Helmimi i ish-spiunit rus në Britani, BE tërheq ambasadorin në Moskë

March 23, 2018 16:12

Helmimi i ish-spiunit rus në Britani, BE tërheq ambasadorin në Moskë

 

Pas Mbretërisë së Bashkuar, edhe Bashkimi Europian ka tërhequr ambasadorin përfaqësues të unionit në Moskë.

Përmes një deklarate të përbashkët, Këshilli Europian shprehu bindjen se Rusia fshihet pas sulmit kimik ndaj ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani dhe se për këtë “nuk ka një shpjegim alternativ të besueshëm”.

“Këshilli dënon me forcë sulmin, shpreh solidaritetin me të gjithë personat, jetët e të cilëve janë kërcënuar dhe garanton mbështetjen për hetimin në vijim”, shprehen liderët europianë.

Kryeministrja britanike Theresa May urdhëroi përjashtimin e 23 diplomatëve rusë në përgjigje të sulmit të 4 marsit ndaj Skripal dhe të bijës, Yulia.

Moska reagoi njësoj, kur vendosi përjashtimin e diplomatëve britanikë nga vendi.

Rusia ka mohuar kategorikisht përfshirjen në sulmin që ka krijuar një tjetër krizë madhore në marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Perëndimit dhe Moskës.

Rusia ka sfiduar Britaninë të gjejë prova konkrete që implikojnë Kremlinin në vrasjen e ish-agjentit.

Edhe shtete të tjera anëtare të Bashkimit Europian po konsiderojnë mundësinë e përjashtimit të diplomatëve rusë nga vendet e tyre, gjë që shënon një fitore për kryeministren May, e cila merr mbështetje në shkallë të gjerë ndërkohë që vendi i saj negocion daljen nga unioni.

a.s/dita

March 23, 2018 16:12
Komento

1 Koment

  1. kriminelat i duan shume spiunet March 23, 17:05

    gjoja po i dhemb ktyre hipokriteve per nji rus ,
    qe u helmua per x arsye .
    anglezee franceze – gjermane kane vrare miljona afrikane ,arabe,indiane ,europiane ,
    kane zhdukur Kombe ,

    kjo i duhet kujtuar ndoshta cdo dite ktyre pasradhesve te kriminelave ,te ktij globi ,jo nji spiuni rus,
    qe ne fund te fundit , e kann te llogaritur ne veprimtarine e tyre kte gje .se po u zbuluan ,sidomos
    per tradheti vs Atdheut marrin denimin kapital.

    kane nji muaj cdo dite, del e njejta pordh ,
    nga bythet e politikaneve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*