Helmohen 18 persona, hëngrën në një restorant në zonën e Bllok-ut

June 3, 2016 15:21

Helmohen 18 persona, hëngrën në një restorant në zonën e Bllok-ut

18 persona janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut dhe një pjesë e tyre janë shtruar në spitalin infektiv në QSUT.

“Kishin marrë nga një sallatë çezar dhe siç dëgjova nga një picë pikante. Erdhi në shtëpi e këputur, i filloi diarreja, e këputur, me një temperaturë të lartë. Gjendja u përkeqësua edhe më shumë me kalimin e kohës. Me të vërtetë që ishin shumë rëndë. Sot kanë ardhur me 40 me temperaturë”, thotë një e afërme e dy pacientëve.

Mjekët thonë se disa prej pacientëve janë paraqitur me simptoma të rënda të helmimit dhe 10 prej tyre janë shtruar, ndërsa 8 të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar.

“Ne i quajmë toksikoinfeksion dhe gastrointerite, me shqetësime si temperaturë të vjella, diarre. Investigimi na çon në konsumin ndoshta edhe të një tip ushqimi të vetëm që shkon në me këto forma helmimesh”, shprehet Prof Dr.Arjan Harxhi , mjek infeksionit.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë. Inspektorati Shtetëror Sanitar ka bërë bllokimin e menjëhershëm të lokalit në zonën e ish-bllokut deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave.

Në lidhje me helmimin e këtyre pacientëve po hetohet edhe për një tjetër lokal në Ibë, pasi disa prej pacientëve kanë qenë rezidentë atje dhe më pas kanë konsumuar ushqim në lokalin në zonën e ish-Bllokut

June 3, 2016 15:21
Komento

1 Koment

  1. l June 3, 16:08

    Duke shprehur keqardhjen per kete rast, desha te bej edhe nje apel tani ne prag eventesh tegezuara te veres e vjeshtes.
    Ne lokalet e dasmava ku qarkullojne miliona dollare ne dite e uaj nerezit jane ne dore te disa MATRAPAZEVE te pa skrupull qe ushqimet qe mbeten i rizjejne pak (mishrat dhe tasqebapet apo shishqebap) dhe i rinnxjerrin sa dasma kalon per tere javen.
    A ka mjek qee kontollon ushqimin behet fajale per qindra vete ne nje nate qe konsumojne por se çfare nje zot e di.
    RUAJNA ZOT!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*