Hekurudha Tiranë-Rinas- Durrës, financimi 90 mln euro, ja kur nisin punimet

February 24, 2018 22:52

Hekurudha Tiranë-Rinas- Durrës, financimi 90 mln euro, ja kur nisin punimet

Gjendja e hekurudhës Tiranë-Durrës pritet të ndryshojë shpejt me sigurimin e plotë të fondeve për rehabilitimin e saj.

Qeveria ka miratuar grantin e fundit prej 35,4 milion euro financim nga donatorët e huaj, i cili do t’i hapi rrugë dhe punimeve në terren.

Punimet mund të nisin në pranverë dhe brenda dy vitesh përfundon i gjithë projekti. Investimi kushton rreth 90 milionë euro, dhe bashkëfinancues janë Bashkimi Evropian dhe BERZH. Ndërsa qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe atë të shpronësimeve.

Investimi do të bëhet në linjën ekzistuese, do ketë një degëzim drejt aeroportit të Rinasit, kurse pika fundore në Tiranë do të jetë pranë Bulevardit të ri.

E gjithë kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milion euro.

s.a/dita

February 24, 2018 22:52
Komento

3 Komente

  1. katarakti February 25, 10:46

    Po rrjeti hekurudhor punonte per bukuri qe me 1980-ten?! Kush dreqin e shkaterroi ate si dhe gjithe Shqiperine?! Nuk kishe nevoje te shpenzonje tani gjysem miliardi dollare per ta rindertuar. Perkundrazi neqoftese do te ishte ruajtur dhe mirembajtur, nga ai rrjet hekurudhor buxheti mund te fitonte gjysem miliardi dollare gjate ketyre 27 vjeteve dhimokraci. Aq me shume qe keto 427 milione euro jane borxh qe i shtohet borxhit te meparshem. Ja si u katandis Shqiperia, qe priste çekun e bardhe!

    Reply to this comment
    • Arben February 25, 13:07

      Parazitizmi e shkaterroj.

      Nje e hyre kryesore e shtetit eshte akciza nafte

      nga 160 lek qe paguajne per liter, 80 merr shteti

      dhe po aq tregtari. asnjerit nuk i intereson, le te themi

      te lidhen Tirana e Durresi me tren, qe nuk harxhon

      nafte, si treni i autobuzave dhe fugoneve Tr-Dr.

      ndersa populli ha ….arin, nga 60-70 lek qe do ishte

      kosto treno, paguan 150-200 per te udhetuar Tr Dr.

      Reply to this comment
  2. perkthyesi February 25, 12:50

    Ceku i bardhe i faqeziut Pashko! Nje nga arsyet e rrenimit total te Shqiperise, eshte dhe deklarata e tij publike se duhet shkaterruar cdo gje e ndertuar nga komunizmi…Dhe pasojat, po i vuajme cdo dite te gjithe! Mire e kishte Lenini, i cili keta lloj politikanesh i quante Politikane qe u mungon koka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*