“Hej Genc, pak logjikë mik!” Rama, me rubrikë të re në Facebook

August 31, 2018 20:07

“Hej Genc, pak logjikë mik!” Rama, me rubrikë të re në Facebook

 

Kryeministri Edi Rama duke e njohur mirë fuqinë e rrjeteve sociale, vjen në kanalin e tij në Facebook, ERTV, me një rubrikë te re, të quajtur “Përgjigja ime”.

Tashmë jo vetëm përgjigje me shkrim për komentuesit, por përgjigje sy më sy me video për një koment a temë të ditës.

Duke shtjelluar hapjen e rubrikës së re, Rama shkruan: “Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtpërdrejta.

Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s’dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për “keq”, s’do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim”.

Në hapjen e kësaj rubrike shefi i qeverisë zgjodhi t’i përgjigjet komentit të Genc Sejkos lidhur me vizitën e Ramës në familjen e Hysen Zhupanit në Shijak, e cila jetonte në varfëri ekstreme.

Qytetari e akuzonte se po bën show me  mjerimin.

Genc Sejko: Mjerë ata që të falenderojnë dhe nuk dinë se ti je përgjegjës direkt për gjendjen e tyre. Ke 5 vjet në pushtet, çfarë ke bërë për të luftuar skamjen? Asgjë! Për ti treguar se po bën shtet, shtëpive që po rrënohen nga varfëria ke shkuar e i ke ngulur sahatin e dritave. Më pas i hoqe ndihmën sociale dhe lekët e kursyera ja shpërndave oligarkëve të tu. Dikujt tjetër do ti vinte turp por ty nuk të bën përshtypje. Ti bën show dhe me mjerimin. Je kryeministër i vendit, nuk je “Fundjava Ndryshe”.

Në replikë, Rama shprehet: “Nëse unë do të isha përgjegjës për gjendjen e tyre do të ishte shumë e thjeshtë por fatkeqësisht kjo është ti biesh me sëpatë fijes së logjikës më elementare. Nuk ka asnjë fakt, asnjë shifër, asnjë provë që të tregojë se në një fushë Shqipëria është më keq seç ishte 5 vjet më parë, përkundrazi. Natyrisht ka njerëz si Hyseni dhe familja e tij apo dhe të tjerë që nuk janë më mirë se 5 vjet më parë por njësoj. Aty ku sëpata juaj e këput fillin e logjikës është kur thua se këtë gjendje e solli sahati i dritave. Jo i dashur. Këtë gjendje e kishte krijuar mungesa e sahatit, mungesa e shtetit për të gjithë dhe e rregullave për të gjithë. Ka më pak varfëri aty ku ka shtet dhe më shumë rregull.

Ti gënjen pa dashje kur thua se unë u hoqa ndihmën sociale familjeve si Hysenit se në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Mësoje që falë reformës sime janë sot më shumë se 10 mijë familje të varfra e morën ndihmën për herë të parë dhe më shumë se dyfishi i tyre që e merrnin padrejtësisht nuk e marrin më. Thua se lekët e kursyera ua shpërndava oligarkëve. Hej Genc, pak logjikë mik, është krejt qesharake dhe nuk mbështetet në asnjë lloj filli arsyetimi dhe jo më në ndonjë fakt. Sa për turp, jo, jo, nuk më vjen turp të shkoj në shtëpinë e Hysenit se i kisha dhënë fjalën. Ti thua show, por për mua nuk ka pikë rëndësi çfarë thua ti por çfarë mendon Hyseni, zonja dhe fëmijët e tij”.

 
a.s/dita

August 31, 2018 20:07
Komento

12 Komente

  1. katarakti August 31, 20:26

    Nuk diskutohet me militantet o Edi. Henen tua sjellesh ne Toke, ata nuk do te jene te kenaqur. Ne kurriz t’i mbash ata prape do gjejne arsye per tu ankuar dhe per te share. Humbet kohen kot me lloj lloj delirantesh dhe derdimenesh. Disa nga te cilet duan te behen te njohur duke te sulmuar ty.

    Reply to this comment
  2. Xha Teme August 31, 21:10

    I sakte dhe i drejtperdrejt Z. Kryeminister. Ke me vete shumicen dermuese te shqiptareve te ndershem. Leri nihilistet dhe driteshkurterit e paguar te blogjeve se ata paguhen per te hedhur balte nga makineria e baltovines politike me emrin PeDe

    Reply to this comment
  3. Arben August 31, 21:16

    Paske shkare dare shoku, Po mos e rruaj, ky popull

    psikopatet dhe kriminelat vlereson.

    Reply to this comment
  4. Kol August 31, 21:37

    Me pelqen puns e ketij burrit, ka me shume sukses se Ilir Vrenozi.

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA August 31, 21:44

    E pashe sot Vidion per viziten e Kryeministrit ne familjen e varfer shijakase…
    Vertet qe mjerimi dhe varferia nuk njohin kufi…
    Shume mire beri Kryeministri qe vendosi tu ndertoje shtepine e re…! ( pamvarsisht diarres qe nxjerr opozita, veprimi Kryeministrit ishte shume kuptimplot dhe i merituar…)
    Por kam dhe nje verejtje te vogel…
    Pa tjeter qe Kryeministri e di shume me mire se une dhe shume te tjere,
    se ka edhe shume familje te tjera ne kete fare varferie…
    E mira do ish qe atyre tu vihej ne ndihme me nje mbeshtetje ekonomike sociale dicka me shume nga ajo qe u jepet sot per sot… Ndoshta duke shkurtuar disi pagat e funksionareve te shtetit apo duke gjetur mundesi te tjera, nga sekuestrimet e krimineleve te korrupsionit apo mundesi te tjera……
    Sot ne shekullin e 21- te, kjo lloj varferie e tejskajshme duhet te zbutet gjithsesi…
    Nuk eshte Shqiperia aq e varfer qe te mos gjeje mundesi ti ndihmoje kete kategori te popullates …
    Shteti dhe shoqeria shqiptare i kane mundesit te gjejne mbeshtetje financiare per keta te mjere…!

    https://www.youtube.com/watch?v=hUsVcBYs97o

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 1, 11:29

      “Por kam dhe nje verejtje te vogel…”
      mos mor net se e paske dhi fare!!
      si mor ti të vrejtosh,sado pak,të pagabushmin,të larpamësuarin,të pjerdhurin në tru dhe mbi të gjitha çunin e lindur në tironë??
      e pafalshme net e pafalshme!!
      po rrëshket dhe ti në krahët e saliut,a në shalët e bashës!?
      për këtë nuk jam i sigurtë!!

      Reply to this comment
  6. vasili August 31, 21:55

    Vec shume nga keta ´´demokrat´´24 karat anadollak-komunist,qe kane okupuar kete gazete,natyrisht i quajne armiq qe duhen asgjesuar ata qytetare qe i nxjerrin pasqyren para surratit te vertete kesaj specie Shqiperi ngrenese.
    Dhe me paturpesine e tyre shekullore vazhdojne te lehin dhe versulen qe fajin e ka pasqyra.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic September 1, 01:46

    Kryeministri po lufton per ta c`montuar kriminaliteti qe per 16 vjet ky kriminalitet me ne krye Saliun ngriti shtetin e vet.
    Lufta per ta ber shteti eshte produkt, i nje tejkalimi te se keqes qe e ka mbuluar vendin tone.
    Nuk permisohet gjendja familjare duke u hequr sahatin e dritave ose duke mos paguar taksat apo detyrimet ndaj shteti.
    Jo Ore zotri. Fukaralleku frenohet duke fuqizuar shtetin dhe duke marre mas qe ky shtet te hape vend pune dhe nepermes punes zgjidhet edhe lufte kunder varferise.
    Ata qe pretendojen te leshojn ne vjedhjen e energjis apo ne mos pagesave te detyrimeve at jenr te prirur qe shqiperi te mos behet kurre dhe ajo te ngelet ne agoni te perhershme.
    Une e mbeshtes Edi Ramen ne rrugen e tije per ta ber shtetin qe ky shte u duhet aqe shume shqiptarve.!

    Reply to this comment
  8. Zagoriti September 1, 09:53

    Nuk kritikohet Z.Rama se vajti e pa nje familje te varfer.Pyetja qe behet eshte ai Kane bashkite te listuara familjet qe Jane pa strehimi e ne gjendje krejt te mjere,a Kane nje program investimi per kete kategori,a ka fonde te vecanta ne buxhetin e bashkive Si zbatohen e kontrollohen.Po Drejtoria ne ministri me cfar merret e cfare been me fondet a ika te listuara keto familje.Pra Duhet nje program 4vjecar per strehimin e ketyre familjeve e mbeshtetjen e femijeve ne shkolle8vjecare.Nje I burgosur I kushton shtetit 500euro ne muaj nje femije merr10 euro mbeshtetjen sociale e eshte kontigjent per I burgosur kur te rritet.Duhet te ndryshoje kjo menyre duke rritur perkrahjen per ushqime shkollim punesim te ketyre femijeve qe te MOS behen kontigjent krimi.Kjo eshte detyra qe Duhet te beje nje qeveri e pergjegjshme.

    Reply to this comment
  9. info analitike September 1, 16:20

    Kriepsikoja ne paaftesi per te bere Pune e Duke e kuptuar qe Genc Sejjko la nje perhapje te gjere ne rrjetet sociale perpiqet te hape nje debat me te. Kush e ndjek Gencin e kupton fare mire qe ne memet e tij la shume logjike e gironi e fila e nxjerr cullak tere makinen e propagandes madre in ERTV. Jo me kot ne fillim Endrina e kriepsikos ia bllokoi per nje jave llogarine facebook Duke e sinjalizuar si te papershtatshme. Kriepsikos do fante se cfare la shkuar me keq ne keto 5 vjet!!Po vala e emigrimit cfare eshte? sukses? Po burgimet per njerez si Hysniu cfare jane? Po ai femija qe mbeti pa oksigjen cfare eshte? Po deshtimet ne reformat ekonomike cfare jane? Po koncesionet cfare jane? Ore po qy i kujton shqiparet si Neri e bejtexhiu! E mbyte vendin ne droge, korrupsion e krim.

    Reply to this comment
  10. info analitike September 1, 16:50

    Ja lexojeni pergjigjen e Gencit ndaj caprashitjeve te kriepsikos per te kuptuar se kush ben propagande e kush shkruan me logjike.
    “Njerëzit të “duan” ty sepse ke pushtetin. Ndërsa mua sepse flas të vërtetën. Nesër ti nuk do ta kesh më pushtetin. Ndërsa unë do vazhdoj të kem të vërtetën. Ok “miku” im?”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*