HENDEK BREZASH / Pasi fiton në kukamçefti për të 100-ën herë, 4-vjeçari bindet që gjyshi nuk mbush

August 4, 2019 19:30

HENDEK BREZASH / Pasi fiton në kukamçefti për të 100-ën herë, 4-vjeçari bindet që gjyshi nuk mbush

RËRA E VËRVITUR – Me një pamje që e shprehte qartë zhgënjimin dhe ndjesinë e turpit pse fati i pamëshirshëm e solli që ai të ishte nipi i një dështaku të tillë, 4 vjeçari lezhjan Xhuzepe Maku shprehu bindjen se gjyshi i tij Tuç Maku, përfundimisht nuk mbushte mirë.

4 vjeçari Xhuzepe, i lindur në Itali, të cilin gjyshi këmbëngul ta thërrasë Bep, vendosi ta argëtojë të moshuarin, teksa familja e zgjeruar ndodhej për disa ditë pushime në pikën e njohur turistike të Rërës së Vërvitur, pranë Shëngjinit. Fakti është, thonë burimet, që Tuç Maku, 74 vjeç, i njoftoi me shumë krenari bashkëmoshatarët e dominosë poshtë pallatit, se për disa ditë do shkonte te Rana e Hedhun, ndaj të mos e kërkonin.

“Kam me u knaq me nipin pr’Italie,” u tha Tuçi ish-kulak, shokëve të dominosë, konkretisht ish-bajraktarit Gjon Marka Pjetra dhe ish-oficerit të Sigurimit Xhavit Brisku, tani të gjithë pensionistë.

Por loja e preferuar e Xhuzepes me gjyshin, ajo kukamçefti, që në herët e para i doli qejfit 4 vjeçarit.

“Nuk e kuptoj, non capisco,” deklaroi për mediat vogëlushi, “si mund të fshihesh me dhjetra herë në 20 metra katrorë dhomë, dhe goxha burrë me mustaqe të mos të gjejë asnjëherë?”

Duke shfryrë, Bepi sqaroi se qëllimisht nja dy herë ishte fshehur prapa perdes transparente prej tyli, duke lënë këmbët jashtë, por gjyshi prapë nuk e gjente dot.

“Aaa jo jo, për mua ky nuk mbush. Nuk ja ka idenë fare. Por kur më fshihej prapa derës, 90 kile burrë? Kush fshihet pas derës në kohët e sotme? Nuk e di, por ju shqiptarët keni ngel prapa botës,” deklaroi i nervozuar 4 vjeçari.

Në fund, Xhuzepe Maku u bëri thirrje prindërve t’ja heqin nga kujdestaria gjyshin, se ai ka ardhur për të pushuar, jo për të çarë dërrasa me njerëz inkopetentë.

“Nuk e di pse ma ngecën mua xhanëm…”, shtoi i acaruar Bepi.

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga janë rubrikë satirike inkurajuese ndaj marrëdhënieve mes brezave

August 4, 2019 19:30
Komento

10 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku August 5, 18:06

    Na tregoni nai perralle edhe per legjenden VerHoxh Badalla si e mesoi nipin Ermut Badalla te bonte droge ne Xibrake dhe mos ta kapshin. Gojet e Liga e dine mire.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 6, 12:40

      o qënje të paskan ofendu tuç makun??
      mos u xef kot se dhe enveri në moshën e tuçmakut,lavdëronte partinë që e kishte bërë halenë me dritë që ndizej sa herë që ai hapte derën dhe pshurrte!!
      dhe ai nuk mbushte në atë kohë!!nexhmija i thoshte gjithnjë “o enver po pshurr në frigorifer e jo në hale”!!
      kjo është o qënje kjo është jeta!!
      nuk e di se çfar budallallëku do bëjmë ne në atë moshë!!
      të gjithë thartohen në një farë moshe!!unë e ti përveç të qeshurave nuk shkaktojmë gjë tjetër!!
      enveri e gjithë të tjerët,përfshik këta enverët e sotëm,sali e edvin,prishin punë!!këta janë të rrjedhur por punën e karremit e bëjnë!!budallenj ka aq shumë sa i kujtojnë për të mënçur!!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku August 6, 14:08

        Ceno, me sa shof edhe ty te dhem içik kur permendet Veri. Nuk po e zgjas shume me ket por po te them se nuk eshte sic thua ti:

        “budallenj ka aq shumë sa i kujtojnë për të mënçur!!”

        Me duket se eshte e kunderta, ka aq pak te mencur (si puna jote dhe ime) sa qe as njeri nuk ua ve ne pulle dhe i marrin per te rrjedhur. Shenet Ceno.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 7, 12:34

          qënje
          asqë më plas për enverin fare!por fare fare,si thotë ai burri i madh,kur ka në krah kopështorë!!
          ajo që më bën përshtypje është përmëndja e tij,e kujtdo qoftë,dhe e mithatit a xhaf devës,në vënde që nuk ka të bëjë me të!!
          nastrosumën nuk e duroj dot sepse,ta lëmë ndyrësinë e dashurisë me gërk dhe këdo që është kundër shqipërisë e shqiptarëve,përmënd enverin dhe komunizmin dhe kur flitet për zbulimin e një planeti të ri në hapsirë!!
          sa për fjalinë e fundit,ke të drejtë!!
          më duket se ai debili që shkuran vargje,ai tipi me mjekër që bën pjesë dhe në redaksinë e ditës,ai tradhëtari nga labova,ja ka qëlluar me nja dy vargje!!
          “në fshatin e të marrëve,
          i mënçuri është i marri”
          por kjo nuk do të thotë se dhe i mënçuri duhet të marrohet,as nuk duhet të heshtë e të mos ju thotë “se janë të marrë”!
          shnet qënje,dhe të uroj një gusht të këndshëm!
          nëse je me pushime!!

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku August 7, 15:44

            Ceno, Enveri, Mithati, Mehmeti, Zogu etj. etj. jane te gjithe ne historine e Shqiperise, me zullumet e shumta qe kane bere edhe me ndonje karamele qe e kane perdorur per te mbuluar zullumet. Une i fus te gjithe ne nje thes. Thesi eshte i perbashket dhe duhet mbajtur mbyllur qe te mos i vije era e zullumit. Nqs te gjithe do ta mendonin keshtu nuk do ta kethenin koken mbrapa, por do te mundoheshin te benin ndonje gje te mire ne menyre te natyrshme. Them ne menyre te natyrshme ne kuptimin qe t’i benin gjerat ne sinkron me ate qe kerkon nje evolucion natyror i shoqerise dhe jo me sforco e demagogji, sepse sic e ka treguar historia jo vetem e jona, gjerat qe imponohen me force nuk e kane jeten te gjate. Per mua, te dyja palet i referohen “herojve legjendare” vetem per t’i dhene legjitimitet vehtes dhe grupimeve te tyre perkatese, sepse nuk jane te zotet te jene te natyrshem dhe origjinale. Ja me thuaj ti c’nevoje kane enveristet ti referohen akoma komunizmit, apo qofte edhe luftes? Cfare te mire sjell kjo konkretisht ne ditet e sotme. Apo anasjelltas perse nje grupim tjeter, po aq idiot, perpiqet te rehabilitoje nje grupim politik qe tashme i perket historise dhe nuk sjell asgje te fresket ne politiken e dites dhe ne menyren se si duhen bere punet sot. Eshte e vertete qe e kaluara sherben per te kuptuar te sotmen, por ama vetem per ta kuptuar, jo per ta influencuar, perndryshe ne rrojme vazhdimisht ne te kaluaren, me nje fjale shohim vazhdimisht filma dhe e hame dreken ne muzeum. Sigurisht nqs e kemi fituar ndonje cope buke.

          • anticensurë25642654 August 9, 09:36

            qënje ke plotësisht të drejtë!!
            por,ajo që thua ti është ndryshe nga realiteti,që ti gjithashtu e cek shumë mirë!!
            çdo gjë që bëhet bëhet vetëm e vetëm për ti dhënë legjitimitet vetëm të sotmes!ose të ardhmes!!
            normalisht e shkuara duhet të jetë mësim për të sotmen,pra për ti paraprirë të sotmes dhe jo për ta kuptuar!!nëse nxirren mësime nga e pardjeshmja,e djeshmia ka parapregatitur pjesën më të madhe të veprimeve të të sotmes!!pjesën tjetër e përshtat sipas momentit real!!
            si e thua dhe ti të gjithë qeveritarë,në përgjithësi,përfytyro sunduesit,diktatorët,nuk janë të pranueshëm nga të gjithë!!është mëse normale,mësimi nga gabimet dhe nga zgjuarsi e tyre është elementi bazë i politikanëve pasardhës!!
            ne në shqipëri kemi fatin e keq,sepse ashtu jemi gatuar si popull,që politikanët të mësojnë gabimet dhe të shajnë zgjarsinë e paraardhësve të tyre!!
            ti thua se përse socialistët(ti i quan enveristë)i referohen gjithnjë komunizmit?!
            fare e thjeshtë qënje!!
            një pjesë nuk e kanë kuptuar akoma se ku dhe si kanë jetuar!!
            pjesa tjetër vepron vetëm e vetëm si reaksion i një aksioni të pësuar!!
            kjo pjesë e dytë është shumë më e ndërgjegjëshme se e para!!përse e them një gjë të tillë?
            sepse kjo masë kur nuk ka një aksion,një sulm kundër saj,ajo është e qetë,ajo shikon politikën momentale dhe përpiqet të veprojë sot e të mendojë për nesër!por kur ti sulmohesh,kur kundër teje ka një rreaksion ti je i detyruar të veprosh!veprimi ndodh me dy mënyra!!
            të mos veprosh o ti kundërvihesh!!
            po flas personalisht!!ti e di fare mirë se unë jam kritik për çdo gjë që mendoj se nuk është ashtu si duhet(bazuar në njohuritë e mia,asgjë më tepër),këshut që kam qënë kritik dhe me komunizmin,pavarsisht se kam qënë pjes e tij dhe i goditur prej tij!!duke u përpjekur që të mos “eci përpara me kokën prapsht”,shumë gjëra i lë mënjanë,shpesh nuk merrem me të shkuarën,shpesh flas për të sotmen dhe përpiqem ti paraprij të ardhmes,POR ka momente kur është e pamundur që të mbyllësh gojën!!sepse jo enveristët,ata që ti thua “Apo anasjelltas perse nje grupim tjeter, po aq idiot, perpiqet te rehabilitoje nje grupim politik qe tashme i perket historise….”,nuk bëjnë të njëjtën gjë si “unë”!!ata sulmojnë e sulmojnë,tërhiqen e më pas risulmojnë!!atëherë çduhet të bëj unë,qënje??
            kemi 30 vjet që po dëgjojmë të njëjtat fjalë,që po përjetojmë të njëjtat sulme,qënje!!
            mos vallë nuk duhet të bëjmë atë që bën gjithë bota(e civilizuar)që ti lëmë gjërat atje ku janë!!tua lëmë në dorë specialistëve të profesioneve të ndryshme dhe jo të bëjmë çorbë duke mos ushtruar profesionin tonë dhe duke u përpjekur të ushtrojmë atë të tjerit??
            ti,unë dhe gjithë populli dement shqiptarë nuk do të kishim pranuar të shkonim në një klinikë dhëmbësh ku dentisti do të ishte teknik ndërtimi,ose e kundërta,nuk do të kishim pranuar që të drejtonte punimet në një pallat një dentist!që në momentin e parë do të kishin thirrur psikiatrinë!!por ne pranojmë që një copë doktorri,një copë “artisti”,të dy të dëshutar,të vednosnin për çdo gjë!!që të dy të përziheshin dhe me veglat nën mbathejt tona!!
            qënje si e kam thënë dhe si është stërthënë në kohët më të lashta të historisë”përça e sundo” është varianti më i thjeshtë pas “shpresës për të shkuar në parajsë”!!
            nëse ne si popull do të ishim në të njëjtin nivel intelektual si në atë arsimor deri ’90,ne sot nuk do të diskutonim më ball e komunistë,por do të kërkonim që politikanët e zgjedhur nga ne të mbanin premtimet!!sepse si unë “ballisti” dhe ti “komunisti”,nuk do të merreshim me bolet e bythët e mithatit ose të enverit,por do të shikonim të mbronim tonat!!
            qënje mentaliteti i dobët i shqiptarit shfrytëzohet nga politikanët tanë të paaftë!
            nuk janë në të vërtetë të paaftë,janë shumë të zgjuar,për të përfituar për vete,janë të paaftë të dalin mbi vetveten!!janë të paaftë të bëjnë atë që nuk duhet të bëjë politikani,përfitimin personal!!
            politikanët tanë janë shëmbëlltyra jonë!!
            ne jemi një shoqëri shumë e prapambetur kulturalisht,një shoqëri egoiste ku individi e sheh veten mbi shoqërinë!ku individi përfiton nga shoqëria,ku shoqëria e quan zotësi të individit kur ai e shfrytëzon atë!!
            sidomos kur e vjedh,kur e grabit hapur!!
            jemi akoma një shoqëri që u thur lavdi kusarëve dhe kusarllëkut të tyre!!
            qënje,është një thënje që thotë se “njeriu vdes dy herë!herën e parë kur i vjen vdekja dhe të dytën kur i përmëndet emri për herë të fundit”!!kush përmënd emrin e dikujt përherë,nuk bën gjë tjetër veçse e mban gjallë!!filloje ti,unë me kohë e kam filluar,të mos përmëndësh e mrin e dikujt dhe do të shohësh se ai do të “vdesë”,edhe nëse jeton akoma!!pra do të harrohet!
            shnet qënje!!
            unë po ja fus ca ditë pushime,i kam zgjedhur pa inernet!!pra pa marrë dhe dhënë informacion!!
            shpresoj që të më bëjë mirë!
            ashtu si shpresoj që të mos budallallepsem si net haleja!!dhe ai shkonte shpesh me pushime!dhe përfundimi!?filloj të shkruante njëlloj si nxënësi i tij alban kalbësira!
            dhe një herë shëndet dhe një javë të këndëshme qënje!!

  2. Plaku Xhuxhumaku August 9, 23:14

    Ceno, bofsh qejf dhe e kalofsh kendshem. Megjithate ruj menjen, se si ka thone i vjetri Perenia te merr menjen masnej te merr gjone. Shenet Ceno.

    Reply to this comment
  3. ... August 16, 02:44

    kete sajtin e gazetes ju katunaret modern e keni qe shkruani vetem ju tre,mbylleni o pallosha se ju lexojne te tjeret dhe tallin rrocken me ju,keni zene gjith forumin sikur jeni vetem ju ne shqiperi qe dini te shkruani dhe te lexoni pallosha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*