Hec-et nisin zbatimin e detyrimit për pyllëzimin

March 21, 2016 15:19

Hec-et nisin zbatimin e detyrimit për pyllëzimin

“Për herë të parë në këto 2 vite, qeveria shqiptare detyroi subjektet që operojnë mbi fondin pyjor (HEC-e, Miniera, karriera guri etj) që të zbatojnë ligjin për rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në përdorim për shfrytëzim. Shumë prej kompanive lidhën me Ministrinë e Mjedisit marrëveshje, që të jenë edhe ata kontribues të asaj çfarë kanë dëmtuar, gjë që para 2013-ës nuk njihej si detyrim prej tyre”.

Kështu u shpreh ministri i Mjedisit Lefter Koka pas takimit me drejtorin e projektit hidroenergjetik të Devollit, Ola By ku u mbollën pemë.

Programi i kompanisë për rigjenerimin e fondit pyjor do të ripyllëzojë sipërfaqet e shpyllëzuara në Qarqet e Elbasanit dhe Korçës që janë prekur nga Projekti Hidroenergjetik i Devollit nga ndërtimi i Hidrocentralit të Banjës dhe Hidrocentralit të Moglicës ku në total deri në fund të vitit 2017 do të mbillen 795 ha pyje të reja nga të cilat 20 ha janë mbjellë deri tani./E.T

March 21, 2016 15:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*