HELMIMI / Navalni thirrje turistëve: Shërbim skandaloz, mos shkoni në atë kafene të shpifur

September 18, 2020 22:09

HELMIMI / Navalni thirrje turistëve: Shërbim skandaloz, mos shkoni në atë kafene të shpifur

BERLIN, pranë një spitali – Sapo u zgjua nga koma e induktuar ku e kishin futur mjekët për arsye sigurie, lideri opozitar rus Aleksei Navalni kërkoi në mënyrë urgjente të bënte një deklaratë për shtyp, njofton i dërguari ynë në Berlin, Ainzvai Policai.

Pasi thirri stafin e ngushtë, Aleksi u tha atyre të shkruanin.

“Mbani shënim: Unë i nënshkruari, betohem se nuk do të shkel më në kafenenë e aeroportit të Tomskut. Shërbim skandaloz, staf nursëz dhe produkte të skaduara. U bëj thirrje dhe turistëve rusë dhe të huaj: Mos konsumoni gjë në atë palo lokal të shpifur, se do helmoheni!”

Në vijim, kritiku më i zëshëm i presidentit Putin hyri në detaje duke sqaruar se nëse një kafene nuk di as të bëjë një çaj të hajrit, atëherë më mirë të mbyllet.

“Punë ka, por nuk ka profesionistë,” tha Aleksi, “ja më thoni ju: A mund të dalë çaj i mirë me Novichok? akoma e kam në gurmaz shijen e shpifur. Dhe pjesa më e keqe është se më vajtën paratë dëm dhe kamarierët as kërkuan falje për gabimin”.

“Shkurt muhabeti, këtu nuk ka shtet!”, deklaroi Navalni. “Të isha unë president, do ta kisha mbyllur atë lokal. Ose të paktën do ta kisha kripur në gjoba. U bëj thirrje gjithë qytetarëve ta bojkotojnë atë kafene”.

Dhe Aleksi, në mënyrë demonstrative hapi faqen e fejsbukut të kafenesë së aeroportit të Tomskut, dhe klikoi shenjën e gishtit të përmbysur si mospëlqim.

***

I dërguari ynë Ainzvai Policai bën me dije se një ditë më vonë, pasi doli lajmi se në fakt, ishte një shishe novichok-u me ujë të ndenjur në hotelin e Tomskut ajo që ja kishte dhënë shqetësimin Navalnit, ky i fundit i bëri një revju shumë të keqe hotelit në fjalë, dhe në fund i vuri vetëm një yll.

Ndërkaq mediat shtetërore në Moskë njoftuan se Presidenti Putin ka urdhëruar AKU-në ruse të bëjë kontrolle të imtësishme për sigurinë ushqimore në gjithë hotelet e Siberisë qëndrore.

Shënim: Përsërisim se Gojët e Liga është rubrikë satirike. Se bën vaki dhe ndonjë lexues i hutuar i merr gjërat motamo.  

September 18, 2020 22:09
Komento

6 Komente

  1. Niko September 19, 18:53

    Dmth goket e liga thone se navalni e hengri per shkak te sherbimit te pakulturum

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi September 20, 12:14

    Kjo puna e Navalnit eshte aq e koklavitur, se dhe vete spiunazhet e te dyja vendeve nuk e ckokolepsin dot! Mire qe qenka helmuar nga uji i shishes ne hotel, sic mendojne gjermanet, por ruset si nuk e dalluan dot ne analizat e tyre kete helm te laboratoreve ruse?!? Dhe fare pa qeder e lane Navalnin te largohej, atehere kur ai -sipas tyre- u stabilizua. Ndersa gjermanet e mbajten ne koma artificiale -sipas shtypit te tyre, dhe tash qenka bere mire.
    Pipelina e dyte e gazit rus, -aq e perfolur dhe qe e ve Europen ne nje varesi ruso-gjermane-, eshte ne perfundim dhe debati mbi te u rindez! Mos ndoshta nje rindezje artificiale e vete gjermanve, qe per te tilla lojra jane mjeshter! Si e si tu hedhin sy botes, sikur kjo pipeline ka mundesi te mos mbaroje, derisa ajo ne te vertete do mbaroje tani ne tetor!

    Reply to this comment
  3. kasem gahinji September 21, 11:32

    Cudi e madhe. Paaftesi ?i sherbehet une me shishe ne hotel,une i thelluar qellimisht.dhe pas dy japesh zbulohet se nuk u helmua nga caji ne bar aeroport,por ne hotel me shishe uji.dhe dy jave ata qe e organizuan as materiale me te rendomta kompromentuese nuk i hoqen.i lane aty te dekonspiroheshin.nje loje e trashe per te pompuar navalnin.

    Reply to this comment
    • ilir September 22, 12:52

      Qe ne fillim u kuptue se ketu nuk hynte ne pune K.G.B. Russe por sherbimet sekrete WEST. Problemi eshte tek pipelina e gazit Rus e cila pershkon komplet detin Balltik duke ju anashkue ish Rep. Socialiste ESTONI LETONIA E LITUANIA si dhe Ukrainen mosemirenjohese qe shteti rus i paguente çdovite nga 3000000miljon dollar vetun per kalim territori. Punimet ultramoderne ku u zbatuene kriteret me te larta te tecnologjise Heigh TEC mbarojne ne teotor2020. Miliarderat Amerikan te gazit po pelcasin ,sepse gazi Rus kushton 2 here me pak.Po keshtu Anglezet e norvergezet me gazin e detit te veriut do detyrohen te ulin çmimet prandaj duhej nje e ku me mire se loja e Navalnit me gaz toksik. Menjehere u thir keshilli i Europes N.AT .O me anti rusin Stolltenberg e kerkuen urgjent raprezalje; Te pesullohet ndertimi i gazsjellesit; Vete shtypi i lire boteror eshte kundrejt kesaj farse.Si do ecin punet me tej ? ja leme kohes e …..

      Reply to this comment
  4. get September 22, 20:44

    Eshte ironi o njerez.

    Reply to this comment
    • Bossi September 23, 19:22

      Perendimi Zionist ka vetem Diktature Fashiste homoseksualesh te degjeneruar qe mundohen te shkaterrojne cdo vend tradicional duke krijuar pretekste dhe duke ju shpallur lufte ekonomike

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim