Shpërthen bombola e gazit, vdes nëna me 2 fëmijët, një tjetër rëndë

February 14, 2020 11:52

Shpërthen bombola e gazit, vdes nëna me 2 fëmijët, një tjetër rëndë

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Bulqizë.

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën në Bulqizë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, ndërkohë që fëmija tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren, ku ende ambulanca nuk ka mbërritur.

Burime policore thanë se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja me inicialet R.Tolaj, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali).

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

O.J/DITA

February 14, 2020 11:52
Komento

3 Komente

  1. mirel February 14, 15:00

    A Shqiperi e mallkuar. Me bomba ne shtepi jane shumica. Kriminelet e ketij vendi, politikanet, qe nuk u ngopen me miliarda, e kane lene vendin te rroje si ne lufte.
    Plera

    Reply to this comment
    • Lala February 15, 07:03

      Nuk shpërtheu i helmoi në gjum o gazetar ,po të kish shpërthyer do të ishin djegur nga pak dritrja do të kish shuar tek komshiu , por do të jetonin. Është ajo që thote” Pse,, . Ju tregtarët e pangopur ngjisni nje letër me këshilla ne bombla se vrat fukarenjt e shkret.

      Reply to this comment
  2. PSE ? February 14, 18:35

    Rast teper fatkeq e qe te acaron mervat !Thjesht nga injoranca ! Duhet nje minimum njohurish e kulkture per te perdorur korentin , lendet plasese , gazin e karburantet , mjetet nen presion . Marrin me qafe edhe femijet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim