Helikopter, qindra forca policie e jelek antiplumb, ja si u sigurua dje ndeshja me Izraelin
Nga Arkiva
Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga aksioni për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit në Elbasan Arena.
Në videon e publikuar nga policia duken helikopterë që kanë patrulluar mbi qiellin e Elbasanit, qindra forca policore të pajisura me jelek antiplumb, e plot makina që lëvizin me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Në postimin e policisë së Shtetit shkruhet:
“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Qindra forca të Rendit, Qarkullimit Rrugor, të Inteligjencës dhe forcat Speciale siguruan mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit. Të gëzuar për fitoren.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento