HEMORRAGJIA E KOMBIT / Një tjetër grup refugjatësh shqiptarë mbërrin në Itali 

March 6, 2021 23:31

HEMORRAGJIA E KOMBIT / Një tjetër grup refugjatësh shqiptarë mbërrin në Itali 

BRINDIZI – Mediat italiane raportuan dje se një tjetër grup qytetarësh shqiptarë kanë mbërritur në qytetin bregdetar të Brindizit, vazhdimi i një fenomeni të trishtë që ka nisur prej 30 vitesh dhe nuk po gjen të ndalur.

Sipas raportimeve, grupi i emigrantëve, kryesisht meshkuj, ishin të veshur mirë dhe flisnin një italishte pak a shumë të rrjedhshme, çka dëshmon edhe një herë tjetër etjen ende të pashuar të popullit të vogël nga bregu tjetër i Adriatikut, për kulturën dhe mënyrën italiane të jetesës.

Mësohet se shqiptarët kërkuan me takt që të dëgjoheshin, dhe bënë thirrje që Italia t’i kushtonte me zemërgjerësi vëmendje një populli të vuajtur, që kanalet televizive italiane i ka patur dritaret e vetme të kontaktit me Perëndimin.

Madje një prej individëve më komunikues të grupit të refugjatëve, mori mikrofonin në dorë dhe foli me elokuencë për gjyshen e vet, që i bënte vazhdimisht presion për të mësuar italishten se “nuk i dihet bir i nënës, mbase të ndrit fati dhe ty dhe shkon matanë”.

Agjencitë italiane të lajmeve nënvizuan faktin që edhe 30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, shqiptarët nuk rreshtin së gjeturi mjete dhe mënyra për të shkuar në Perëndim.

Në një retrospektivë të shkurtër, gazeta Korrieri i Mramjes rikujtoi sesi në fazat embrionale të hemorragjisë shqiptare drejt Europës, qytetarët e këtij vendi të vuajtur arrinin të infiltroheshin si anëtarë delegacionesh nga më të ndryshmet, nga ato tregtare, diplomatike e deri ekipesh sportive, për të mbërritur në Perëndimin e ëndërruar dhe deklaruar menjëherë se kërkonin azil politik.

Me kalimin e viteve dhe pas epokës së tmerrshme të eksodit masiv, u vendosën disa rregulla dhe shtrëngime, që i detyruan sërish shqiptarët të shpiknin metoda inovative largimi nga vendi.

Ndër to permenden lejet e punës, leje-qëndrimet e pasaportat false, deklarimi si shtetas të Kosovës, si individë të persekutuar për shkaqe preferencash seksuale dhe së fundi, kërkësat për të studiuar në universitetet europiane.

Madje ka patur të paktën një rast kur një djalosh shqiptar kishte përdorur një kombinacion të fuqishëm të të gjitha arsyeve të mësipërme: Ai deklaroi se pasi ishte shtirur si kosovar, kishte nxjerrë leje-qëndrimi italiane false, i detyruar ngaqë mjedisi shoqëror e tallte se ai pëlqente meshkujt prandaj kishte vendosur të fillonte studimet universitare në Itali.

“Vetëm me gjetjet inteligjente të viteve të fundit, statistikat thonë se nga Shqipëria kanë kaluar drejt vendeve europiane edhe rreth 300 mijë shqiptarë të tjerë,” thotë gazeta e njohur.

***

Por detajet që shoqërojnë mbërritjen e grupit të fundit të klandestinëve shqiptarë, ka gjasa të tejkalojë edhe imagjinatën më të çmendur hollivudiane, pohojnë mediat e përtejdetit.

Kjo sepse refugjatët që shkuan në Brindizi, deklaruan se ishin pjesë e një delegacioni qeveritar nga Tirana. “Mesa duket, besonin se njohja e mirë e italishtes do t’i ndihmonte për t’u kamufluar,” komenton Korrieri i Mramjes, duke shtuar:

“Do ishte më mirë të shtireshin si ekip sportiv, pasi njëri prej shqiptarëve, ai më komunikuesi, mund të ngatërrohej për ndonjë basketbollist veteran”.    

 

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike. Lajmi i mësipërm është megjithatë, pjesërisht i vërtetë. Një grup shqiptarësh mbërriti realisht në Brindizi…

March 6, 2021 23:31
Komento

10 Komente

  1. Nje qytetar neutral March 7, 01:31

    Po te jene keta te fotografise ate me komunikuesin une e njof, eshte Edvin Rama qe deri para 25 Prillit 2021 ishte kryeminister. Mbasi humbi zgjedhjet vendosi te kerkoje azil politik ne Itali se i kishin thene qe parate qe kishte vene gjate qeverisjes mund t’i prishte me kollaj neper lokalet e nates te homoseksualeve dhe bincat e kokaines.

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati March 7, 04:08

    Hahahahaha E forte kjo

    Po ca ti besh akoam pas 30 vjetesh shqiptaret ikin,
    por tani nuk kane me pikesynim Italine,
    por Angline e Francen

    Tani refugjatet tane e vrasin larg lol

    Reply to this comment
  3. fteri March 7, 06:49

    Dosja K e Sali Berishës dhe autoporlanti Ilir Metës i qëndrojnë besnik deri në vdekje shkatrrimiot shqiprisë përhapin lajme të tilla !……

    Reply to this comment
  4. Bob March 7, 14:11

    Ishallah ja bejne letrat dhe e mbajne andej se gjynah, te filloje ndonje pune me ne fund

    Reply to this comment
  5. mali March 7, 15:47

    Nje pyetje per te gjithe komentuesit.Ka emigrante eskimeze diku ne bote?

    Reply to this comment
  6. zhaku i pamposhtur March 7, 15:54

    Jo ‘Raimond’ nuk besoj se e kemi atë privilegj.. Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë pa kërkuar luksin por kërkojnë mbijetesën..Statistikat tregojnë krejt të kundërtën..pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptar gjendet në Greqi pastaj Itali dhe me radhë.. shqiptarët largohen nga sytë këmbët prej Shqipërisë sepse aty nuk mbijeton dot..Shqipëria nuk i përket më shqiptarëve por është pronë e Edi Ramës dhe Sali Berishës..këta të dy janë përgjegjësit kryesorë që shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë 30 vjet mbas rënies së nomenklaturës komuniste

    Reply to this comment
  7. plaku dhe deti March 7, 22:57

    Hahahaaaa, refugjate qe jane maskuar si kryeministra. Me duket se u tha puljezeve qe ne shqipot e ngasim makinen pa patente si napoletanet. Lene mo, cun shakaxhi.

    Reply to this comment
  8. mali March 8, 20:52

    Kam bere nje pyetje por nuk pergjigjet njeri.Ka mundesi te kerkojne kohe per tu pergatitur.Jam ne pritje.

    Reply to this comment
  9. mali March 19, 21:07

    drita kerkojme lajme te reja.Nuk me pergjigjet njeri per nje pyetje qe kam bere.Ke kometuesa me nivel te dobet qe nuk dine te perdorin kompiuter per te gjetur pergjigjen e nje pyetje te thjeshte.Nejse,vazhdo politiken-jepi c’fare i hahet dhe eshte i kenaqur.Nuk me mbetet hatri,por me vjen cudi per censuren 00098..qe eshte me i azhornuar ne keto gjera ,si dhe fteri etj…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim