kontratave të paraqitura nga organet e oponencës teknike apo institucionet e tjera, gjatë fazës së miratimit të projektvendimeve në Këshillin e Ministrave.

Nga verifikimet janë konstatuar në këtë grup HEC-esh edhe cilësi e ulët e investitorëve (nga pikëpamja teknike, ekonomiko-financiare) si dhe mungesa të theksuara të zbatimit të legjislacionit për shoqëritë tregtare. Praktikat procedurale të zbatuara dhe monitoruara nga Grupe Pune dhe jo struktura të konsoliduara shtetërore, ekspertizë dhe oponencë tekniko-ekonomike të kryer nga struktura pa përgatitjen e duhur dhe pa konsulencë ndërkombëtare, pjesërisht nga AKBN dhe Instituti i Ndërtimit, etj. Kjo është faza e parë e kontrollit ndërsa po vazhdohet me auditimin e të gjitha kontratave koncesionare për të parë përputhshmërinë e tyre me detyrimet ligjore.

LISTA E KONTRATAVE PËR NDËRTIM HEC-esh

1.         H/C Egnatia
2.         H/C Qytezë
3.         H/C Domaj
4.         H/C Steblevë
5.         H/C Tucep 2
6.         H/C Labinot Mal
7.         H/C Gomsiqe 1,2
8.         H/C Sheba 1,2,3,4
9.         H/C Bënçë dhe Tepelenë
10.       H/C Qafëshuli 1,2,3,4, Sheja e Librazhdit
11.       H/C Nishova 1,2
12.       H/C Shkalla, Cerrujë, Plesha, Benji 1,2 dhe Klos
13.       HEC Stojan
14.       H/C Dobjat, Menkulas

July 25, 2014 14:46
Komento

4 Komente

  1. E VERTETA July 25, 14:59

    He sa mire do t’ua beni ! Anulojani atyre, dhe lidhni kontrata me klientet dhe miqte tuaj. Pastaj kur te vije PD-ja me LSI-ne ne pusht-pushtet, jua anulon juve…edhe keshtu me radhe.

    Reply to this comment
  2. Kalivaçi July 25, 15:10

    HEC KALIVAÇI – DUHET TE ISHTE I PARI NE LISTE Z. MINISTER.

    KALIVAÇI ESHTE SHEMBULLI ME I QARTE I ABUZIMIT ME PASURINE E VENDIT…

    Reply to this comment
  3. leka July 26, 13:04

    Bënçën e anulluat ne Tepelene. Po ata h/c e lumit te Kardhiqit ne zhulat i mbajtet per Genc Rulin me tevabi ? Kur do tu vije radha atyre qe jane 4-5 h/c fantazma ?

    Reply to this comment
  4. Drejtesi August 3, 19:32

    Cfar beni keshtu more maskarenj, nuk kemi per te vajtur Kurr ne evrope, me kete rilindje qe po beni si Somalia kemi per tu katandisur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*