Hekurudha Tiranë–Durrës, Shkreli: Punimet nisin në korrik

March 3, 2020 08:40

Hekurudha Tiranë–Durrës, Shkreli: Punimet nisin në korrik

Në fund të korrikut mund të fillojnë punimet për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli thotë për Report TV se, nëse nuk ka vonesa, në verë nënshkruhet kontrata.

“Nga pikëpamja teknike, nëse nuk kemi vonesa, që vijnë si rezultat i ankimimit të kompanive dhe kohërave që zgjasin këto ankimime në entet përkatëse, kontrata duhet të nënshkruhet në verë të këtij viti. Dhe nëse ne e nënshkruajmë kontratën në fund të qershorit, punimet nisin në fund të korrikut”, u shpreh Shkreli.

Në garë për këtë projekt që kap vlerën e vlerën e 90.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga BERZH, janë 6 kompani të huaja. Shkreli shprehet se pas datës 10 mars fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike.

“Këto 6 firma në këtë moment, komisioni është duke iu vlerësuar ofertat teknike të tyre. Pra, mënyra se si ata do të operojnë në këtë projekt kaq të rëndësishëm hekurudhor, proces i cili ka ecur normalisht dhe brenda 10 ditëve të para të muajit mars, fillon shqyrtimi i ofertave ekonomike. Do pritet një raport nga ana e BERZH, e cila monitoron të gjithë procesin”, shpjegon zëvendësministri.

Ndërkohë referuar kritikës së Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se Ministria e Financave nuk ka akorduar fondin e shtetit shqiptar parashikuar për këtë projekt, Shkreli thekson se pagesa për TVSH-në e projektit do të jepet nga buxheti, pasi është gjetur konsensusi mes dy ministrive.

“Pjesa e TVSH-së do të jepet nga buxheti i shtetit. Ky fond do të alokohet shumë shpejt nga Ministria e Financave”, thotë Shkreli.

Po ashtu zëvendësministri shpjegon se hekurudha do të jetë e rrethuar nga të dyja anët, në mënyrë që të mos kalojnë qytetarët. Sipas tij është gati edhe fatura për shpronësimet që do të kryhen për këtë projekt.

o.j/dita

March 3, 2020 08:40
Komento

5 Komente

  1. Dori March 3, 09:51

    Nje projekt i stervonuar nga frika e kercenimeve e shpifjeve te Sali Berishes

    Reply to this comment
  2. Mashtruesit March 3, 11:05

    Po cfare thoni genjeshtra, genjeshtra dhe vetem genjeshtra per te fituar kohe. Jeni mashtrusat me te medhenje qe ka pare ky vend.

    Ahmetaj ne 2017 thoshte qe ne shtator nisin punimet e Hekurudhes Tirane – Durres.

    Shikoni premtimet e 2017:

    https://www.youtube.com/watch?v=UbuTTSL1HP4&feature=youtu.be

    Titulli i artikullit eshte i pasakte, ne artikull ky Shkrelua nuk thote asgje pothuaj ja analizojeni vete:

    ———–

    “Në fund të korrikut mund të fillojnë punimet për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli thotë për Report TV se, nëse nuk ka vonesa, në verë nënshkruhet kontrata.

    “Nga pikëpamja teknike, nëse nuk kemi vonesa, që vijnë si rezultat i ankimimit të kompanive dhe kohërave që zgjasin këto ankimime në entet përkatëse, kontrata duhet të nënshkruhet në verë të këtij viti. Dhe nëse ne e nënshkruajmë kontratën në fund të qershorit, punimet nisin në fund të korrikut”,”
    —————————-

    A perdor terma si:

    “mund të fillojnë punimet për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës”

    “nëse nuk ka vonesa”

    “në verë nënshkruhet kontrata.”

    “nëse ne e nënshkruajmë kontratën në fund të qershorit, punimet nisin në fund të korrikut”

    Do te ishte mrekulli qe te nenshtkruhej kontrata dhe menjehere te fillonin punimet.
    Ju shikoni unazen se cfare behet. E gjitha eshte show, mashtrim, vjedhje tmerruese, llapaqeneri, qelbesirellek si gjithmone ne 30 vjet.

    Reply to this comment
  3. Al March 3, 11:07

    Fitore……mbas hekurudhes se pare Durres Peqin 1947…….tani nen udheheqjen e Partise kemi te dyten….u pika viti 2020.

    Reply to this comment
  4. info analitike March 3, 13:13

    Doli dhe qy karagjozi selkser i kriekaqolit.

    Reply to this comment
  5. Sigurimi March 4, 12:31

    Late name mos me bo edhe nje hekurudhe o mashtruesa. Hajduta edhe afrika eshte plot me hekurudha turp i botes. Jeni te gjithe si sala

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim