Hekurudha Tiranë-Durrës, punimet nisin në tetor, tender edhe për mbikëqyrjen

July 30, 2019 08:47

Hekurudha Tiranë-Durrës, punimet nisin në tetor, tender edhe për mbikëqyrjen

Hekurudha Shqiptare ka vendosur në dispozicion 1.5 milionë euro si fond limit për procedurën e mbikëqyrjes së punimeve për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një linje të re me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Referuar procedurës së shpallur pak javë më parë në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim procedura mbetet e hapur deri në datë 9 gusht për shprehjen e interesit. Po kështu bëhen të qarta edhe kërkesat që duhet të përmbushë konsulenti që do të kryejë mbikëqyrjen. Fondi në dispozicion është siguruar 100 për qind nga Bashkimi Europian përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro. Pjesë e kësaj është edhe granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor nga autoritetet është në shumën prej 35,435,000 Euro.

Kështu konsulenti do të mbështesë Hekurudhën Shqiptare si supervizues inxhinierik sikurse përcaktohen në kontratë. Po kështu do të mbështesë Hekurudhën Shqiptare që të përmbushë detyrimet e saj në aspektin e zbatimit, monitorimit.

Referuar detajeve që jepen në shpalljen e procedurës nënvizohet se detyra e supervizorit nis në 31 tetor 2019 dhe parashikohet që të zgjasë 44 muaj aq sa është deklaruar më herët se do të zgjasin edhe punimet.

Më herët në 2018 u hap procedura për zgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet civile në hekurudhë duke kaluar këtë në disa faza por deri më sot zyrtarisht nuk është dhënë emri i një kompanie fituese.

Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro. Pjesë e kësaj është edhe granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor nga autoritetet është në shumën prej 35,435,000 Euro. Pjesa tjetër e financimit është përmes një kredie nga BERZH në shumën 36.8 milion euro dhe 16 milion euro financohen nga qeveria shqiptare. /Monitor/

e.t./dita

July 30, 2019 08:47
Komento

1 Koment

  1. E solli Nano, e hoqi Berisha, tani Rama e vulos me... 90 meleona July 30, 11:45

    vazhdojne vjedhjet ne Shqiperine tone t edashur me taksat tona e te femijeve tane. Kur ishte kompania Amerikane projekti ishte 40 milion dollare. 20 milion dllare iu paguan kompanise si demshperblim qe Berisha e perzuri. Tani na vjen Rama me 90 milion euro deri ne Vore. Nga aty kap ndonje furgon te rastit per Tirane. Kjo eshte “Shqipnia” jone, ku cudirat nuk mbarojne, gjithmone ne kurriz te te mjerit popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim