Helmimi i ish-agjentit, Putin i përgjigjet Britanisë: Të akuzuarit nuk janë kriminelë

September 12, 2018 09:54

Helmimi i ish-agjentit, Putin i përgjigjet Britanisë: Të akuzuarit nuk janë kriminelë

 

Presidenti Vladimir Putin ka reaguar ndaj akuzave të Britanisë së Madhe për dy rusët e përfshirë në helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia.

Putin deklaroi se dy personat e akuzuar nga Britania nuk janë kriminelë.

Autoritetet britanike kanë akuzuar si autorë të dyshuar Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, që besohet se janë zyrtarë të Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë.

Por Putin ka thënë se të dy personat janë civilë dhe se do të tregojë rrëfimin e tyre shumë shpejt. Ish-spiuni rus dhe vajza e tij Yulia janë helmuar në muajin mars me agjent nervor.

“Ne e dimë kush janë ata dhe i kemi gjetur”, ka thënë Putin.

“Shpresoj se ata do shfaqen dhe do t’i tregojnë të gjitha. Kjo do të ishte më e mira për të gjithë. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, asgjë kriminale, ju siguroj. Do ta kuptojmë në një të ardhme të afërt”, ka shtuar ai.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Kanadaja janë pajtuar me Mbretërinë e Bashkuar se qeveria ruse pothuajse me siguri ka miratuar helmimin me Novichok në Salisbury.

Ata i kanë bërë thirrje Rusisë të shpalosë në tërësi programin e saj me Novichok.

a.s/dita

September 12, 2018 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*