Hekurudha dhe reformat

Kristaq Prifti* January 31, 2016 22:30

Hekurudha dhe reformat

Pikat kryesore

  • Nga programi i PS: "Hekurudhat nuk do të lihen me tutje në gjendjen e lëngimit do të punohet për zhvillimin e trenave të frekuencës së lartë në territoret më të populluara, sikundër do të modernizohet dhe do të rritet siguria e të gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar
  • prioritet do të ketë edhe lidhje me rrjetin hekurudhor Maqedoni, Portin e ri të Vlorës, Portin e Porto-Romanos, dhe portin e ri të Shëngjinit..."

Nga Arkiva

Në dhjetorin që lamë pas Hekurudha Shqiptare (HSH) mbushi 68 vjet të ekzistencës dhe funksionimit të saj.

Historiku i rritjes në sistemin komunist nuk vlen të argumentohet, sepse ishin kushte krejt të tjera të funksionimit të ekonomisë së centralizuar e të planifikuar.

Por le të bëjmë një vështrim të shpejtë të historikut e ecurisë së HSH-së në sistemin post-komunist.

Tashmë kanë kaluar më se 22 vjet që HSH-ja po njeh vetëm regres. Të konkludosh se shkak është ndërrimi i sistemit, nga ekonomia e centralizuar socialiste në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë, do të ishte një injorancë profesionale dhe politike. E gjithë shoqëria dhe ekonomia shqiptare kanë njohur shumë zhvillime mbas periudhës post-komuniste. Po kështu hekurudhat në botë janë zhvilluar me ritme të papara në sajë të sistemit kapitalist të ekonomisë së tregut të lirë e të konkurrencës.

Niveli shume i ulët që paraqet ajo sot në Shqipëri shton natyrshëm pyetjen shumë shqetësuese e alarmante: “Ku po shkon HSH-ja”? Gjatë dy dekadave të fundit treguesit ekonomik-financiarë kanë ardhur në rënie. Është shumë i njohur konstatimi se ndryshuan kushtet e transportit hekurudhor me ndryshimin e sistemit. Është ritheksuar se ristrukturimi i ekonomisë ka sjellë ulje drastike të vëllimit të mallrave të ofruara.

Mbyllja e shumë minierave, uzinave dhe fabrikave, por edhe konkurrenca e pandershme dhe evazioni fiskal në transportin automobilistik  kanë qenë faktorët kryesorë. Por këto konstatime nuk mund të jenë fatalitet për HSH-në. Fenomene e ndryshime ndodhën në të gjitha vendet e ish-lindjes komuniste, por në ndryshim thelbësor nga Shqipëria, këto vende i kanë rinovuar e rigjallëruar hekurudhat në vendet e tyre. Pas një periudhe të shkurtër ato morën ritme zhvillimi dhe sot funksionojnë e konkurrojnë me sukses në treg si në transportin e mallrave ashtu edhe në atë të udhëtarëve. Faktorët që kanë ndikuar në gjendjen e mjeruar të HSH-së janë shumë komplekse ashtu siç është edhe teknologjia e realizimit të këtij transporti.

Të gjithë këta faktorë do të kërkonin një analizë të hollësishme me qëllim që të gjykohet edhe për rrugët e zgjidhjes. Opinioni publik nuk e ka pasur e nuk e ka asnjë informacion për rrugët e zhvillimit të HSH-së. E vetmja zgjidhje që është dëgjuar shpesh nga autoritet përkatëse që lidhen me drejtimin e HSH-së ka qenë slogani se po bëjnë “re-formë” dhe prandaj do të shkurtojnë X punëtorë.

Ky fenomen është thelluar sidomos pas vitit 2005. Është shumë e pranueshme se në asnjë vend pune nuk duhet të ketë parazitë që nuk prodhojnë fitim. Por zgjidhje për shkurtimin e fuqisë punëtore është çështja më e thjeshtë, që nuk kërkon shumë aftësi drejtuese. Përcaktimi i këtyre vendeve të punës dhe fryrja e tyre artificiale për militantët partiakë duhet të ishin zgjidhur me kohë!

Tani është koha për HSH-në të mendohet se si do te rritet efikasiteti i tyre. Vite më parë, nga kuadro politikë jo specialistë jemi ndeshur edhe me konceptin fatalist se hekurudhat shqiptare nuk “dalin me fitim prandaj duhet t’i mbyllim fare”. Po pse nuk i kanë mbyllur ato vende e zhvilluara, Evropa e Bashkuar ku ne aspirojmë të integrohemi??

Mos vallë kjo qenka zgjidhje? Caktojnë një fond parash për një grup njerëzish dhe shkurtojnë të tjerët? Thelbi i gjykimit duhet të jetë krejt tjetër? Cilat janë rrugët për t’i bërë ato eficiente?

Si mund të bëhen ato konkurruese? Si mund të rritet efikasiteti ekonomik në transportin hekurudhor?

Në programin e ish-MPBTT për vitet 2008 – 2013 në kapitullin e dytë për Vizionin, prioritet dhe qëllimet strategjike kanë qenë përcaktuar këta objektiva: rritja e transportit të mallrave, sepse ky transport gjeneron të ardhura të konsiderueshme; kryerja e transporti i udhëtarëve në kushtet e një sistemi hekurudhor funksional; përmirësimi i gjendjes së infrastrukturës hekurudhore.

Fatkeqësisht këto objektiva teorike kanë mbetur vetëm në letër. Aktiviteti kryesor i këtyre viteve ka qenë shitja e mjeteve të amortizuara për skrap gjë që ul vlerën reale dhe lë shteg për abuzime.

Banka Botërore bazuar nga të dhëna e nxjerra nga vetë HSH-ja ka konstatuar marrjen e masave radikale, duke theksuar shkallën e lartë të amortizimit të linjave e mjeteve dhe për këtë rekomandon uljen e humbjeve duke kushtëzuar subvencione për kostot oportune.

Ajo thekson investime në kuadrin e një plan-biznesi dhe jo vetëm shkurtimin e fuqisë punëtore. Gjithashtu ka rekomanduar që për uljen e menjëhershme të humbjeve të mbyllen për një afat sa më të shkurtër linjat jo rentabile. Por këto rekomandime janë keqkuptuar apo keqinterpretuar nga personat përgjegjës. Vëmendja është përqendruar vetëm në shkurtimin e fuqisë punëtore, gjë që ka shkaktuar edhe shumë shqetësime sociale, pa studiuar dhe pa marrë asnjë masë për rritjen e aktivitetit. Ndoshta edhe drejtuesit e rinj të HSH-së janë të detyruar të bëjnë shkurtimet përkatëse si trashëgimi e gjendjes të hekurudhave.

Mendojmë se shtrohet urgjente nevoja e përmirësimit të konceptit të politikës për zhvillimin e hekurudhave. Rrugët për këtë nuk janë të lehta, por ato nuk janë aspak të pamundura. Një organizim e thithje më e mirë e mendimit tekno-shkencor të specialistëve do të bënte të mundur dhe programimin për rrugët, sektorët, fazat e mënyrat e zhvillimit. Shpesh herë janë hartuar programe me slogane “si strategjike”, “studime fizibiliteti”; “studime operative” etj., që ndoshta edhe kanë kushtuar shtrenjtë, por kanë rezultuar pa asnjë lloj efikasiteti.

Kuptohet se justifikimi më i madh i politikës ka qenë se ato kërkojnë ”investime të mëdha”. Ky mund të jetë një justifikim i përgjithshëm, sepse asnjë sektor nuk mund e nuk është zhvilluar pa investime. Asnjëherë në politikat e zhvillimit të transportit në Shqipëri nuk është bërë krahasimi i investimeve të bëra në HSH në raport me sektorët e tjerë.

