Hedh makinën në lumë, largohet si të mos ketë ndodhur asgjë

September 24, 2017 19:54

Hedh makinën në lumë, largohet si të mos ketë ndodhur asgjë

Shoferi i një makine tip Mercedes ka përplasur mjetin me një mur dhe ka rënë në lumin Thames në Angli.

Banorët e zonës kanë treguar se ai humbi kontrollin pasi ishte në një shpejtësi prej më shumë se 100 km/h.

Mendohet se shoferi është rreth 20 ose 30 vjeç dhe doli i qetë nga makina, ndërsa shërbimet e emergjencës arritën në ngjarje brenda 15 minutash.

Sipas dëshmitarëve, ai ka nxjerrë disa çanta nga makina dhe është larguar. Policia po heton për ngjarjen ndërsa është në kërkim të shoferit të automjetit.

September 24, 2017 19:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*