Helikopteri i kuq e ka një…huq

January 28, 2015 04:00

Helikopteri i kuq e ka një…huq

Ministria e Shëndetësisë ka dërguar në DITA një përgjigje lidhur me artikullin e sotëm “Hije skandali mbi ministrin Beqaj” lidhur me tenderin e blerjes së helikopterit EC-135 për Njësinë e Transportit Mjekësor.

Përgjigja paraqet një problematikë të re dhe shton dyshimet për favorizime.

Përshkrimi i kabinës së helikopterit në dokumentat e tenderit me atë që jep Ministria në përgjigjen e sotme nuk përputhen.

Ministria thotë në përgjigjen e sotme se “…helikopteri i tipit EC-135 është i pasjisur me: Monitor; Defribilator; Aspirator; 3 bombola oksigjeni për 200 minuta fluturim; Dy barrela për HEMS; Sedilje specifike për HEMS; Mbledhëse gjaku; Kabinet mjeku; dhe, të gjitha këto pajisje mjekësore janë përputhje me standardet e EASA-s…”

Por nga një krahasim i dokumentave të tenderit që DITA posedon me përgjigjen e sotme të Ministrisë rezulton se në dokumentat e tenderit nuk është kërkuar asnjë nga pajisjet e mësipërme.

Është e kuptueshme që pjesëmarërsit në një tender konkurojnë në bazë të specifikimeve të tenderit dhe jo me specifikime që hartohen më pas, dhe aq më pak specifikime që merren vesh pasi pretendimet bëhen publike.

Në kushte të tilla joserioze askush nuk mund të jetë i sigurt që këto pajisje nuk janë shtuar më pas ose shtohen pas plasjes së skandalit për ta mbuluar atë.

Kjo shton dyshimet për favorizim dhe paracaktim të fituesit.

Për më tepër kabineti i Ministrit nuk pranoi ta ofrojë sot për DITA kontratën e lidhur mes Ministrisë dhe firmës fituese.

Për të mos i lodhur lexuesit kemi shkëputur nga dokumentacioni voluminoz i tenderit pjesën ku përshkruhet kabina e helikopterit.

Bie në sy boldimi dhe nënvizimi këmbëngulës i një kërkese specifike që “helikopteri duhet të jetë patjetër ngjyrë e kuqe” (madje përcaktohet dhe kodi i së kuqes (!) por në asnjë rresht nuk gjenden pajisjet që sot renditen në përgjigjen e Ministrisë.

Dokument i tenderit ku nuk ka asnjë nga pajisjet e shtuara sot në reagimin zyrtar të MSH

Dokument i tenderit ku nuk ka asnjë nga pajisjet e shtuara sot në reagimin zyrtar të MSH

Pjesa tjetër e përgjigjes merret me bazën ligjore ku është mbështetur tenderi. Si përgjigje për pikëpyetjen mbi procedurat, njoftimi i ardhur nga Kabineti i Ministrit thotë:

“Në raportimin në gazetën DITA pretendohet se proçedurat kanë qenë të parregullta, por në fakt, kompania fituese është një nga më prestigjozet në Evropë dhe proçedurat e prokurimit kanë qenë jo vetëm të hapura e transparente, por janë kryer e përmbyllur pas asnjë ankesë…”.

Ministria thotë që nuk i ka kryer e vetme specifikimet e mjetit, por ato janë hartuar nga një grup pune:

“U hartuan nga një grup i përbashkët me specialistë nga Njësia e Transportit Mjekësor me Helikopterë, Grupi i Helikopterëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ai i Forcave Ajrore Shqiptare në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, specifikimet teknike… Përsa i përket specifikimit se helikopteri i ofruar duhet të jetë i ri, ose me jo më shumë se 50 orë fluturim, shpjegojmë se ky specifikim ka të bëjë me faktin se helikopteri i ri i prodhuar, testohet në fluturim, përpara se të vendoset për lëvrim…” – thotë sqarimi i Ministrisë.

Ministria thotë gjithashtu që njoftimi për tender është botuar “në gazeta të mirënjohura ndërkombëtare”

“Njoftimi për hapjen e proçedurës së prokurimit, në zbatim të rregullave të prokurimit publik, u publikua në gazetën e mirënjohur ndërkombëtare “Financial Times,” më dt. 26 Shtator 2014, fq. 23 si dhe në versionin online të saj për një periudhë kohore tre-javore”

Për afatin e shpejtë prej 30 ditësh për helikopterin që kushton 4 milion euro Ministria thotë se ka qenë e detyruar të veprojë shpejt për shkak të rrethanave:

“Afati i lëvrimit prej 30 ditësh u caktua në përputhje me kohën në dispozicion që nga fillimi i proçedurës së prokurimit deri më datën 31 dhjetor 2014, afat kur përfundon edhe viti financiar…” – thotë përgjigja.

Ministria thekson se në asnjë nga fazat e proçesit të prokurimit, nuk pati asnjë ankimim zyrtar dhe se helikopteri i ardhur në dhjetor 2014 është i ri, por ende i paregjistruar sepse, “ka filluar proçesi i trainimit të pilotëve dhe teknikëve” / DITA

 

 

January 28, 2015 04:00
Komento

26 Komente

  1. kalushi January 27, 20:57

    “Në raportimin në gazetën DITA pretendohet se proçedurat kanë qenë të parregullta, por në fakt, kompania fituese është një nga më prestigjozet në Evropë….” (!!!)

    Pyetje nga mua: Cfare lidhje ka pretendimi per procedura te parregullta me “prestigjozitetin” e nje kompanie???

    Dhe tjetra: Pse duhet Ministria te mare ne mbrojtje fituesin dhe te kujdeset per levdata ndaj tij??? Eshte pergjigja tipike e atij qe ka mare “zarfin” lale

    Reply to this comment
    • bajrami January 28, 16:53

      nese ka abuzuar dhe ka shtremberuar tenderin te mbaje pergjegjesi, por te gjitha keto perbaltje duke hedhur dyshime te gjitha te koordinuara bukur perse behen, se gjithmone jane kane ardhur ere aferat korruptive, s’do te thote se duhet te vijne ere edhe tani, ketu ka me shume paragjykim, se sa gjykim, le te hetohet ceshtja e te mesojme te verteten sic eshte, pa interpretime subjektive.

      Reply to this comment
      • i joti ta fut sot January 28, 17:09

        ktu se kush do me e heq ilir beqen, spo kuptojm, ata te vetet qe spunojn e sdun me i punu se i ka ven nrresht per ni tgjith npun, a se puna qe ban, ul punen e krejtve.
        beqja e din mir se ku don me e cu shendetsine tone, ka ba nje program dhe ma mir se ai kurrkush tjeter ska per tmujt me e bo shendetsine.

        Reply to this comment
    • hajrie January 28, 16:55

      Kur s’kane ankimuar kompanite qe kane marre pjese ne tender, pse duhet me ngulmu me patjeter me gjet hile aty ku s’ka pas. Kaq zhurme behet per kompanite qe kane humbur pse sjane anku a pse firma qe ka fitu tenderin esht prestigjioze e sduhet te kishte qene?

      Reply to this comment
    • flamur January 28, 16:58

      a thu se ngeli shndetesia jone te helikopteri e mbarun gjitha hallet qe merreni kaq shum me helikpterin.
      po si nuk thoni gjith ato tmira qe i ka bo beqja, vetem te kqia paska bo? shndetesia jone ka ndryshu si nata me diten, ka shum per tbo, por do koh koha.
      si nuk shkrujten njiher kto gazeta per me eduku ket pacient, ket popull, a me informu sic duhet, por vec me dizinformu?

      Reply to this comment
  2. Rri shtrember por fol drejt! January 27, 21:20

    Nese lajmi eshte i vertet dhe ministri ne fjale ka sadopak moral, ateher dorheqja e parevokueshme eshte i vetmi opsion qe i ngelet.

    Gjithsesi duhet patur parasysh, qe ky lajm behet publik ne prag te testimit te mjekeve shqiptare, gje qe nuk eshte pritur mire nga shumica e ketyre te fundit.
    Duket sikur dikush kerkon te bej presjon ose te hakmerret ndaj ministrit, per kete mase, duke bere publik nje “skandal” te permasave te medha.

    Paramendoni! Sikur Qeveria shqipetare te donte te blente kete helikopterin ne menyre drejteperdrejt, si nje mjet te perdorur, kush dhe me c’fare arsye ligjore do ta pengonte? Eshte e domosdoshme qe cdo mjet qe blihet te jete i ri?

    Nese mjeti blihet i perdorur atehere ntyrisht qe eshte me i leverdisshem se nje mjet i ri. Madje edhe paisjet qe mungojne, sic eshte sistemi i oksigjenit mund te montohen me mbrapa dhe perseri kostua te qendroj me e ulet se ne rastin e nje helikopteri te ri.
    Pastaj nuk ka ndonje kusht qe qeveria duhet te blej vetem mjete te reja. Eshte ne doren e ministris dhe ne varesi te buxhetit qe disponon, qe ajo te marre masat e nevojshe per blerje paisjesh dhe mjetesh.

    Persa u perket pjesemarresve ne tender dhe me sa duket shqetesimeve te tyre ka prape dicka qe nuk shkon. Perse merr dikush pjese ne nje tender, kur ai ka te dhena qe mjeti qe duhet te blihet eshte i paracaktur,(Sipas e-mail-it dihet vendndodhja si dhe numri i seris se prodhimit te mjetit ne fjale). Madje edhe ne rastin se fitonin tenderin ata nuk mund te benin dorezimin e helikopterit per nje muaj, sic presupozohet qe eshte kerkukar nga ministria.

    Ketu ngrihet edhe nje pyetje tjeter. Eshte helikopteri ne fjale i vetmi mjet qe ekziston si i perdorur per tu shitur? Kam pershtrypjen se ka shume te tille, mbasi jo c’do kontrate realizohet dhe mjet ngelen stok neper hangaret e firmave prodhuese.
    Pervec konkluzioneve te autorit, i cili ka nje hund shume te ndjeshme, kur kraheson tenderin me tualetat dhe eshte shume objektiv kur shkruan, qe ministri ta perdor Helikopterin te pakten si mjet fluturimi per te mbikqyrur provimet e mjekeve se mos bejne kopje, ka edhe nje fakte tjeter qe nuk eshte shume bindes tek e-mail-i i paraqitur.

    Pervec shqetesimve te tije, formuluesi i e-mailt ben te ditur, qe edhe pjesemarresi amerikan ka te njejtat shqetesime dhe i’a ka ber te ditur Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Praktika te tilla nuk jane shume te perdorura nga firmat e huaj, sidomos te flasesh ne emer te nje firme tjetr.

    Nese gazetari qe e ka shkruajtur kete artikull ka pasur sadopak deshir te hidhte drite mbi kete skandal, atehere ai do te kishte marre mundimin se paku te kontaktonte firmen tjeter ose Ambasaden e Amerikane ne Shqiperi dhe te investigonte mbi kete ceshtje. Konkluzionet e nxituara te gazetarit, menyra e te shprehurit dhe e informimit te ben te dyshosh qe artikulli eshte vetem fllusk sapuni per qellim te ulta politike.
    Te shikojme se c’fare do te sjell e nesermja.

    Me respekte.
    P.s Kush di te lexoj ka gjithmone nje avantazh.Por jo cdokush qe di te lexoj harrin te kuptoj se c’fare eshte shkruar midis rreshtave.

    Reply to this comment
    • Tarrasi January 28, 15:38

      ” Rri shtrember por fol drejt!” je nje sylesh os kujton se ne jemi sylesh.

      Vetem me ngjyren e kuqe te shenuar kjo bie era KORRUPSION i paster cfare doje ti me te vinin dhe numrin e “SASHISE” te helikopterit????!!!

      Apo dhe po ta benin kete gje per ty ska rendesi.

      Kjo eshte nje rast Korrupsioni qe ben mu ne qofte se Rama do te beje ndryshime dhe te denoje korrupsionin e ka ne dore vete heqjen e ministrit nga detyra. E denon apo jo prokuroria dhe gjykata eshte pune tjeter.

      Reply to this comment
  3. ali asllani January 27, 21:33

    kjo permbush deklaraten e Eduart SHalsit qe socjalistet do vjedhin ne menyr me te moderuar se demokratet.bravo Beqja ke ngren paisjet mjeksore.te PD do hanin dhe leket e helikopterit.

    Reply to this comment
  4. intelektuali January 27, 21:37

    KUSH THA SE FIRMAT PRESTIGJOZE NUK PAGUAJNE RRYSHFETE?

    Pastaj kush i ben klasifikimin per nivelin e “prestigjozitetit” te firmave konkuruese ne tender. Mesiguri ministri Beqja e ke zgjedhur firmen fituese sipas nje perralle te vjeter te nastradinit te cilen kush ta doje mund ta degjoje:

    Nje biznesmen famoz, por me shume “prestigjoz” shpalli konkurs per sekretare.

    Hyri e para dhe filloi CV-ne: “Kam mbaruar kete kolegj “prestigjoz”, kam kete dipllome e me the te thashe.”
    Hyri e dyta dhe filloi CV-ne: “Di kaq gjuhe te huaja “prestigjoze”, flas lirshem anglishten dhe arabishten e me the te thashe.”
    Hyri e treta…. dhe e dhjeta njera me e mire se tjetra te gjitha njesoj nga bukuria shkolla dhe intelekti.

    Ke zgjodhi per sekretare biznesmeni “prestigjoz thoni ju o milet i paditur? Jua thote nastradini o shqyptare te paditur:

    Ate qe ishte me e bukur!

    Keshtu edhe tenderi i Beqajt, vecse Ministria akoma nuk ja ka gjetur se ku e ka bukurine helikopteri i rilindjes socialiste.

    Reply to this comment
  5. E di January 27, 21:48

    Po foto te kabines dhe mjeteve pse nuk jep ministria. Po qe helikopteri eshte 1.5 m i gjere nga jashte si do montohen paisjet aty apo do rrije njeriu me kembe te mbledhura. 50 ore nuk jane prove por nje muaj i perdorur keshtu qe nuk eshte i ri. Po pilotet ku i ka ky pse nuk i ka trajnuar ai qe shet helikopterin. Apo do paguaje prape. Ku do i gjeje licencat ky kallami po e modifioi helikopterin tani qe e bleu apo do ta coje me maune per servis. Hahaha Ja ka marre doren ky pipza tenderave edhe ne kohe te Sales merrej me tendera me firmen e vet.

    Reply to this comment
  6. Astrit January 27, 22:14

    Edhe Bechtel serioze ishte dhe eshte…….

    Reply to this comment
  7. Ada January 27, 23:21

    O ministria e shendetesise: Nuk mbulohet dielli me shoshe!
    Duke dashur te mbuloni zullumet po i trashni me shume ato.
    Mbani damken e pazarxhinjve, do dilni me te nderuar.

    Reply to this comment
  8. Gjergj Thanasi January 28, 00:21

    Zoti minister meqenese ju kemi dhenderr ne Durres (qytet, ku jam lindur e rritur), meqenese dhe njihemi nga larg ne menyren me miqesore te mundshme do tju jepja nje keshille modeste. Te filmi Kur zabrdhi nje dite ka edhenje batute, qe shoferi komunist ia thote nje komandanti ballist. Shiko aga se nuk behet shaka me miellin e gjermanit! Ne rastin tuaj z. Minister mund tju keshilloj: Shiko aga se nuk behet shaka me helikopterin e amerikanit.E di qe e keni shok Kryeministrin, qe ne kohen e basketbollit, por Kryeministri nuk eshte nga ato burra, qe t’i rezistoje amerikaneve. Normal kush dridhej nga i ndjeri Gina nuk mund te sfidoje DCM-ne ish parashutist te Ambasades Amerikane. Kryeministri nuk e ka problem t’i nderroje miqte njelloj si femrat nderrojne pecetat higjenike. Fjalal vjen AI Blendi Gonxhen e shiti me nje telefonate nga” Pekini”, vetem se cuni i Bales shtypi pa dashje nje buton te kuq te diga e Liqenit Artificial.
    Aga, nuk behet shaka me helikopterin e amerikanit!

    Reply to this comment
    • mjeku January 28, 16:14

      Zoti Gjergji thanasi, ke bere nje koment shume pa vend,kur ne disa shkrime hiqesh si nje njeri pa kompromise dhe shume trim. C’fare do te thuash me ate shprehjen mos u kruaj me amerikanet etj.Sipas llogjikes tuaj cdo gje qe do kerkojne firmat amerikane duhet tu plotesojme. Jo zoteri ti gabon rende,te gjitha firmat amerikane, europiane, italjane jane njelloj. Ne duhet te marrim mallin me te mire dhe qe na sherbej ne, dhe jo a i pelqen amerikanit. Ne te kundert duhet te miratohet nje ligj qe te gjitha mallrat ti blejme ne amerike. LLogjike shume e dobet nga ana juaj dhe qe merr persiper dhe te hetosh trafikun etj. Nuk dua te analizoj procedurat e tenderit a eshte e rregullt apo jo, po ne qofte se jane paraqitur ne tender te tre kompanite dhe ka fituar ajo qe ka ofruar mallim e kerjkuar dhe me cmime me te ulta duhet te falenderojme ata qe e bene.Dhe kujdes Gjergj mos u kruaj dhe me gjermanin.

      Reply to this comment
    • Gregor January 28, 20:21

      O Thanas, ia thote ballisti komunistit, jo komunisti ballistit. Ndryshimi eshte i madh.

      Reply to this comment
  9. bbb January 28, 00:54

    Nuk behet qeveri me shoke dhe miq…

    Reply to this comment
  10. Taku halabaku January 28, 01:38

    C’e ka zene halli kete popull,me s’di ku ta mbeshtete koken !Sa flaken nje ‘Ilir’ nga dera,fap hyn ‘Iliri’ tjeter nga penxherja.Ne vertet mburemi, qe e kemi prejardhjen nga ILIRET e lashte,qe ishin te qyteteruar e me virtyte te larta morale dhe si per tradite por edhe per shans,ju veme emra femijeve ILIR,ILIRJAN,ILIRA etj.-Por femijet tane “ILIRE”,per ironi te fatit,apo inatit,e qelben fare traditen ILIRE,dolen bastarde, hajdute,pa moral dhe kapadainj.Ja disa “ILIRE” prototipe,-ILIR HOTI (ish-guvernator i B.Sh.,vodhi e u denua 5,vjet),ILIR E.HOXHA(ish-dr.i axhensise te zbulimit te jashtem,ka vrare disa e ka patur biznesin e syzeve ne usa sot trafikun e droges),ILIR META(i pagezuar nga pop.”ILIR FLORIRI”,hajdut shumdimensional e protagonisti kryesor i terrorit te 21,Janarit),ILIR RUSMAJLI (ish-min.drejt.,shkatroi me ligj pronat,u korruptua me te vellane),ILIR BEQJA (ish-deputet i p.s.debuar nga dera prej kuvendit,per korrupsion me tendera,bulldum hyn nga penxherja ne qeveri dhe prape ben korrupsion me tendera,ky qenka tenderaxhi i perjetshem e prapa i vjen ‘historia’).Me kete rast,i bej thirrje k/min.te korrigjoje emerimet dhe emrat ne qeveri,te degjoje zerin e revoltes popullore qe te kete nje perfundim dinjitoz te mandatit.(-mos merr ne qeveri njerez me emrin ‘ILIR’,se do pesosh fiasko) !

    Reply to this comment
  11. K. F January 28, 01:51

    Hahahaaa sa jam gajasur nga kjo pergjigje e Ministrise se Shendetesise me paturpesine e tyre. Qe kerkonit te nxirrnit ndonje lek duke hequr paisjet e teperta nga helikopteri per ti ulur vleren, kjo dihet se eshte perdorur edhe me pare kjo metode ku psh makinave te policise i donin pa kondicionere dhe pomoen e vakumit te dyerve duke fituar mbi 1000 marka per makine. Edi Rama duhet ta shkarkoje per kdte skandal kete minister hajdut, te pa afte dhe idiot!

    Reply to this comment
  12. pse January 28, 10:19

    Ore j’u lumte juve te “Dites”!

    Reply to this comment
  13. Xhevaire Lala January 28, 13:14

    Ajde te beje hajer ky vend………………….leket e Hamdiut jane keto more………….Beqjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.Se sa per ato ti dhe Bangen e Shqiperise te kesh nuk ndjen te ngopur…………………..O EEEEEEEDDDDDDDIIIIIIII por c,fare pret akoma mmmmmmmmoooooooooooooooo jepi mo dermen ketij pushti.

    Reply to this comment
  14. shoku "Shpati " January 28, 14:03

    E nderuar gazeta Dita , me anen e ketij denoncimi ju po i jepni mundesine kryeministrit qe te rregulloje disi emrin e goditur se fundmi te qeverise se tij . Me largimin e ketij anadollaku , Beqes apo Beqjes se nuk e dime sakte si e ka mbiemrin, Rama ka per te marre shume pike ! Zgjedhjet po afrojne , keta dallkauke nuk i duhen askujt …eshte edhe shume antipatik !!! Nuk e kuptoj cfar stomaku ka Rama !!!

    Reply to this comment
    • elio January 28, 15:57

      Ky beri vrime te zeze ne arken e ISSH, ja la tenderin e programit te Databazes kompanise se vet(te gjithe e dine e kujt eshte kompania e atij Kolit siper barit FAME ke blloku). Nderkohe tenderin e computerave e fitoi kushuriri i vet Titi i IBS…Nuk ka qene asnjehere cun i mire…

      Reply to this comment
  15. koke llulla January 28, 19:25

    Dihet qe specifikimet teknike jane zemra e nje blerje me tender, ose me vlera te medha. Sepse. Ne buxhetin e Ministrise eshte projektuar ne vitin blerja e nje helikopteri ne vitin 2015. Dhe per caktimin e fondit perkates, ne p/buxhet, paraprakisht, sektori perkates ne Ministri ka studiuar nje sere ofertash, dhe nga ofertat ka dalluar ate qe eshte me e lira dhe qe perputhet afro 100% me kerkesat e dikasterit, sherbimit te kerkuar. Do te thote, thjeshte fare: kerkesa e Ministrise dhe ofertat e Tregut te helikoptereve. Ne kete raport, burokratet e Ministrise duhet te gjejne oferten me te miren te mundeshme ne Treg.
    A e kane bere kete gjetje buroktratet e Ministrise? Po/ Jo. A ka qene dakort ministri me gjetjen e burokrateve? Nuk e dime.
    Fundi, fare, fare. A perputhen specifikimet teknike te Ministrise ( specifikimet teknike te shpallura nga Komisioni tenderimit publik), on spot, ne fakt, ne vend, me ato te helikopterit qe ka sjelle ne Shqiperi firma fituese e tenderit? Cfare thone anetaret e komisioneve perkatese. Qe do te thote: grupi qe pergatiti materialin e tenderit, komisioni tenderimit, komisioni marrjes ne dorezim te helikopterit, magazinieri. Ky i fundit eshte hapi vendimtar, sepse do ti beje/ ose jo, hyrje ne magazinen e Ministrise helikopterit. Mund te dale qe te gjitha komisionet e mesiperme te jene ne rregull, dhe magazinieri te mos i beje hyrje mallit ne magazine. Ose. Edhe magazinieri mund ti beje hyrje mallit ne magazine por mund te ndodhe qe Maresi – piloti, te mos e mare ne dorezim helikopterin – sepse nuk bindet qe malli eshte i regullt, etj.
    Ju te gazetes DITA me komisionet dhe te tjera hallka, sic jane: specialistet e hartimit te materialit tenderit, specialistet e pokurimeve publike, magazina, piloti, etj., meruni nese doni te verteten, vertet. E verteta qendron, gjehet te specialistet e dikasterit, te viktimat, ke capa e bukes, te te kercenuarit – jo te ministri. Ligji shqiptar i ruan trapin ministrit, sikur Ai te tere Shqiperine ta nxjerre dhe shese ne ankand, bixhoz, bordello, apo dhuroj dikujt … .
    E kuptoj qe nuk jam i qarte, por edhe me pak fjale te shkruara nuk ckoklavitet dot nje skeme e madhe korupsioni kombetar/nderkombetar/ 24 vjecare/ qindra vjecare europiane.

    Reply to this comment
  16. Gregor January 28, 20:18

    Nese helikopteri eshte i standarteve te kerkuara dhe cmimi eshte ai me te cilin keta lloj helikopterash shiten, sepse kompania nuk mund te kete cmime shitje me diferenca te medha nga nje rast ne tjetrin per te njejtin produkt, helikopterin, shkelja e rreg ullave te tenderit, qe nuk duhet te ndodhe, nuk flet per ndonje abuzim ne lidhje me blerjen konkrete, meqe edhe kompania qe e shet eshte me emer ne kete drejtim.

    Reply to this comment
  17. bajo January 29, 16:56

    Duhej qe Ministria e Shendetsise te blinte nje helikopter si ai qe mbyti Gramoz Pashkon me gjithe ekuipazhin,mjeket shoqerues dhe djalin e tij ne det.Keshtu ma do mendja do t’i behej qejfi te gjitheve,sipas fjales qe tha Pal Vata :”Shkofshi e ardhshi si Shkurta jeme”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*