Pa dashur ta lodhim lexuesin me shpjegime teknike duhet të theksojmë se fjala “reformë” në shqip do të thotë: “ndryshim i thellë a i gjerë që bëhet në një fushë të veprimtarisë shoqërore; riorganizim e shndërrim i thellë i diçkaje”.

A ka ndodhur kjo gjë me HSH-në?

Duke besuar në një përcaktim të bërë në programin e PS-së se –  “hekurudhat nuk do të lihen me tutje në gjendjen e lëngimit do të punohet për zhvillimin e trenave të frekuencës së lartë në territoret më të populluara, sikundër do të modernizohet dhe do të rritet siguria e të gjithë rrjetit hekurudhor shqiptar; prioritet do të ketë edhe lidhje me rrjetin hekurudhor Maqedoni, Portin e ri të Vlorës, Portin e Porto-Romanos, dhe portin e ri të Shëngjinit” –  shpresojmë se ato do të futen në rrugën e zhvillimit bashkëkohor.

 

 

*Autori, ish-kryeinxhinier i Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të HSH sha, Durrës

Kristaq Prifti* January 31, 2016 22:30
Komento

3 Komente

  1. abby January 31, 22:31

    Nuk degjohet e vleresohet me intelektuali. Dhe ky eshte problemi aktual i Shqiperis. Shqiperia po ben nje vdekje klinike nga kjo semundje.

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA February 1, 09:24

    I NJEJTI ARTIKULL

    i nje viti me pare (05.02.2015) i shkarravitur nga nje idiot i thene me bindje te plote, ne fushen e transportit hekurudhor.

    Edhe nje vit me pare me sa mbaj mend kam komentuar kete shkrim, per dy thenje vertet qesharake: komunizmin dhe iniciativen e lire perendimore, qe gjoja paskerka zhvilluar sistemet hekurudhore.

    Pa i hyre ne themel ketyre argumenteve, do ti kujtoja ketij debili qe vazhdon te pellase per hekurudhat shqiptare, te “komunizmit”, qe aq i ulet ishte niveli professional i tij dhe shpures inxhinjerike qe drejtonte, sa per te montuar dhe vene ne funksionim nje devijues te thjeshte te shinave, kishin sjellur nga Italia, nje teknik te hekurudhave italiane, me te cilin shume dekada me vone kam patur rastin te njhem dhe te shkembej dy fjale.

    Me qe idea e ketij Prifti me dipllome, na qenkerka se zhvillimi i hekurudhave ne perendim eshte i bazuar ne investimet private apo individuale, dua ti kujtoj se as edhe nje meter hekurudhe ne asnje vend perendimor eshte ndertuar jashte investimeve publike me shifra stratosferike.

    Sot keto struktura te fjales se fundit te teknologjise, me vendimet e BE-se, jane hapur edhe per sektorin privat, por vetem ne shfrytezimin e tyre. Gjithnje pronesia eshte shteterore, publike.

    Arsyetimet e ketij te “humburi ne analet e historise”, jane sa shakaxhimuese aq edhe te demeshme per te ardhmen e hekurudhave shqiptare.

    Asgje nuk mund ti afroje perspektives se tyre ky lulush me banim te perhershem tek rruga Hamdi Troplini, ne Durres.

    Belbezimet e tij per “fizibilitetin” (sa qesharak ), per “trenat e frekuencave te larta” – term qe nuk do te thote asgje, shpikje e nje injoranti qe vazhdon te jetoje me kanibalizmin qe i beri hekurudhave shqiptare kur ndihej i plotfuqishmi i saj, as duhen publikuar e aq me shume duhen marre ne konsiderate.

    Reply to this comment
  3. amerikani February 2, 15:05

    Ky koqe inxhinieri hengri shume mut por nuk tha asgje sepse nuk dha asnje alternative, asnje menyre per dalje nga kriza e hekurudhave te dhjera shqiptare me koqe inxhiniere te dhjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*