Helmoi vjehrrën për vdekje dhe u rrëfye tek hoxha, dënohet me 32 vite burg Marjana Çmeta

November 12, 2019 14:40

Helmoi vjehrrën për vdekje dhe u rrëfye tek hoxha, dënohet me 32 vite burg Marjana Çmeta

Helmoi vjehrrën me ‘lëngun magjik’, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 32 vite burg Marjana Cmetën. Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.

Ngjarjen e rëndë, Marjana Cmeta e ka rrëfyer para hoxhës Hysen Shehu ku tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Nusja me vjehrrën ishin zënë fizikisht 5 muaj para se e reja ta helmonte. Vetë djali i të ndjerës që pas ngjarjes u divorcua me nusen, thoshte se ajo ja kishte kapur nënën për flokësh dhe e gjuante dhe se ka ndërhyrë ai për t’i ndarë.

Rrëfimin e ftohtë e regjistroi hoxha në xhaminë e Qytet Studentit dhe më pas ka vënë në dijeni djalin e të ndjerës, Oltjan Lamin i cili pasi e ka parë videon ka bërë denoncimin në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi vet hoxha nuk e kishte raportuar në autoritete këtë ngjarje.

E reja i ofroi vjehrrës një lëng portokalli në të cilin kishte hedhur helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.

Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

o.j/dita

November 12, 2019 14:40
Komento

5 Komente

  1. jeni te metro ju plehra , paskeni cmendur ! November 12, 15:14

    po saliu vrau 28-gra femij pleq ne Gerdec
    e lysum basha vrau 4-shqiptare me 21-Janare

    dhe jan ala te lire ??????????????????

    ju shkerdhefsha Prokurornine (ate idioten qe ngroh vezet e kolltukun e Prokurores jo)

    dhe gjithe putanat e gjykatave qe nuk jane gje tjeter ,
    veteme se pjes e bandes kriminale e Shqiperi .

    Denohet nji e re )qe e momete droge ose jonirmale nga truri ka helmuar e pavetedijeshme Vjerren

    djhe saleeh berisha e basha lihen jashte ,
    e jovetem kaq ,
    por kakarisin gjithe kohes medieve ,
    gjasme bojn politike hejj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Liroheni nusen e re ,ka qen e pavetedijeshme per ate qe ka ber ,ka qen lajthitje castit .

    plaka iku ,
    por mos te iki eedhe goca e re .

    shqiperia ka nevoje per shtimin e popullsise .

    o sherbetoret e grekut e serbit

    Reply to this comment
    • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli November 12, 17:50

      Ti komentuesi i pare , paske qene nje derr i eger pylli , me rrezikshmeri te theksuar , qe duhesh vecuar nga te tjeret , se mund te kafshosh njeri , ashtu si kjo nusja qe ka kafshuar vjehrren ! Tani qe erdhet ne Bathore , iu duket vetja qytetare , bile….kryeqytetas ! A e shifni Sali Berishen , i cili ka rreth 60 vjet ne Tirane dhe akoma eshte nje egersire pylli , jo vetem shume larg qyteterimit , por edhe antishqiptar numur nje ! Prandaj ky vend nuk ngre koke dhe eshte i denuar te mbaje mbi vete tere keto hordhi parahistorike , qe iu trembet edhe BE-ja per te na pranuar ne gjirin e saj !

      Reply to this comment
      • oh, vertet te dukem si Bathorist un ty-e ?! November 13, 09:59

        idiot ,
        kur s’kupton asgje
        pse ha mut kot ?

        un kafshoj por but embel ne pjeset e ndjeshme ne Femres
        #
        o hajvan inteligjent .

        Nuk arrij te kuptoj c’eshte kjo mani prej histerikesh te frustruar ,
        qe duhet patjeter te perplasemi me tjetrin qe kometon
        (kushedi se me cfar qellimi e provokon dicka e ato trut e mbushura me miza aty ,ose ironizon,sarkazen kupton dikish aty ? )

        boj me komentit tend mbi temen ,
        dhe mesoni te te mos ofedoi tjetrin nqs ai nuk te drejtohet ty persoalishte dhe nuk te ofnedo ty !

        Perse kaq histerik mer amon .
        Jeni ber te gjithe me nerva te tendosura fort si ai teli celikut te kavos ose si ato kuajt qe shikojne vetem ne nji drejtim dhe c’eshte me skadalozja nuk shifi aspak
        ne gabimin njerezor ,ose medjelehtesine e joseriozitetin
        qe ajo rini aty merr jeten ,
        sepse te tille jeni ju gjithe ajo shoqeri te paafte te funxionoi si gjithe Bota .
        Kjo monster e vogel ,Nuse, eshte produkt i asaj shoqerie ,i asaj politike qe juuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu te zgjuarit e atij vendi e votuar dhe lejuat te shkaterroje gjithcka ne kto 30 -vjet !

        Tani vazhdoni avazin tuaj pfff………..!

        Reply to this comment
  2. LORA November 12, 16:17

    Denim i merituar.
    Ja,keshtu duhet te funksionoje
    drejtesia e drejte.

    Reply to this comment
  3. mirel drejtesia November 12, 18:36

    Une mendoj :Kush vret,te vritet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim