HEC-et nuk e ndotin ambientin

Arben Duka October 6, 2016 10:16

HEC-et nuk e ndotin ambientin

 

– Ato mund të kthehen në pasurinë më të madhe kombëtare –

Banja qe një lajm,
shumë i madh për mua,
po me pesë minuta,
lajmi u kalua!

HEC i madh i Banjës,
është një mrekulli,
i vetmi që sosi,
në demokraci!

Në Kohë të Enverit,
Banja ka filluar,
u desh tridhjetë vjet,
për t’u përfunduar!

Po Luli çuditi,
gjithë Shqipërinë,
kur na tha-se Banja,
qe vizioni i ynë!

Biles në nëndhjetën,
Banja qe krejt gati,
por e shkatërroi,
Sali Ramë Lugati!

Banja për punë muajsh,
s’u inagurua,
pastaj nga themeli,
krejt u shkatërrua!

Përmbi Banjë u derdh,
dufi i shqiptarit,
në kohën e madhe,
të Salë vizionarit!

Po mos shkatërrohej,
Banja atëherë,
do të qenë sosur,
dy HEC-e të tjerë!

Po mos shkatërrohej,
o Lulash i ndritur,
Kaskada e Drinit,
do qe përsëritur!

Gjithë qeveritë,
po mos flinin gjumë,
sot do kishte vendi,
dy herë dritë më shumë!

Lumenj pa hesap,
na janë dhuruar,
as njëzet për qind,
nuk janë shfrytëzuar!

Terreni malor,
uji kurrë s’ngecet,
ndaj njëri pas tjetrit,
mund të ngrihen HEC-et.

Kaskada e Drinit,
nuk është një shaka,
është një kryevepër,
që rrallë kush e ka!

Kaskada e Drinit,
vepër madhështore,
për ekonominë,
shtylla kryesore!

Një kaskadë tjetër,
në Devoll të kishte,
dy herë më i pasur,
vendi do të ishte!

Nëse do ketë Rama,
një mandat të dytë,
nga lumenjtë pa fund,
duhet t’i mbajë sytë!

Vjosë edhe Devoll,
nëse do ndërtojë,
miliarda euro,
dritë do eksportojë!

Këtu menjëherë,
do ndryshonte gjendja,
edhe me dy herë,
do rritej mirëqenia!

Tani që po shkruaj,
dhe tregoj kulaçin,
nuk e di ç’po bëhet,
sot me Kalivaçin?!

Ai s’mund të mbetet,
në një peng Beketi,
menjëherë në dorë,
duhet ta marrë shteti.

Kalivaçi duhet,
s’e them vetëm unë,
dhe ai mbaron,
për gjashtë muaj punë!

Kalivaçi-peng,
i monstrës Beket,
shton me dhjetë për qind,
energji në rrjet!

(Vijon në një numër tjetër)

Tiranë, 5 Tetor 2016

Arben Duka October 6, 2016 10:16
Komento

Ende pa komente

  1. nuk ka tym pa zjarr October 6, 13:29

    Je shume gabim arben me gjithe respektin qe kam dhe kenaqesine qe na jep.
    E para.
    Bota ka 100 vjet qe i ka braktisur hidrocentralet. Edhe ata kane lumenj bile me te fuqishem. Nuk kam kohe te shkruaj se jam ne rruge po hidrocentralet shkaterrojne mjedisin. Shkaktojne termete te fuqishme. Shperngulin me mijera fshatare nga toka e tyre qe ne e kemi te paket. Keta fshatare do tu drejtohen emigraciobit pa shptrese.
    E ke nje mije here gabim arben. Nuk kam kohe te shpjegohem

    Reply to this comment
  2. Darius October 6, 13:41

    Rima e bukur o Gone,po realieti eshte ndryshe.

    Reply to this comment
  3. nuk ka tym pa zjarr October 6, 17:08

    Ju te dites jeni bere me keq se mero baze me censurimet. Turp. Nuk pranoni mendimin ndryshe. Nese dikush komenton ndryshe ngga axhenda juaj, censurohet.
    Arben duka eshte 100% gabim

    Reply to this comment
  4. Agimi October 7, 00:26

    Nuk e kuptoj pse je rreshtuar gabim, poet,ti kurre nuk ke mbajtur anan e pushtetareve. Te ndertosh 19 Hec ne 25 km gjatesi ne nje lugine mahnitese me vlera te rralla turistike eshte jo vetem ndotje, por shkaterrim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*