Helmimi në mitingun e PD dhe prozhektorët, ja përgjigja e hetuesve

June 2, 2017 12:45

Helmimi në mitingun e PD dhe prozhektorët, ja përgjigja e hetuesve

Nuk është zbuluar ende shkaku i helmimit masiv në mitingun e PD-së. Mjekësia Ligjore i ktheu përgjigje Prokurorisë se nuk ka kapacitete për të analizuar kampionet e marra nga analizat e gjakut, ndaj organi i akuzës ka kërkuar ndihmë në Gjermani.

Ajo çka presin hetuesit nga Gjermania është: Se cila është lënda helmuese që shkaktoi irritim në sy dhe në lëkurë të mbi 150 personave në miting, mes tyre dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sakaq ne media është folur se shkak mund të jenë edhe prozhektorët e ndriçimit. Ka qenë policia ajo që e ka ngritur këtë dyshim.

Pritet që brenda 48 orëve të dalin edhe përgjigjet nëse janë apo jo prozhektorët shkaktarët e shqetësimeve.

Në saje të një eksperimenti të zhvilluar me prozhektorët ekspertët kanë dalë në konkluzionin përfundimtar, i cili pritet t’i dërgohet Prokurorisë.

Paraprakisht thuhet se konkluzioni ka qenë se prozhektorët nuk e shkaktojnë problemin shëndetësor në formën dhe në masën që u është shfaqur tek personave pjesëmarrës në mitingun e PD.

Pikërisht bazuar në këtë përfundim që pritet t’i shkojë edhe me shkrim Prokurorisë, grupi i hetimit ka administruar analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar se me çfarë janë helmuar të dëmtuarit.

June 2, 2017 12:45
Komento

5 Komente

  1. veterani June 2, 13:00

    Mendimi im sipas simtomave te shfaqura tek te demtuarit lenada e perdorur eshte Klorpikrine nje (LHL) e disponuar ne ushtrin tone para 1990 tes.Analiza perfundimtare eshte ajo e gjakut te te demtuarve.

    ish ushttarak

    Reply to this comment
  2. enverdjali June 2, 13:01

    E kane nga tollumbacet o njerez, nje shok imi qe ka dyqan arredimesh e dasmash e qe merret me tollumbace nuk i prek ato me dore sepse eshte alergjik dhe semuret menjehere i behet lekura me pucra e i djegin syte. A e dini o njerez qe tullumbacet kane nje si puder ne paketim dhe ajo puder duke ndejtur per shume kohe kthehet ne lende kimike te demshme per shendetin !?

    Reply to this comment
  3. veterani June 2, 13:02

    Mendimi im sipas simtomave te shfaqura tek te demtuarit lenada e perdorur eshte Klorpikrine nje (LHL) e disponuar ne ushtrin tone para 1990 tes.Analiza perfundimtare eshte ajo e gjakut te te demtuarve.

    ish ushtarak

    Reply to this comment
  4. Z/K June 2, 17:07

    Nuk do arrini ne perfundim basi kjo lende asht e ardhur nga jashtoksoret qe iu ka ba pershtypje intilgjenca e Bashes si specie qe iu kundervue gjithe botes brenda nji cadre.

    Reply to this comment
  5. Novruz Taip Vishanji June 2, 17:29

    VETEREN ME TYRBE NE KOKE !

    Po ku e ke mesuar apo te pakten lexuar se intoksikimi me Klorpikrine, zbulohet me ane te analizave te gjakut ?

    E mban mend vetem si emer mbase dhe asgje me shume.

    Ja or torollak, edhe torollakeve “hetues” te ketij intoksikimi masiv, disa nga gjerat qe duhet te dish per Kloropikrinen.

    E para eshte nje substance kimike e lengeshme, pa ngjyre, jo eksplozive dhe me rrezikshemri te larte vaporizimi. Mund te shpertheje ne disa raste, ne rast zjarri kur temperatura i kalon te 420° C, apo gjate rrezatimit me ultraviolet.

    Perqendrimi maksmimal i tolerueshem ne ajer eshte 0,67 mg/m3 te ajrit, tejkalimi i kesaj sasie krijon efektet qe pame ne intoksikimin e 140 demonstruesve te PD-se.

    Sot perdoret vetem si lende fitotoksike ne bujqesi, per levrimin e tokave bujqesore nga gjithe parazitet e mundeshem. Ka nje evaporim te menjehershem, dhe maksimumi i “gjetjes” se perberesve te krijuar pas kntaktit me ajrin, (p.sh. gaz carbonik) eshte nga 6,9 ore deri ne 18 ore pas perdorimit, gje qe e ben te pamundur ne rastin konkret zbulimin e tij.

    Sepse, ai i sefundmi i dipllomuar me “honoris causa” e ka fshire dhe pastruar zonen e krimit.

    E vetmja menyre or bylykbash i veteranizuar eshte analiza e thelluar e raporteve te seicilit nga te demtuarit, te bera ne Pronto Sokorso, duke percaktuar me saktesi shkallen e pasojeve te gjitheseicilit, per te gjetur me pas, permes fotove dhe filmimeve qe nuk mungojne, epiqendren e leshimit te Kloropikrines.

    Me siguri krimineli qe e ka leshuar, sepse qe ta dish duhen vetem pak grame nga kjo substance super irrituese per te krijuar skenen e krimit edhe duke perdorur bombolat apo flakonet e perdorur me pare qe ne dukje jane te zbrazeta, eshte njeri nga te 140 te demtuarit !

    Mundet, me nje fare dyshimi te arsyetuar, qe nje flakon i tille te jete vendosur brenda njerit nga projektoret, duke çliruar Klorpikrinen per efekt te temperatures se larte qe arrin involukri i projektorit, por kjo ka shume pak shanse te jete realiuar, sepse ne kete rast do degjohej nje shperthim i bomboletes apo flakonit me kloropikrine.

    Nga filmimet dhe jo nga gjermanet, me siguri duhet te jete fiksuar edhe momenti i sakte i leshimit te kesaj lende helmuese irritante, me nje largim te menjehershem te tij nga vendi i krimit.

    Eshte kaq e thjeshte or veteranuc i haarruar…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*