Helmimi në mitingun e PD-së, reagon QSUT-ja: 76 qytetarë të paraqitur, 5 prej tyre mbahen në vëzhgim
Nga Arkiva
Pas helmimit të qytetarëve pjesëmarrës në protestën e opozitës ka reaguar dhe QSUT.
Në njoftimin e saj thuhet se janë paraqitur në spital 76 persona, 5 prej të cilëve mbahen akoma nën vëzhgimin e mjekëve.
Një nga personat që është lënduar ka qenë dhe kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ai është paraqitur me urgjencë drejt spitalit francez në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Njoftim për shtyp
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, njofton se në Urgjencën e Spitalit Francez nga orët e para të mëngjesit të ditës së dielë deri në orën 11.00, janë paraqitur 76 qytetarë të cilët paraqisnin ankesat në vijim: skuqje të fytyrës dhe syve, lotim, kruarje të syve dhe rrufë.
Të gjithë qytetarët referojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë marrë pjesë në aktivitetin e Partisë Demokratike.
Drejtoria e QSUT në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin mjekësor të Shërbimeve të QSUT, morën menjëherë masat për trajtimin e këtyre pacientëve.
Aktualisht, 5 pacientë po mbahen në observim në pavionin e Okulistikës nga një ekip multidisiplinar mjekësh specialistë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, pa komplikacione të rëndësishme.
Drejtoria e QSUT ka vënë në dispozicion të Institutit të Mjeksisë Ligjore të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të sqaruar shkaqet e këtyre simptomave.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento