Historia e helikopterit të rrëzuar sot në Liqenin e Shkodrës

April 6, 2016 19:24

Historia e helikopterit të rrëzuar sot në Liqenin e Shkodrës

Kur Qeveria Berisha porosiste helikopterët pranë shoqërisë franceze Eurocopter, me siguri nuk e kishte menduar se kjo kontratë do të shënonte kaq shumë viktima.

Në ato kohë Shqipërisë i duhej dashamirësia diplomatike e Francës për afrimin e saj me BE-në, dhe qeveria shqiptare kishte menduar se krushqia ishte më e sigurtë nëse vulosej me kontratën e blerjes së helikopterëve.

Jo vetëm opozita e kohës për arsye politike, por edhe specialistë të aviacionit nuk e mbështetën këtë blerje. Modeli i porositur, jo vetëm që ishte i madh për terrenin shqiptar, por edhe i panevojshëm për ushtrinë shqiptare, pasi njësitë e porositura në vetvete shërbenin vetëm si autobuzë transporti, dhe i mungonin shumë nga pajisjet që e bënin të përshtatshëm për skenarët luftarakë të së ardhmes, skenarë në të cilët ushtria e rikompozuar shqiptare nuk kishte arsye të merrte pjesë.

Gjithsesi arsyet politika fituan mbi arsyen racionale.

Në vitin 2012, ndërsa teknikët francezë të shoqërisë po bënin kolaudimet e fundit të ekzemplarit i cili ishte planifikuar të përdorej për transport personalitetesh, helikopteri u rrëzua në Alpet Franceze. Shkak i rrëzimi u deklarua se ishte prekja e një kablli elektrik nga aparati fluturues. 6 teknikë dhe pilotë të vdekur u regjistruan në atë aksident.

Pas kësaj, kishin ndodhur ndryshimet politike në Shqipëri dhe kishte fituar koalicioni i majtë. Ekipi i ri, duke dëgjuar edhe këshillat e specialistëve, bëri kërkesën pranë shoqërisë franceze që ekzemplari i aksidentuar, të zëvendësohej me dy prototipë të tjerë që në vlerë të ishin ekuivalentë me atë që humbi. Prototipët ishin më të mirë për konfigurimin e terrenit shqiptar dhe për misione shpëtim-kërkimi.

Pikërisht një nga këta të dy, u rrëzua sot në Liqenin e Shkodrës, duke marrë jetën e dy pilotëve të tjerë, këtë rradhë shqiptarë.

A erdhi aksidenti për arsye keqdrejtimi, apo për një difekt të aparatit, këtë do ta nxjerrë ekspertiza. Por 33% probabilitet aksidenti në një mjet fluturues, është tepër i lartë për çfarëdolloj standarti.

Ndaj nëse aksidenti ka ardhur për shkak të keqfunksionimit të aparateve, atëhere duhet parë seriozisht edhe njëherë siguria e mjeteve të produkteve Airbus Helikopters, siç quhet tani prodhuesi këtyre mjeteve./dritare.net

April 6, 2016 19:24
Komento

7 Komente

  1. Lili April 6, 19:36

    Problemi eshte se sévérité e juaj bejne shtrenjte ,e bile sa ma shtrenjt,berllogun e botes qe te marrin 20% shin per veti! Edhe plus saj na shesin kete berllog qe askkush nuk e do si nje gje’eksklusiv’ qe shqiptareve t’i mbushet mire mendja per’nderin’ qe po na bejne! Po sa gomare kishte prodhuar ky albanistan!

    Reply to this comment
  2. Real April 6, 19:56

    Shko o k*r, tenderin e ndryshuan te PS pas zgjedhjeve dhe nje cougar vip u zv me dy apo tre te vegjel. Klluf. Per cdo gje ua ka fajin Berisha.

    Reply to this comment
  3. Lili April 6, 19:58

    Ah jo, jo per nje fjale te mire,po per millionat per Argjiten,edhe per veti!

    Reply to this comment
  4. Çiço April 6, 20:19

    Jo ne fakt kete radhe e ka fajin plaka jote.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit April 6, 21:47

    Vite me pare nje instruktor italian per llogari te Agusta trajnonte pilote afrikane.Ata ishin nula me damke, se qekur i nisnin i perzgjidhnin nga vendet e tyre me miqesira e tarafe.Kompania meme e Agusta keshillonte qe kursi te mbaronte shpejt e shpejt e instruktoret te mbyllnin diku nje sy e diku te dy bashke.Pilotet u “trajnuan” me dhjete me yll, helikopteret u shiten me dhjete me yll, pas nje viti ky shkoi ne vendin afrikan, nga 12 helikoptere 3 ishin prishur kurse 9 ishin rrezuar.Kompania meme ofroi helikoptere te perdorur me remont e garanci dhe cmim te arsyeshen, por me therte mua- tha instruktori, po mbushen vitin edhe keta, biles ishalla prishen e na paguajne per riparim, ndryshe do bien per “merite” te piloteve qe normalisht vete ne duhej ti pengonim te fluturonin.Mos te ma marre per ters ndokush, por ushtria jone ka rene nga vakti dhe eshte per te ardhur keq.Ndofta mungojne aftesite r duhura pilotuese, ndofta tekniket a ndofta edhe kompania prodhuese me vende si ne ben ndonje eksperiment te vogel me zarar te madh. Ose ndofta keshtu qe e shkruar. Ngushellime familjeve!

    Reply to this comment
  6. Darius April 7, 09:37

    Gojet e liga thone qe HALIKOPTERIUS transportonte mermer per shpine e Mrikes ne Vermosh.!?!?!

    Nje HALIKOPTERIUS i Albanius F.A,nuk mund te bjere si nje zog keshtu kot per qejf te vet aq me keq i testuar!?

    Shefi Karagjoz i F.A me opinga llastiku u detyruan te hedhin hipoteza te mjera,dhe te shpallen pilotet Heronj,sic ndodh shpesh dhe rendom kur duan te mbulojne mutin me shurre!
    Sa Avione dhe Helikoptere jane rrezuar kur Shqiperia kishte vertet nje Flote Ajrore,dhe sa Pilote ne ate Kohe u shpallen HERONJ TE ATDHEUT!?!?

    Reply to this comment
  7. Taljoni April 7, 09:47

    Avash dita se nuk i ha njeri keto – leke u shtuan per nderrimin e helikoptereve dhe nderkohe ky nuk ka shance te jete helikopteri qe do conte palloshin ne kosove sot – ky eshte i modeluar per kerkim/ shpetim e nuk eshte vip-i per “personalitetet”. Problemi eshte se hoqen barrelen e futen mermer…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*