Hekurat dhe breshkat

July 27, 2020 13:22

Hekurat dhe breshkat

Me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës

Nga Petro MARKO

Nga vinte hekuri? Që përtej detit! Hekur ishte jatagani! Hekur ishte maliheri! Hekur ishin thika, kama! Hekur ishin kosa, drapri! Hekur ishin pirustia, sqepari, sëpata, kazma, lopata, shati…Gjëra të vockla në krahasim me duart që mbanin kërraba, fyej, tërkuza!

Po me të ardhur Italia, vendi u mbush me hekura. Vaporët shkarkonin hekura…..

“Ç’janë këta hekura? Si ecin ata hekura mbi ato katër rrota! Ku venë ata hekura? Pse erdhën gjer këtu ata hekura/ Dhe njerëzit që janë mbi to, hekura kanë në duar, hekura kanë mbi kokë…”

Sali Vranishti zbriste me katër komitë të tjerë. Bukuria e njihte. Shumë herë kishte biseduar me të. Shumë erë i kishte shpënë dhe bukë. Se i fejuari i saj, Totoja, e kishte mik kapedan Saliun. Dhe, kur e pa, u gëzua. Se ishte shtangur dhe zemra e saj po i bëhej hekur nga gjithë ato hekura që shikonte.

– E, Bukuri!

– Kapedan!

– Si je?

Asaj i qeshi buza. Ishte e pashme Bukuria. Sytë e zinj i shkëlqyen kur pa komitët t’i afroheshin. Ajo u fliste pa e  ndaluar lëvizjen e shtizave, që pleksnin çorape leshi.

Kapedani dhe katër shokët e tij u ndalën. Dhe u ulën rrëzë një shkëmbi me fytyrë kundrejt malit të Kudhësit dhe me shpinë nga ana e Maleve te Vetëtimës. Koha ishte e vrenjtur.

Bukuria u afrua, por nuk u ul. Me sytë te shtizat, ajo dukej si një statujë helenike. Asnjë pjesë e trupit të saj si qiparis, nuk i lëvizte, përveç gishtërinjve të duarve. Komitët, që të pestë, e shikonin. Kurse ajo, ngandonjëherë ngrinte qepallat e saj të gjata për të parë sesi  ishte kumbisur te shkëmbi kapedani. Ishte i pashëm kapedani! Ishte vërtetë kapedan dhe nga trupi i mbushur edhe nga fytyra e ashpër, po njerëzore, edhe nga sytë bojë bari, që i shkëlqenin. Vetullat i kishte të zeza dhe flokët e gjatë.  Mjekrën e kishte ovale, por jo gjer në gjoks. Dy gjerdanë të argjendë i kishte krahaqafë dhe si brez kishte një rrip meshini bojë mjalti. Ishte me fustanellë. Dhe tirqet e gjatë dhe të bardhë i tregonin këmbët e tij të harmonishme deri lart përmbi gjunjë. Opingat i kishte me xhufka të zeza në majë dhe të qëndisura. Ishin nga ato caruhe që nxirrnin duart e mjeshtërve të Delvinës dhe Janinës.

-Ç’na thua moj Bukuri?

-Hekura! Shumë hekura Kapedan!

-Edhe shtizat që ke ti në duar janë hekura! Edhe këto armë që mbajmë ne në duar, hekur janë.

Kapedani rrallëherë qeshte. Ende nuk i kishte mbushur të dyzetat. Por jeta i qe dukur shumë e gjatë. Ashtu u duket komitëve jeta. Një vit jetë komiti është më i gjatë se dhjetë vjet jetë bariu ose bujku. Një buzëqeshje komiti, i ngjan një hareje të madhe të një fshati të tërë. Po pse rrinte ashtu i vrenjtur kapedani?!

– Bukuri, u trembe nga hekurat?

– Jo, kapedan! Po çuditesha…. Çuditesha e thosha me vete se si ecin ato hekura mbi ato katër rrota. Ku venë dhe pse erdhën?! Trembën qetësinë e këtyre maleve. Trembën edhe shelegët.

Bukuria kishte dëgjuar për jetën e këtij kapedani që kishte pranë dhe që hera-herës i hidhte nga një shikim. Kush nuk e njihte Sali kapedanin! Dhe ku nuk përmendej emri i tij! Ndaj i thoshnin dhe kapedan… Një qerthull legjendash ishin thurrur rreth tij…Tani që Bukuria e kishte përballë, mendimi e conte larg, në vende të panjohura, emra që i kishte dëgjuar kur flitej për jetën e tij: Janinë, Zagori, Delvinë, Vlorë, Borsh, male, male me emra të çuditshëm.  Ai  më 1900 emigroi gjer në Bogdan të Janinës për bukën e gojës. Një ditë një zaptie turk u tall me të dhe i tha “Pis arnaut”. Zaptien e shtriu përdhe. Dhe, për të mos rënë në dorë të turkut, se do ta varnin te rrapi i Janinës, doli komit. Dhe maleve duke u endur me pushkë në dorë, takoi komitë të tjerë. Dhe ata i thanë se si duhej luftuar turku. Por tradhtisht, turqit e zunë. E shpunë në burgun e Janinës. Mirëpo edhe atje ndodheshin njerëz si ai.  Përgati terrenin dhe u arratis bashkë me një të burgosur tjetër. Turqit i ndoqën pas. Saliu u plagos në këmbë, por nuk ra. Eci maleve, i lirë si era. Nga malet e Janinës u hodh në malet e Zagories dhe që andej në malet e tij. Ato vende e gjallëruan më shumë dhe e tërbuan kundër turqve. Edhe Ismail Qemali kishte ardhur gjer në këto male. Dhe midis atyre trimave që kishin ngritur krye ndaj okupatorëve, kishte takuar edhe  Sali Vranishtin dhe i kishte thënë se si shkonin punët. Dhe me t’u larguar nga ato male Ismail Qemali, kapedani krijoi çetë për ta goditur kurdoherë armikun.

Vasha labe lëvizte shpejt shtizat dhe nganjëherë ngrinte qerpikët e gjatë për të parë atë kapedan që ishte i dashur për të gjithë, veçanërisht për stanarët. Asaj të gjithë komitët i dukeshin njësoj. Vetëm kapedani ndryshonte nga të tjerët. Ndonëse ata edhe armët i kishin të ndryshme.

Dhe,  siç i ndodh çdo njeriu, kur ka përpara një personazh të dëgjuar, rreth të cilit sa e sa gjëra janë thënë e thuhen, ashtu i ngjau edhe Bukurisë. “…Ja ky njeri, në gusht 1912 hyri në Vlorë me cetën e tij dhe hapi burgun… Të dënuarit nga turku fluturuan maleve. “Do t’ju vjedhin’, -thoshin zyrtarët dhe dhe bejlerët. “Ata janë kaçakë e kusarë”, thoshnin pasanikët dhe shërbëtorët e turqve. Mirëpo kapedani zuri tellallin dhe pasi e pagoi i tha të thërriste: “O vlonjatë, o popull. Sali Vranishti ka hyrë në qytet për të liruar të dënuarit nga turku. Hapni dyqanet o tregtarë, se Sali Vranishti do ta varë nga gjuha atë që do t’ju prekë qoftë edhe një gjilpërë”.

O Nase ! Ç’ke që mendohesh!- i tha kapedani Thanasit, që ishte mbështetur në shkëmb dhe shikonte tutje nga malet e Salarisë.

Mendoja e thosha, o kapedan, se si ushqehen njerëzit, si ushqehen kafshët, si ushqehen peshqit, shpendët…. Ç’ka bërë natyra! Tha këto duke shikuar gjithnjë tutje malet e Salarisë.

Edhe kapedani, edhe tre të tjerët kthyen kokën nga ai. Edhe Bukuria ngriti qerpikët e gjatë për të parë Nasen, që nxorri nga goja ato fjalë të çuditshme.

Ato që tha Nasja, ngjallën biseda që ishin të çuditshme për Bukurinë. Dëgjonte baresha, që qëndronte si statujë helenike.”Disa hanë mish, disa hanë peshk e shpendë… Po ne pse themi “A hëngre bukë?” Themi këtë: ”A hëngre bukë?” edhe për drekën, edhe për darkën. E po për ne buka është kryesorja. Nuk shtrohet kurrë tryeza pa bukë. Buka është e bekuar. Buka është fisheku i pushkës sonë…. Buka…. Buka….”

Po a e keni parë se ç’hanë italianët?- pyeti kësaj radhe Nasja, duke i shikuar me radhë në sy. Edhe Bukurinë e shikoi sikur donte ta pyeste: “Po ti a e ke parë se ç’hanë italianët?”

Ata hanë makarona, – tha Mehmet Bequa.

Ata hanë breshka, tha Thanasi.

Breshka?- pyeti njëri nga ata.

Po! Ata breshkën e kanë si ne thëllëzën. Madje më të shijshme se thëllëzën.

Mehmeti pështyu duke mbledhur buzët. Kapedani nuk fliste. Dëgjonte duke shikuar se si lëviznin gishtërinjtë e Bukurisë. Sali kapedani këtë e dinte.  Kaçakët me të vërtetë limere kanë malet, por ata dinë shumë gjëra.

Bukurisë në ato çaste i përfytyroheshin breshkat e shkreta, që dilnin nga ferrat dhe se si futnin kokën menjëherë në samar, porsa dëgjonin ndonjë fluturim shpendi.

E kanë si gjellë të rrallë  dhe shumë të shtrenjtë italianët, tha kapedani. Si ne cipën e brinjëve të qengjit të pjekur në hell…

Mos, more!- tha Mehmeti, duke lëvizur nga vendi.

E pse, ç’të keqe ka këtu?- tha kapedani. Breshka ushqehet me bar dhe mishin e ka si të pulës. Të gjithë ushqehen sipas zakoneve dhe shijes që kanë. Italianët hanë breshka! Le t’i hanë!

“ Breshkë, o bretkosë e frëngut, 

S’këndon dot në vend të thatë!

Se këtu këndon bilbili,

Që e ka namin të lartë”.

Recitoi Nasja duke shikuar malet përkundrejt.

Të lumtë ajo gojë, more Nase!- i tha Mehmeti. Breshkë janë, ndaj nuk i shoh dot me sy. Breshkaxhinjtë e dreqit.

Bukuria nuk ngriti vetëm qerpikët e gjatë, por edhe kokën, për të parë më mirë Thanasin, që recitoi këto vargje. I pëlqyen shumë! Edhe shtizat i ndali. Ajo kishte dëgjuar barinjtë të këndonin:

“Ranë telat anembanë,

 

Në Vlorë, në kajmekanë,

Në rrap e varën fermanë,

Të zinin Sali Muranë.

E rrethosën në Qishbardhë,

Tetëqind asqerë i vanë,

Por si qaseshin dot pranë”…..

Kishte dëgjuar t’i këndonin trimërisë së kapedanit, kur në Borsh i tha grekut: “Ndal, këtej nuk kalon!”:

“Kalanë e Borshit e zure,

Kapedan more Sali

Dhe nga vendi nuk u tunde,

Kapedan more Sali”.

 

Apo këngën tjetër:

 

“Në Krane tek u përpoqnë, 

Saliu foli me gojë:

Dil pusht të shohëm shoshoqnë,

 Se burrat fshehur s’qëllojnë”.

Por këngën  që kujtoi Thanasi, Bukuria e dëgjonte për herë të parë.  Thanasit ju lutën që ta recitonte përsëri, gjersa e mësuan të gjithë, gjersa e mësoi edhe Bukuria.

Po Totoja , u kthye? – pyeti Bukurinë Mehmeti. Ajo uli kokën. Kapedani iu kthye Bukurisë: Kujton  se jeni martuar.

Bukuria nisi të lëviste me shpejtësi shtizat. Dhe kokën nuk e ngriti. Ajo ende ishte skuqur nga pyetja që i bëri Mehmeti. E kishte parë disa herë fshehur Toton dhe kudo dhe kurdoherë i bëhej ai trup i gjatë dhe i shkathët, ajo fytyrë ezmere, me ato mustaqe të zeza, nën të cilat zbardhëllenin dhëmbët si zalli i Lumit të Kaurit në një mesditë korriku. Edhe tani iu bë sikur ngjitej malit duke fluturuar. Po sa dëshironte që ta shihte edhe atë me armë në dorë, me gjerdanin krahëqafë, me revole e me kamë në brez, si kapedanin e komitët e tjerë.

“Që t’ju bjerë si rrufe breshkaxhinjve! Si kapedan Saliu”, mendoi.

*Pjesë nga romani “Ultimatum”

July 27, 2020 13:22
Komento

7 Komente

  1. demo July 27, 19:05

    Cfare te beri bukurani Gjylos,nuk ta beri as Italia,as Gjermania.
    I mblodhe mire deshmite per borgjezin enigmatik,por borgjezi e kishte aparatin pergjues qe ne 44.
    Gjithe antifashistet e Spanjes,gjithe antifashistet e Italise-ne burg.

    Reply to this comment
  2. Mjegulloshi July 27, 22:22

    ODemo idioti. Po c’lidhje ka me kete shkrim i biri i Gjylos?! Edhe ne gjume iu del Enveri. Petro Marko eshte nje nga shkrimtaret me te shquar dhe me modernshqiptare. Edhe ky tregim, i shkeputur nga romani Ultimatum, tregon qarte se cfare talenti letrar kishte Petro Marko. Ky roman historik i dedikohet Luftes se Vlores dhe kapedaneve te saj, te cilet bene realitet thirrjen: Ja do behet Vlora jone, / Ja do behet shkrumb e hi. Ketu perqendrohu o Demo idioti dhe lere Enverin ne hesspin e vet, se me kete ngjarje nuk e perzien dot.

    Reply to this comment
  3. demo July 28, 00:19

    Si re e zeze i qendroi familjes se Petro Markos mbi koke dhe nuk ja shlyen dot.
    Nuk i la te gezojne kete jete derisa i shoi.
    Edhe pas vdekjes litarin e la jashte.
    Gjeje dot o mjegull c`pati me ta.

    Reply to this comment
  4. Mjegulloshi July 28, 22:41

    O Demo. Te paska ngelur ora te Enveri. Ky s’kishte ne refene burra si Mehmet Shehu e jo me ca si ty, qe nuk i kishte ne defter ishin gjalle apo vdekur. Po c’ke a lummadh qe heq ne zemer per familjen e Petro Markos?! Ky e ka sqaruar vet jeten e tij te libri Rete dhe Guret. Komento shkrimin. Ate bej ti. Une gjykoj se si ne cdo veper te tij, edhe Ultimatumi, eshte produkt i nje pene dhe mendje te holle. Petro Marko ishte jo vetem nje shkrimtar i madh, por edhe shqiptar i madh. Nje shkemb i thepisur brigjeve te Jonit, qe nuk gerryhet dot nga asnje lloj dallge qe perplaset me te. Besoj se kaq te mjafton ……

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D.(Dh.Xh) July 30, 00:47

    Lavdi Luftëtarit, së pari *Luftëtari SPANJËS*,
    Petro Marko !
    Komentuesi,*Mjeguloshi*,faleminderit, sa polemizoni me *tru peshkun*Demo,shprehur c,meriton ,i Madhi Pentro Marko,që mbeet kreatyra Penë,sa TRIM i TRIMAVE,bir i Begut Jonit,të pashoqit;.*Luftëtari Spanjës.. .Kam patur fatin e madh, që pos një jet me të thuajse bashkëmoshatar,(jetim pas lufte),me te mes Tiranës rritur,sa mes viteve 60t,si mësues deri drejtor shkolle, në malësine e Zall-Dajt-Zall Mnerit, Ai,në Bulceshin rrezë vargut *Krujë Dajt*-BJESHIT fshat, hulumtuar e gjetur kryepersonazhin e ROMANIT tij të njohur *ARA në MAL, personifikuar një zonjë grua fshatarë,deri në shtëpine e tij mbajtur javë,me të madhe artiste Sofon, miqësuar,sa i *përjetësoi* jetën e saj,simbol i gruas malsore tiranase. Kush nuk e njohu në Tiranë,.ate verë-vjestë 1967. Një jëtë Atë Luftëtarin e SPANJËS, model sa, NJERI që se hiqtë cigaren nga buza, NJË jetë PLASUR po NGADHNJYER..Përballoi furtuna,deri djalin sakrifikuar.. Faleminderi VLORËS për nderimin BËRË; emrin PETRO MARKO P Ë R J E T Ë S U AR vënë Qëndrës kulturore të ati qzteti HERO. Faleminderit.unë,sot 84 vjecar, Mësues një jëte *Pasues Veteran*,më bën KRENAR,krah TIJ,deri në ditët e fundit të jëtës. I jam Borclli,pa përciellë si duhët mbresat e MËSIMET krah Tij. Tel Oqeanit mes bashkëatdhetarëve emigrantë,na bën krenar,PERSONALITETI TIJ,mbi të gjitha- ATDHETAR mbi ATDHETARË…
    Përjetësi bilbilit HERO të brigjeve te JONIT, PETRO MARKO:. Faleminderit gazetës DITA*,sa na sjell në këtë *100 vjetor* të të madhit e të pa harruarit Petro Marko.. Shkruaj këtë koment, marrë shkas dhe nga shume *Psues veteran* këtu mes Toronton, Petro markon.. SIMBO të INTERNOCIALIZMIT NJERI..
    Pasuesi veteran 84 vjecar-Guri Naimit D,

    Reply to this comment
  6. demo July 30, 09:20

    Dhimiter spiuni,,,Te vjen keq pastaj,kur t`i numuroj mire une.
    Ti mjegullosh mos na bej moralistin ketu,..Na tregon per vlere nje te paftyre.
    E dime shume mire se si u be diktator,qe “s`kishte ne refene Mehmet Shehun”
    Petro Marko nuk u be kurre gaztor,LOLO tavoline per te defryer bejleret.
    Borxhliu faqeziu-thote populli.
    Duroi fyerjet me poshteruese te Miladinit,qe asnje shqiptar nuk do ti duronte.
    Kur u be diktator kerkoi te shkarkoje turpet dhe poshterimet,qe kish hequr si LOLO.
    As qente e kazanave nuk e zilepsin .Ti po qe i atiij kallepi mjegullosh,I SHKOFSH PRAPA.,..Te shurrofshin e te dhjefshin varrin,si atij.

    Reply to this comment
  7. Mjegulloshi July 31, 12:51

    Demo bajga. Une jam himarjot, andej nga eshte edhe Petro Markua. Po ta perseris per te fundit here. Me Enverin merru nga mengjesi deri ne darke dhe shkruaj per te cfare te duash. Por ti je nga ajo kategori qe te kujton kengen : O Gjirokastra me vule,/ Linde djale e bere burre,/ Sa qe gjalle i hengret mune. Prandaj ti nuk komenton Shkrimin e Petros, por meqenese te ka ngele muti i Enverit ne fyt , shkruan mendime te pjerdhura.Mua nuk me rruhet as per Enverin, as per Miladinin dhe jo e jo per sojin tend anonim, por perkulem me respekt para Petro Markos fhe gjithe atyre qe derdhen gjakun per lirine dhe pavaresine e Shqiperise. Ik pirdhu o idiot i lindur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim