HEC-i i Banjës nis nga puna

September 23, 2016 11:48

HEC-i i Banjës nis nga puna

Hidrocentrali i Banjës, vepra më e madhe energjitike e ndërtuar në vendin tonë që prej vendosjes në punë të Komanit, tre dekada më parë, nisi sot zyrtarisht punën.

Vepra është një investim i gjigantit energjitik, Statkraft, që veç ndërtimit të hidrocentralit ka investuar edhe në infrastrukturë dhe përmirësimin e jetës për komunitetin e Banjës.

HEC-i i Banjës është pjesë e projektit “Devolli Hydropower”, që parashikon edhe ngritjen e Hidrocentralit të Moglicës.

“Sot po hapim zyrtarisht jo vetëm hidrocentralin, por po përurojmë edhe rrugën dhe gjithë bukurinë që e karakterizon zonën”, u shpreh një përfaqësues i Statkraft.

Hidrocentrali i Banjës pritet që të rrisë me të paktën 5 përqind prodhimin vendas të energjisë nga hidrocentralet.

Liqeni artificial i Banjës ka një sipërfaqje prej 14 kilometrash katrorë. Nga përmbytjet, ndërtimet e rrugëve dhe linjave të tensionit të lartë janë prekur mjaft familje. Shumica ka përfituar nga shpronësimet, ndërsa disa prej tyre janë shpërngulur në banesa të reja.

Banja është hidrocentrali i parë i projektit Devolli HidroPower dhe do të pasohet nga ai i Moglicës. Ndërtimi është bërë për pak më shumë se 3 vite. I gjithë projekti, që përfundon në 2019, i kalon 530 milionë eurot dhe pritet sërish të punësojë mijëra banorë lokalë.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar nisjen e punës së HEC-it të ri të Banjës,  si një moment historik për të gjithë zonën e Gramshit.  “Sot ndihet e çliruar nga makthi i izolimit. Dhe nga sot njeh si një rrugë të re drejt së ardhmes për t’u bërë në ditët që do të vijnë një nga zonat më të preferuara turistike të vendit tonë. Ky moment është rezultat i një bashkëpunimi shembullor mes qeverisë shqiptare dhe një prej kompanive më të shquara në botë në sektorin e zhvillimit energjitik”, tha Rama.

Për ne, shtoi kryeminsitri, “mbetet e rëndëishme që realizimi i kësaj vepre ka lidhur organikisht të gjitha njësitë administrative dhe fshatrat përgjatë rrugës së re drejt Gramshit”.

“Vetëm në ketë zonë janë ndërtuar dhe janë drejt përfundimit afro 100 kilomtera rrugë të reja. E theksoj këtë për të gjithë ata që dëgjojnë lajtmotivin që për 3 vjet s’është bërë asnjë rrugë e re në këtë zonë. Dhe 14 ura, ndër të cilat, ura më e gjatë sot në Shqipëri 520 metra, e cila është një vepër e shkëlqyer inxhinierike, por dhe një urë që ofron një pamje fantastike të liqenit të ri”, tha Rama.

September 23, 2016 11:48
Komento

3 Komente

  1. Raimond vlonjati September 23, 17:00

    Po mire ky Hidrocentral qenka kot fare se ky e rit prodhimin e pergjitheshem me vetem 5%

    Ca kuptimi ka qe gjith ky investim dhe paska nje produktivitet kaq te ulet ?
    Ky qenka hidrocentral tip vari leshte

    Reply to this comment
  2. Labi September 23, 17:55

    Te lumte o Edi!Populli do njerez puntore dhe jo legene si ata qe lehin si kone cdo dite neper ekrane dhe te enjten ne parlament.Me aktet kriminale qe po ben PD cdo dite,ajo duhet te nxiret jashte ligjit.Ata si dhe ata qe i ndjekin nga pas,jane te lidhur me krimin dhe kriminelet.Ata qe ulurijne e kane nje hall,duan te largojne vemendjen nga pislleqet qe kane bere ,dhe duan tua veshin te tjereve.Ligji duhet te ndeshkoje sa me pare Sali Banditin me kompani,ndryshe vendi nuk ka qetesi.

    Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati September 23, 20:45

    Dmth ky Hidrocentrali i Banjes qenka vetem per …. driten e banjes lol

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*